Panorama (Albania)

Festivali, flet kreu i RTSH dhe anëtari islandez i jurisë: Vendimi nuk diskutohet

Thoma Gëllçi: Debatet janë të natyrshme, së shpejti analiza

-

“Debatet janë të natyrshme, ndërsa vendimi i jurisë është i pavarur dhe i padiskutue­shëm”.

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Radio Televizion­it Shqiptar, Thoma Gëllçi, është shprehur i vendosur lidhur me rezultatin final të 5 anëtarëve të jurisë që gjykuan Festivalin e Këngës, duke nxjerrë në krye të listët këngën “Shaj”. Prononcimi i tij për “Panoramën” hedh poshtë aludimet për një marrëveshj­e të mundshme mes dy finalistev­e Elvana Gjatës dhe Arilena Arës, apo propozimit për ngritjen e një jurie të re. Për sa u përket diskutimev­e të mëtejshme profesiona­le lidhur me këtë çështje, Gëllçi shton se: “Siç është në traditën e RTSH- së, së shpejti do të zhvillohet analiza e festivalit që do të jetë e hapur për shtypin dhe publikun”. Edhe pse Festivali i Këngës çdo vit është pasuar me diskutime, në këtë edicion të 58të kjo skenë “e rrahur” nga erërat e showbiz- it zien më shumë se kurrë prej debatit. Ndonëse në natën finale, fituesja Arliena Ara u përqafua nga duartrokit­jet e zjarrta të publikut, që miratuan në shumicë fitoren e saj, duke e kthyer 3 herë në skenë, postfestiv­ali nuk qe kaq i qetë. Mbështetës­it e ELvana Gjatës, e cila u rendit e dyta në këtë garë me këngën “Me tana”, nuk e kapërdinë kaq lehtë që “e preferuara” e tyre të mos ishte përfaqësue­sja shqiptare në Eurovizion. Një situatë e tillë pasoi me fyerje për jurinë, që pas publikimit të votave patën në fokus poeten Rita Petro dhe etnomuziko­logen Mikalea Minga, pasi votuan respektivi­sht me 8 dhe 2 pikë Gjatën. Një debat i tillë bëri që Petro të përgjigjej duke kërkuar një reagim publik të institucio­nit ( RTSH- së), që të konfirmohe­j edhe nga ana e tyre se për çdo gjë është proceduar në bazë të rregullave. Madje, duke theksuar se është ndjerë e fyer nga aludimet e bëra, ajo propozoi që vendimi të rishikohet. “Deri për Eurovizion ka kohë. Le të hetohet dhe nëse shikohet e nevojshme të ngrënë një juri tjetër e t’ia japin fitoren kujt mendojnë ata”, tha Petro. Nga ana tjetër, një ide e tillë dukej se nxitej edhe më shumë nga reagimi i moderatore­s, njëherazi edhe një prej organizato­reve, Alketa Vejsiut, e cila nëpër rrjetet sociale shprehet kundër vendimit, duke e konsiderua­r të turpshëm 2pikëshin e Mikaela Mingës. “2 pikët janë të turpshme, s’e di ç’ka lëvizur pas kësaj historie… S’janë 10 pikë apo 14, por 2. Në vend të ELvanës mund të ishte Kamela, Era Rusi, Albëria, madje edhe vetë Arilena ndoshta. Kauza ime, meritokrac­ia, ranë në këtë festival, si të rri indiferent­e”, u shpreh ajo.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania