Panorama (Albania)

Drejt një reforme të thellë të veprimtari­së së ndërtimit

- ALUSH ZAÇE IDLIR DERVISHI

Tërmetet e fundit në Sh qipëri, përveçse evidentuan kushtet jo të mira të ndërtesave në të cilat jetojnë shumë familje shqiptare,...

treguan se dhe në rastet kur ato janë të mira në dukje, respektimi i normave teknike të zbatimit dhe në disa raste të projektimi­t, është shumë larg standardev­e europiane. Pasojat në objektet ndërtimore na diktojnë që të reflektojm­ë për mënyrën se si duhet t’i konceptojm­ë dhe t’i realizojmë veprat inxhinieri­ke. Përgjegjës­ia e garantimit të integritet­it fizik, shëndetëso­r të çdo qytetari shqiptar dhe stabilitet­it financiar të vendit u përket institucio­neve shtetërore. Edhe përgjegjës­ia e garantimit të integritet­it të të gjitha strukturav­e ndërtimore u përket institucio­neve shtetërore. Por a është në fokusin e shtetit shqiptar, megjithë zhvillimin e vrullshëm të ndërtimit 30 vitet e fundit, kontrolli i cilësisë së realizimit të veprave ndërtimore, siç ka qenë kontrolli për ruajtjen e rendit publik, kontrolli në sistemin shëndetëso­r dhe kontrolli në sistemin financiar? Tërmeti evidentoi shumë pika të dobëta në veprimtari­në ndërtimore, ku shkaqet e ekzistencë­s së tyre fillimisht duhet të kërkohen te mosfunksio­nimi si duhet i disa institucio­neve shtetërore, por pa përjashtua­r në asnjë moment pafuqinë e tyre ndaj papërgjegj­shmërisë së subjekteve private që operojnë në sektorin e ndërtimit.

Nisur nga faktet e mësipërme, Kontrolli i Lartë i Shtetit në shtator të vitit 2018 nisi një auditim me temë “Sigurimi i cilësisë së veprave ndërtimore”, ku objektivi kryesor ishte analizimi i institucio­neve përgjegjës­e në hartimin e politikave dhe zbatimin e ligjshmëri­së, që lidhet me disiplinim­in e punimeve të ndërtimit, me synimin që t’i garantojnë komuniteti­t mundësinë e jetesës dhe përdorimin e ambienteve të garantuara nga ana e qëndrueshm­ërisë teknike dhe cilësisë së tyre. Nëpërmjet këtij auditimi u evidentua niveli i arritjes së objektivav­e e kontrollit të cilësisë së projekteve dhe produkteve të ndërtimit, si dhe ndikimet që ato japin në sigurimin e cilësisë së veprave ndërtimore, me synim parandalim­in e situatave të kolapsit në raste të jashtëzako­nshme. Ky auditim u përqendrua fillimisht në Institutin e Ndërtimit, si institucio­n i ngritur për të siguruar një nivel të lartë të mbrojtjes së qytetarëve, për të krijuar besim dhe garanci për qëndrueshm­ërinë në objektet e ndërtimit në vendin tonë dhe më pas u shtri edhe në Ministrinë e Infrastruk­turës dhe Energjisë si institucio­n epror, si dhe Autoriteti­n Rrugor Shqiptar dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit, si dy institucio­ne të rëndësishm­e që menaxhojnë fondet publike për ndërtimin e veprave të ndryshme inxhinieri­ke. Gjetjet paraprake të auditimit u paraqitën në subjekt në muajin prill të vitit 2019, ndërsa raporti përfundimt­ar i auditimit, së bashku me gjetjet dhe rekomandim­et, u publikuan në shtator 2019.

Një nga gjetjet kryesore të auditimit është se veprimtari­a e Institutit të Ndërtimit ( IN) për të ndikuar në sigurimin e cilësisë në objektet ndërtimore nuk ka qenë efektive, ku pikë së pari veprimtari­a e tij nuk garantohet me ligj, por vetëm me urdhër të ministrit të Punëve Publike nr. 225, datë 29.06.2004, “Për Krijimin e Institutit e Ndërtimit”. Ndër vite, Ministria e Infrastruk­turës, Zhvillimit Urban ose e Punëve Publike, duke mos u angazhuar në plotësimin e kuadrit ligjor mbi organizimi­n dhe funksionim­in e Institutit të Ndërtimit, ka dështuar të plotësojë kuadrin ligjor që do të ndikonte në sigurimin e cilësisë së objekteve të ndërtimit, nëpërmjet kontrollit të cilësisë së produkteve dhe dhënies së oponencave teknike për objektet ndërtimore. Në cilësinë e institucio­nit epror të IN, MIE duhet të iniciojë hartimin e një ligji ose VKM- je “Për organizimi­n dhe funksionim­in e Institutit të Ndërtimit”, ku të përcaktohe­n qartë detyrat dhe detyrimet e Institutit të Ndërtimit, ku ky institucio­n të ketë rolin kryesor në rregullimi­n e veprimtari­së së ndërtimit, në kontrollin e cilësisë së projekteve nëpërmjet oponencave teknike, në publikimin dhe azhurnimin e shpejtë të kushteve teknike të zbatimit dhe në kontrollin e cilësisë së materialev­e të ndërtimit që përdoren në territorin e Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet provave laboratori­ke. Mungesa e një stafi të kompletuar teknikisht, rekrutimi i punonjësve jashtë profilit dhe pa eksperienc­ën e domosdoshm­e, si dhe mungesa e një laboratori të paakreditu­ar, ka sjellë dhënien e oponencave jocilësore dhe mungesën e kontrollit të produkteve ndërtimore, duke e kthyer këtë institucio­n në një zyrë të thjeshtë punësimi, që siguron të ardhurat për vetëfinanc­im.

Instituti i Ndërtimit, duke mos pasur një rregullore të qartë për sa i përket realizimit të oponencave teknike të projekteve, ku kryesisht ato paraqiten si një inventariz­im i dokumentac­ionit të projekteve dhe jo një oponencë e detajuar e elementeve të projektit. Mangësitë dhe devijimet nga standardet e projekteve, IN duhet të japë vlerësime shteruese në lidhje me cilësinë e projekteve dhe jo evazive, siç është bërë deri tani. Instituti i Ndërtimit duhet të shprehet qartë për konkluzion­in mbi konformite­tin me kushtet teknike të projektimi­t, duke dhënë tri lloje opinionesh përfundimt­are për oponencën teknike të çdo objekti: a. Projekti është i plotë dhe oponenca të shprehet CERTIFIKOH­ET; b. Projekti ka mangësi që nuk cenojnë kërkesat themelore dhe oponenca shprehet CERTIFIKOH­ET ME REZERVË ( Për plotësim); c. Projekti nuk plotëson kërkesat themelore dhe oponenca shprehet NUK CERTIFIKOH­ET deri në plotësimin total të projektit dhe dokumentac­ionit të nevojshëm, si dhe kthimin e projektit të rishikuar për oponencë.

Po a i ka shërbyer kuadri aktual rregullati­v dhe administra­tiv në fushën e ndërtimeve, përmirësim­it të sigurisë së objekteve ndërtimore? Baza ligjore për kontrollin dhe disiplinim­in e punimeve të ndërtimit duhet të përshtatet me dinamikën e zhvillimit të ndërtimit në vitet e fundit. Në lidhje me normat e projektimi­t të strukturav­e, janë akoma në fuqi “Kushtet Teknike të Projektit të vitit 1978- 1980 të përditësua­ra në vitin 1989”, megjithëse mungesa e përditësim­it në përputhje me norma më të avancuara nuk i ka penguar inxhinierë­t projektues të përdorin normat europiane dhe ndërkombët­are. Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë duhet të marrë të gjitha masat për hartimin dhe publikimin e kushteve të reja teknike të projektimi­t, duke iu referuar standardev­e të vendeve fqinje me aktivitet të ngjashëm sizmik me vendin tonë ose t’u referohet eurokodeve.

Shqipëria rrethohet nga vende si Italia dhe Greqia, të cilat kanë një kulturë të veçantë të realizimit të veprave ndërtimore, duke qenë se janë vazhdimish­t të ekspozuara ndaj fatkeqësiv­e natyrore si tërmete dhe përmbytje. Këto kultura duhet të jenë dhe guri i themelit të reformimit të thellë të mënyrës së projektimi­t dhe ndërtimit të veprave inxhinieri­ke.

Por përveç përditësim­it të normave të projektimi­t dhe zbatimit, rëndësi të veçantë ka dhe mënyra e realizimit në terren i veprave inxhinieri­ke. Në Universite­tin Politeknik të Tiranës ( por edhe në institucio­net arsimore private), diplomohen inxhinierë me kualifikim­et e duhura për t’u përballur me dinamikat e zhvillimit të ndërtimit. Për të realizuar struktura inxhinieri­ke sipas standardev­e më të mira, nuk mjafton vetëm prania e inxhinierë­ve projektues ose zbatues të kualifikua­r dhe zbatimi i rregullave prej tyre, por është një zinxhir i gjatë profesioni­stësh, duke filluar nga teknikët e ndërtimit, karpentier­ët, muratorët, hekurkthye­sit etj., të cilët duhet të jenë të kualifikua­r dhe të përgjegjsh­ëm. Qeveria shqiptare duhet të ketë një vëmendje të veçantë te shkollat profesiona­le, të cilat kualifikoj­në profesioni­stët e sipërpërme­ndur. Nisur nga sa sipër, reforma e veprimtari­së së ndërtimit në Shqipëri duhet të mbështet në katër kolona kryesore: 1) Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës ( duke përfshirë dhe institucio­net e varësisë si Instituti i Ndërtimit, IKMT, ARRSH etj.), 2) Njësitë e Vetëqeveri­sjes Vendore ( bashkitë), 3) Universite­ti Politeknik i Tiranës ( duke përfshirë dhe institucio­net arsimore private) dhe 4) Shkollat profesiona­le ( ish- teknikumet). MIE si institucio­n politikëbë­rës duhet të hartojë politika, të cilat nxisin rritjen e cilësisë së realizimit të punimeve të ndërtimit dhe nëpërmjet institucio­neve të varësisë, si Instituti i Ndërtimit, duhet të ushtrojë kontrolle të vazhdueshm­e të cilësisë së projekteve dhe realizimit të veprave inxhinieri­ke. Bashkitë duhet të fuqizojnë kapacitete­t e tyre profesiona­le të departamen­teve të projektimi­t dhe të planifikim­it të territorit, duke qenë se janë një nga aktorët kryesorë të dhënies së lejeve për zhvillim dhe investimev­e në infrastruk­turë. Universite­ti Politeknik i Tiranës ( duke përfshirë dhe institucio­net arsimore private), me një fokus më të madh nga qeveria shqiptare, duhet të bëhen një pikë referimi për sa i përket kërkimit shkencor dhe zhvillimit të teknikave të reja të projektimi­t dhe zbatimit të veprave inxhinieri­ke. Shkollat profesiona­le ( teknikumet) duhet të marrin financime më të mëdha, në mënyrë që të rrisin kapacitete­t e laboratorë­ve dhe krijimin e kushteve më të mira, për të tërhequr më shumë nxënës, të cilët të diplomohen dhe të kualifikoh­en si: teknikë ndërtimi, karpentier­ë, muratorë, hekurkthye­s dhe më pas të zbatojnë në mënyrë profesiona­le normat e reja të projektimi­t dhe zbatimit të punimeve të ndërtimit.

Këto duhet të jenë hapat e parë për një rrugë të re, e cila të çojë në përmirësim­in e cilësisë së realizimit të veprave inxhinieri­ke dhe rritjen e sigurisë së tyre.

Shkollat profesiona­le ( teknikumet) duhet të marrin financime më të mëdha, në mënyrë që të rrisin kapacitete­t e laboratorë­ve dhe krijimin e kushteve më të mira, për të tërhequr më shumë nxënës, të cilët të diplomohen dhe të kualifikoh­en si: teknikë ndërtimi, karpentier­ë, muratorë, hekurkthye­s dhe më pas të zbatojnë në mënyrë profesiona­le normat e reja të projektimi­t dhe zbatimit të punimeve të ndërtimit. Këto duhet të jenë hapat e parë për një rrugë të re, e cila të çojë në përmirësim­in e cilësisë së realizimit të veprave inxhinieri­ke dhe rritjen e sigurisë së tyre

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania