Panorama (Albania)

“Është i egër”, biseda e Enverit me Hazbiun në ‘ 82 për djalin e Gogo Nushit: Ta bëjmë drejtor Sigurimi

TAKIMET SEKRETE PAS VDEKJES SE MEHMET SHEHUT. SI JUSTIFIKOH­ET KADRI HAZBIU PARA DIKTATORIT: PSE E PROPOZOVA FEÇOR SHEHU PER MINISTER

- AFRIM IMAJ

“Mehmet Shehu na ka djegur tërë agjenturën që kishim me jashtë”. Shqetësimi i Enverit për këtë aspekt të regjimit zë një vend të rëndësishë­m në takimin kokë më kokë që ka bërë pasditen e 15 prillit 1982 me Kadri Hazbiun, ish- ministrin historik të Ministrisë së Brendshme.

Në bindjen e kreut të Partisë dhe të shtetit komunist shqiptar, ky shërbim tashmë jo vetëm që kishte humbur besueshmër­inë, por kishte gjasa të ishte vënë në shërbim të agjenturav­e të huaja. Alarmi i shefit është sa i ligjshëm për Hazbiun, aq dhe me rrezikshmë­ri të madhe. Bisedimet në këtë kontekst dakordësoh­en për ndryshimet urgjente të krejt strukturav­e të fshehta, duke filluar së pari me krerët e Shërbimit, për t’u finalizuar me korrierët diplomatik­ë dhe shoferët. Më së pari, për Hoxhën duhet zgjidhur çështja e drejtorit të përgjithsh­ëm, që parakupton­te zëvendësim­in sa më parë të ekzistuesi­t. E ndërsa e shfaq këtë nevojë imediate, aty për aty bën prezent mendimin e tij për drejtorin e ri, që me sa duket e ka pleqëruar më herët. Këtë radhë, Shërbimi Sekret nuk mund t’i besohet një specialist­i të zakonshëm, por djalit të një bllokmeni, për të cilin besueshmër­ia as që mund të vihej në diskutim. Përtej garancisë biografike, Enver Hoxha ka vrarë mendjen dhe ka gjetur dhe dy cilësi të tjera që i përmbush djali i Gogo Nushit për t’u vënë në krye të Zbulimit Sekret Shqiptar. Për të është rrethanë komplement­are, që i nominuari për detyrën e lartë “është i egër me rininë, çfarë garanton seriozitet” dhe “njeri sekret”. Në vijim, biseda Hoxha- Hazbiu ka kaluar në sitë gjithë lidershipi­n e Sigurimit dhe zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, që paramendoh­eshin të komproment­uar nga “grupi puçist” i Mehmet e Feçor Shehut. Aq sa i gatshëm për të mbështetur shefin e tij në këtë operacion spastrimi, Kadri Hazbiu shfaqet i kujdesshëm, madje dhe i frikësuar, sepse detashment­i i sigurimsav­e që shënjohesh­in për t’u sakrifikua­r për shumë vite kishin qenë nën komandën e tij, çfarë parandient­e se një ditë vala e goditjes do ta përfshinte edhe atë, sikundër ndodhi vetëm pak muaj më vonë. Po si rrodhën më tej bisedimet e kreut të shtetit me ish- shefin historik të Shërbimit të Fshehtë…

DOKUMENTI TAKIM I SHOKUT ENVER HOXHA ME SHOKUN KADRI HAZBIU NË ZYRË, MË 15 PRILL 1982

Ja, unë, për shembull, i propozova Hekuranit që të marrë në zbulim Drini Nushin, djalin e Gogos. Ma tha edhe mua ai këtë porosi tuajën dhe unë jam dakord me të. Se ai është bile ca i egër me rininë, kurse unë s’e njihja të tillë. Drini me të tjerët nuk mban marrëdhëni­e si një i ri i qeshur, por kur thashë që është ‘ i egër’, doja të thosha serioz

ENVER HOXHA: Ja, unë, për shembull, i propozova Hekuranit që të marrë në zbulim Drini Nushin, djalin e Gogos. KADRI HAZBIU: Ma tha edhe mua ai këtë porosi tuajën dhe unë jam dakord me të. ENVER HOXHA: Se ai është bile ca i egër me rininë, kurse unë s’e njihja të tillë. Drini me të tjerët nuk mban marrëdhëni­e si një i ri i qeshur, por kur thashë që është “i egër”, doja të thosha serioz. KADRI HAZBIU: Nuk është komunikues me rininë ai. ENVER HOXHA: Për sekret, Drini duhet të jetë njeri sekret, besoj unë. KADRI HAZBIU: Po ai ka edhe një vëlla në Zbulim.

ENVER HOXHA: A, e ka një në Zbulim? Cilin, të madhin? KADRI HAZBIU: Po, po, e ka në Zbulim vëllanë e madh ai. ENVER HOXHA: Këtu e kam fjalën që të gjejmë njerëz që të jenë të përshtatsh­ëm për këtë punë. KADRI HAZBIU: Kështu do të bëjmë, shoku Enver. ENVER HOXHA: E shikon se sa probleme na dalin tani?

KADRI HAZBIU: Me shokun Hekuran vendosëm të punojmë nesër për problemin e kuadrit. I thashë që të shikojmë më parë të gjitha kuadrot kryesorë, duke filluar nga kryetarë dege, drejtorë e zëvendësdr­ejtorë në ministri. I thashë shokut Hekuran që të shikojmë edhe çështjen e rezidentëv­e. Për këta kuadro më duhet të punoj me shokun Hekuran unë. Do të bisedojmë për këtë problem edhe me Raqin, se ky i njeh njerëzit, po kështu do të bisedojmë me Rexhepin, pastaj për kuadrot e Zbulimit e gjithë të tjerët me radhë, edhe me Mehmet Çakon. ENVER HOXHA: Për Xhep Kollin nuk di ç’mendim ke ti, po unë s’e kam zemrën të ngrohtë. KADRI HAZBIU: Po, ashtu është shoku Enver, edhe unë mendoj se asgjë nuk mund të flasësh me bindje për të. ENVER HOXHA: Së pari, ky ka qenë në miqësi me

Dyl Këllezin dhe me Ismail Çaushin. KADRI HAZBIU: Me Ismailin e di që ka pasur shoqëri. ENVER HOXHA: Jo vetëm me Ismail Çaushin, po edhe me Dyl Këllezin. KADRI HAZBIU: Me Dylin nuk e di, me Ismailin po, e di.

ENVER HOXHA: Mundet që nuk dalin fijet e lidhjes së Dylit me Xhepin, po, në fakt, ata të dy kishin miqësi me njëri- tjetrin.

KADRI HAZBIU: Nuk e di, ju ma kini thënë edhe një herë tjetër që Xhepi vente te Beqir Balluku. ENVER HOXHA: Po, e kam thënë. KADRI HAZBIU: Unë po ju them sinqerisht tani, shoku Enver, se mendimi im, po të mos kisha parasysh atë rezervë të vogël që kam krijuar që nga koha që më folët ju, do ta propozoja Rexhep Ko11in si ministër të Punëve të Brendshme përpara Feçorit. E flas këtë me sinqeritet, po duke menduar se ai pësoi edhe një ishemi kardiake kur ishte në Shkodër, duke pasur parasysh edhe atë që më thatë ju, pse të avancoj për këtë njeri e ta propozoj për ministër, mendova, se kush e di si na del ndonjë gjë e keqe nesër dhe atëherë do të më vriste ndërgjegjj­a. Prandaj i shkova versionit të Feçorit unë, se më parë kam qenë i mendimit për Rexhepin si ministër. Ky nuk është inteligjen­t sa Feçori në kuptimin profesiona­l, po taban besnikërie për mua ka, se është i çiltër dhe mendimet i shpreh hapët.

ENVER HOXHA: E po, e shikon që unë e ti po diskutojmë që tani për këta njerëz? KADRI HAZBIU: Po. ENVER HOXHA: Ti bëre një vërejtje, që duhet ta

kemi parasysh se si duhet të veprojnë me këta që po arrestojmë. Duke u ngritur, kur bisedova një çik me Hekuranin, e pyeta si i priti Xhep Kolli këto masa që po marrim. Me entuziazëm të tepruar, më tha ai, me entuziazëm të tepruar.

KADRI HAZBIU: Nxitohet një çik në këto gjëra Rexhepi dhe kjo nuk është cilësi e mirë nga ana e tij. ENVER HOXHA: Po unë e pyeta me qëllim, ama. KADRI HAZBIU: Si këta është edhe Raqi, shoku Enver. Si duket, këta njerëz e kishin mbushur kupën atje dhe pastrimi i këtyre njerëzve të dyshimtë në këtë dikaster është një gjë e mirë për Partinë. Këta elementë kuadrot atje i kanë urryer.

ENVER HOXHA: Dakord, xhanëm, nuk diskutoj këtë unë, po diskutoj çështjen që ky i dinte të gjitha këto gjëra që na dalin qysh përpara, se në një ditë nuk formohet ideja për një njeri, po të paktën, kur diskutojmë për këto masa dhe i thua që ne po veprojmë kështu, ai përnjëherë të përgjigjet që jam dakord. Mos është ky njëfarë qëndrimi konformist­i nga ana e tij?

KADRI HAZBIU: Po konformizë­m është, se edhe Mehmet Shehu ka pasur njëfarë konsiderat­e për Rexhep Kollin. ENVER HOXHA: Si? KADRI HAZBIU: Mehmet Shehu, thashë, ka pasur konsiderat­ë për Rexhepin, po këtë nuk e ka manifestua­r, i është ruajtur formës, prandaj këtyre lidhjeve, si për atë, ashtu edhe për Feçorin, hajde gjeju këmbët. Për Feçor Shehun, Mehmeti më linte përshtypje­n sikur s’ishte kuadër i pjekur. Bile, kemi qenë edhe një herë, nuk e di se në ç’rast, po më duket ditën kur u bë parada dhe unë isha te shoku Hysni pasdarke. Shoku Hysni më foli për çështje dekorimesh dhe shprehu mendimin që Feçorit mund t’i jepet një dekoratë. Aty ishte edhe Mehmeti dhe nuk e di kush tjetër. Mehmeti këtë mendim e kundërshto­i, “Pse t’i japim dekoratë Feçor Shehut, - ndërhyri ai? - Çfarë ka bërë?”. Këtë pikëpamje ai e shprehu në sy, përpara shokut Hysni dhe përpara meje.

ENVER HOXHA: Në familje të Feçor Shehut është folur se dhëndrin e tij e kishin përjashtua­r nga Partia në Institutin e Projektime­ve, për arsye se në mënyrë shoqërore i vunë në dukje që ai rrinte vazhdimish­t me Feçorin dhe i kërkuan t’u tregonte gjëkafshë çfarë dinte, ndonjë gjë që kish dëgjuar apo kish parë. Ai foli ca gjëra me gojë, si, fjala vjen, që ne dinim se ai do të bëhej anëtar i Byrosë Politike, se i kishte thënë Mehmet Çakës, kur ky i qe ankuar se ishte ngushtë me sh

tëpi, se do t’ia rregullont­e. KADRI HAZBIU: Ah, për shtëpinë, për këto më tha edhe mua shoku Hekuran. ENVER HOXHA: Jo, se ti e di mirë që armiku paraqitet si thika ne dy presa. KADRI HAZBIU: Po, po, të paraqitet sikur është edhe kundër.

ENVER HOXHA: Po, po, tani që ne i zbuluam armiqtë, ai i thotë këtij që t’i tani përpiqu të forcosh pozitat e tua. Këto janë taktika që ne nuk mund t’i përdorin.

KADRI HAZBIU: Me sa e njoh unë karakterin e Rexhepit, nuk ma merr mendja të ketë ndodhur ashtu, shoku Enver, një kjo. E dyta, këta kanë pasur fërkime vazhdimish­t me njëri- tjetrin: për çështje të ndryshme.

ENVER HOXHA: Tani që na ngjau kjo, koka jonë duhet të punojë si një ordinator. E di si janë ordinatorë­t? Është një aparaturë që regjistron çdo gjë që dëgjon.

KADRI HAZBIU: Po, po, dhe kur del një gjë e re, u duhet kthyer edhe të parave dhe të lidhen.

 ??  ?? ENVER HOXHA DHE KADRI HAZBIU
ENVER HOXHA DHE KADRI HAZBIU
 ??  ?? ENVER HOXHA DHE GOGO NUSHI NE PARADEN E 1 MAJIT
ENVER HOXHA DHE GOGO NUSHI NE PARADEN E 1 MAJIT
 ??  ?? Faksimile e dokumentit
Faksimile e dokumentit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania