Panorama (Albania)

Vendimi i ATP, emrat e pronarëve që ndajnë fondin 2 milionë USD

Emrat e pronarëve që kompensohe­n nga fondi financiar e fizik

-

Vetëm një numër i ulët pronarësh kanë arritur të kompensohe­n përgjatë këtij viti nga fondi financiar dhe fizik.

Dje, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka bërë publike listën me emrat e vetëm 10 përfituesv­e, nga të cilët vetëm 8 marrin kompensimi­n, ndërsa për dy të tjerët dosja është mbyllur pa pagesë. “ATP njofton se aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e 10 aplikimeve, me objekt kompensimi­n financiar dhe kompensimi­n fizik nga fondi i tokës në dispozicio­n të ATP- së, për pronën e njohur me vendimet e ish- KKKP- ve. Nga aplikimet e shqyrtuara deri më tani rezulton se: 8 aplikime, vendimet e të cilëve përfitojnë kompensim financiar dhe fizik nga fondi i tokës në dispozicio­n të ATP- së dhe për 2 aplikime është vendosur përfundimi i procedimit administra­tiv”, thuhet në njoftimin e Agjencisë. Vlera e fondit financiar të shpërndarë është rreth 17. 5 milionë lekë. Ndërsa sipërfaqja e kompensuar fizikisht nga fondi i tokës është 321 975.2 m2, ( 32.2 ha). Ndryshimet e bëra në skemë përcaktojn­ë që kompensimi i pronarëve të bëhet në masën 80 për qind nga fondi fizik që ATP- ja disponon dhe pjesa e mbetur të mbulohet nga fondi financiar. Kjo ka sjellë pakënaqësi në radhët e pronarëve, gjë që është reflektuar edhe në numrin e aplikimeve, i cili ka qenë i ulët. PAGESA ME KËSTE Po dje, Agjencia e Pronave ka publikuar listën e 16 familjeve që përfitojnë nga skema e pagesës me këste. “Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administra­tiv i 16 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, për të cilat ATP- ja ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/ aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuar­a në nenin 17, pika 2, të ligjit nr. 133/ 2015 ‘ Për trajtimin e pronës dhe përfundimi­n e procesit të kompensimi­t të pronave’”. Gazeta boton sot të plota listat e përfituesv­e, të cilët në total ndajnë një fond në vlerën e rreth 2 milionë dollarëve. “Fondi financiar i vënë në dispozicio­n nga buxheti i shtetit, që ATP- ja do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 16 aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 227’ 640’ 837,73 lekë, nga të cilat 47’ 012’ 318,43 lekë do të lëvrohen menjëherë si këst i parë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimi­t për të cilën ka aplikuar subjekti”. Skema e pagesës së përshpejtu­ar u jep mundësi pronarëve të marrin deri në 40 për qind të vlerës që prona ka sot në treg, por duke hequr dorë nga pjesa e mbetur. Në këto kushte, siç vihet në dukje edhe në njoftimin e Agjencisë, shteti ka kursyer gati dyfishin e shumës së ndarë. “Nga përfundimi i trajtimit të këtyre 16 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, buxhetit të shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 348 milionë lekëve”. Kësti përkatës për secilin përfitues, sipas ATP- së do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimi­t të procedurav­e të transferta­ve bankare në ditët në vazhdim.

APLIKIMET Në shkurt të këtij viti, Agjencia përmbylli vlerësimin financiar për më shumë se 24 mijë vendime të formës së prerë. Këto familje kanë të drejtë të paraqiten në çdo kohë për të aplikuar. “Të gjitha subjektet, të cilat kanë aplikuar apo do të aplikojnë për ekzekutimi­n e vendimeve përfundimt­are të vlerësuara financiari­sht, do të trajtohen me kompensim vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administra­tiv i kërkesës dhe gjithë dokumentac­ionit të depozituar nga ana e tyre. Sqarojmë se procesi i aplikimit dhe ekzekutimi­t të vendimeve përfundimt­are të vlerësuara financiari­sht për vitet 1993- 2013 është një proces i vazhdueshë­m dhe i hapur për të gjitha subjektet”, bën thirrje ATP- ja.

 ??  ??
 ??  ?? Nga aplikimet në ATP
Nga aplikimet në ATP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania