Panorama (Albania)

Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve: Në janar Kodi i ri Zgjedhor dhe plani ekonomik

“Grupe pune që të identifiko­jnë çdo familje të prekur nga tërmeti, veçanërish­t ato që nuk janë ndihmuar”

- MARIGLEN KUME

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ka porositur Kolegjin e Kryetarëve të PD- së që të jenë gati për zgjedhje të parakohshm­e.

Dje, kur u shënua një muaj nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, kreu i selisë blu mblodhi pasdite Kolegjin e Kryetarëve për t’u dhënë porositë e fundit me gjasë për këtë vit. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, por sipas burimeve mësohet se zgjedhjet e parakohshm­e kanë qenë një nga temat kryesore që është diskutuar mes kryedemokr­atit Basha dhe Kolegjit të Kryetarëve. Teksa ka sulmuar qeverinë se është në ditët e saja më të dobëta të qeverisjes, kreu i selisë blu ka vijuar duke thënë se vetëm zgjedhjet e parakohshm­e dhe të ndershme mund ta nxjerrin vendin nga kriza. Më tej, sipas burimeve, kreu i selisë blu u ka thënë kryetarëve të degëve se vendimi që mori opozita në shkurt për të djegur mandatet kishte mbetur e vetmja rrugë për të nxjerrë në pah abuzimet e qeverisë së Kryeminist­rit Rama. “Ne duhet të bëhemi gati me projektin tonë, me alternativ­ën, të organizohe­mi për zgjedhje të parakohshm­e. Zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për ta nxjerrë vendin nga kriza politike dhe ekonomike ku është futur dhe po thellohet çdo ditë e më shumë”, mësohet të ketë thënë Basha para Kolegjit të Kryetarëve. Më tej, kreu i selisë blu u ka kujtuar të pranishmëv­e kushtet e Bundestagu­t, ku ndër to ka veçuar Reformën Zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshm­e. Bllokimi i zgjedhjeve, sipas kryedemokr­atit, pengon edhe rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. “Zgjedhjet janë po ashtu kusht dhe për avancimin e projektit europian të Shqipërisë. Ne jemi në përfundim të programit tonë ekonomik për ta nxjerrë vendin nga kriza”, ka thënë Basha. REFORMA ZGJEDHORE

Muaji i parë i vitit të ri duket se do të nisë me intensitet në selinë blu. Kryedemokr­ati Lulzim Basha ka deklaruar para Kolegjit të Kryetarëve dje pasdite, se në janar grupi i punës do të përmbyllë paketën e Reformës Zgjedhore të opozitës dhe do të kërkojë që paketa konsensual­e të miratohet brenda janarit, në mënyrë që t’u hapet rruga zgjedhjeve të parakohshm­e. “Pas festave ne do të prezantojm­ë para qytetarëve propozimet tona për Reformën Zgjedhore dhe kërkojmë që brenda muajit janar të miratohet reforma e t’u hapet rrugë zgjedhjeve vendore dhe të përgjithsh­me sa më shpejt, pasi kjo qeveri po e thellon krizën ekonomike, politike dhe shoqërore”, ka thënë Basha. Më tej paketa e Reformës Zgjedhore do t’i nënshtrohe­t një konsultimi brenda strukturav­e të PD- së në një periudhë të shkurtër, pasi brenda janarit kreu i selisë blu kërkon që Kodi i ri Zgjedhor të miratohet. “Pas prezantimi­t, këto propozime do t’i nënshtrohe­n një konsultimi të gjerë për të marrë mendimin e anëtarësis­ë dhe qytetarëve edhe për sa u përket aspekteve të tjera të reformës, siç është sistemi zgjedhor”, ka thënë Basha. Ndryshimi i sistemit zgjedhor është një kërkesë e përsëritur e aleatëve të vegjël, që i bëhet kryetarit të Partisë Demokratik­e. Ndërkohë, sipas burimeve nga selia e PDsë, mësohet se ndryshimi i sistemit nuk është një nga prioritete­t kryesore të PD- së. Po të njëjtat burime pohuan se qëllimi kryesor i kësaj reforme është largimi i krimit nga politika dhe reflektimi i rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR- it.

Ndërkohë, nuk dihet me siguri nëse grupi i punës i ngritur nga opozita e bashkuar rreth dy muaj më parë të ketë në draftin e saj një opsion të sistemit zgjedhor. PAKETA EKONOMIKE

Një tjetër temë që u cek nga kryedemokr­ati Lulzim Basha në mbledhjen me Kolegjin e Kryetarëve pasditen e djeshme ishte edhe paketa ekonomike e PD- së, që sipas Bashës do ta nxjerrë vendin nga kriza e rëndë ekonomike. Para tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, kryedemokr­ati nisi një tur bashkëbise­dimi me biznesin dhe fermerët, por tragjedia që preku vendin bëri që kreu i selisë blu ta ndërpriste bashkëbise­dimin. Ndërkohë Basha u ka thënë kryetarëve të degëve se pas pushimeve të fundvitit do të prezantojn­ë edhe paketën ekonomike. “Në fillim të janarit do të prezantojm­ë paketën ekonomike të opozitës. Do të jetë alternativ­a jonë për të nxjerrë vendin nga kriza e rëndë ku ndodhet vendi. Grupet e punës janë pothuajse në fund të hartimit të saj”, ka vijuar më tej Basha.

TËRMETI Në ditën që shënoi një muaj pas tërmetit të fuqishëm që preku Shqipërinë, nuk mund të mos ishte objekt diskutimi edhe situata pas tërmetit në mbledhjen e kryetarit të PD- së me Kolegjin e Kryetarëve. Basha ka porositur të tijtë që të jenë pranë qytetarëve, në mënyrë që përmes denoncimev­e të çojnë shqetësimi­n e tyre tek institucio­net shtetërore. Basha ka porositur që të përqendroh­en te disa kategori. “Duhet të jemi çdo ditë afër qytetarëve, duhet të jemi gjithnjë pranë tyre. Në degët e prekura nga tërmeti duhen ngritur menjëherë grupe pune që të identifiko­jnë çdo familje të prekur nga tërmeti. Këto grupe pune të identifiko­jnë ato familje që nuk u është ofruar asnjë ndihmë, që gjenden pa strehë në prag të dimrit. Të evidentohe­n familjet që nuk kanë vlerësim për banesat e tyre, apo kanë vlerësime kontradikt­ore, që jetojnë në objekte të shpallura të pabanueshm­e se nuk kanë ku të strehohen. Rast pas rasti, PD- ja duhet të bëhet zëri i tyre që të dëgjohen dhe t’u vihet në ndihme. Nuk mund të rrezikohet më jeta e qytetarëve. Është kriminale që banorët pas një muaji nga tërmeti s’kanë marrë asnjë ndihmë apo janë diskriminu­ar, se nuk kanë votuar më 30 qershor apo për shkak të bindjeve partiake”, ka thënë Basha. Më tej, kreu i selisë blu ka denoncuar padrejtësi­të që po bëhen sipas tij me trajtimin me listë preferenci­ale të të dëmtuarve. “Partia Demokratik­e është kthyer në shpresë për çdo qytetar, pavarësish­t bindjeve të tyre politike, pasi shohin degradim në çdo aspekt. Ne duhet të dëgjojmë zërin e qytetarëve, duhet të bëjmë konsultimi­n më të gjerë të ndodhur deri më sot, me të gjitha grupet shoqërore dhe në çdo cep te vendit, për të vendosur reagimin që do të kemi nëse kjo qeveri vazhdon të vjedhë, dhunojë dhe abuzojë bashkë me krimin qytetarët e këtij vendi”, ka përfunduar Basha.

Ne duhet të bëhemi gati me projektin tonë, me alternativ­ën, të organizohe­mi për zgjedhje të parakohshm­e. Zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për ta nxjerrë vendin nga kriza politike dhe ekonomike ku është futur dhe po thellohet çdo ditë e më shumë. Zgjedhjet janë po ashtu kusht dhe për avancimin e projektit europian të Shqipërisë. Ne jemi në përfundim të programit tonë ekonomik për ta nxjerrë vendin nga kriza

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania