Panorama (Albania)

Dosja si hetues para ‘ 90, KLP mbron kreun e ri të SPAK: Akuzat për Krajën nuk janë ligjore

"KLP është nën drejtimin e militantit të PS- së, Gent Ibrahimi"

- MARIGLEN KUME Gazment Bardhi

Partia Demokratik­e akuzon Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë se po tenton të gënjejë qytetarët me argumentim­in që ka bërë për dy prokurorët e SPAK ditën e djeshme.

Selia blu reagoi pas një deklarate të KLP- së, e cila sqaronte se kreu i SPAK, Arben Kraja, është hetuar nga vetingu nëse ka qenë bashkëpunë­tor i komunizmit dhe ka rezultuar negativ. Opozita e konsideron këtë si një tentativë për t'iu shmangur shqetësime­ve reale, të cilat, sipas selisë blu, janë që nëse Kraja ka qenë pjesë e sistemit të drejtësisë në kohën e komunizmit dhe cila ka qenë arsyeja e takimit të një prej anëtarëve të SPAK me deputetin Ulsi Manja, pak ditë para zgjedhjes së kreut të SPAK. "Reagime të tilla të dënueshme janë të pritshme nga një organ si KLP, që është nën drejtimin e militantit të PS- së, Gent Ibrahimi, dhe me shumicën e anëtarëve të kontrollua­r nga pushteti dhe të zgjedhur në mënyrë të paligjshme. Prokurorët e SPAK kanë kaluar të njëjtin proces të vetingut, siç kanë kaluar me dhjetëra prokurorë e gjyqtarë të tjerë. Në thelb, kjo është një përpjekje e KLP- së për të mashtruar qytetarët me teknikalit­ete të panjohura për ta, në një kohë kur sondazhet tregojnë rënie të besimit të opinionit publik te vetingu", thekson PD. Teksa thekson se nuk gjen përgjigjen për shqetësimi­n real për dy pyetjet e mësipërme, PD i kujton KLP- së detyrimet që ka për t'u përgjigjur objektivis­ht. "KLP kishte detyrimin të informonte opinionin publik, nëse Arben Kraja, drejtues i SPAK, ka qenë apo jo hetues i regjimit gjakatar komunist përpara viteve 1990 në gjyqe politike. KLP duhet të mbante qëndrim, nëse për të është e pranueshme që në vitin 2020 drejtësia e re të bëhet me hetues të regjimit komunist. Kjo është njësoj sikur drejtësinë në Gjermani ta jepte një prokuror që i shërbeu Hitlerit deri në momentet e fundit para dorëzimit të Berlinit", thekson PD në deklaratën e saj. Të njëjtën gjë kërkon edhe për një prej prokurorëv­e të SPAK, që u takua pak ditë para zgjedhjes së kreut të Prokuroris­ë Speciale me një prej deputetëve të PS- së. "KLP ka detyrimin të informojë opinionin publik, nëse Altin Dumani, prokuror i SPAK, është apo jo personi në foto, i raportuar nga media që një ditë përpara se KLP e partisë të votonte drejtuesin e SPAK, kërkonte mbështetje­n e përfaqësue­sit të Partisë Socialiste, Ulsi Manja", vijon më tej në deklaratën e saj PD. AKUZA PËR RAMËN PD ka akuzuar Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë se po i shërben Partisë Socialiste, duke ngritur organet e reja të drejtësisë siç i interesojn­ë Kryeminist­rit Rama. Ndërsa këtë të fundit e akuzoi se po pengon ngritjen e drejtësisë së pavarur. "Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë duhet t'i shpjegojë opinionit publik se përse alternativ­a e tij e vetme është të ofrojë vetëm drejtësinë që i duhet PS- së. Shqipëria ka kapacitete për të ofruar një drejtësi normale, pa lidhje me politikën, pa lidhje me komunizmin, pa lidhje me Qeverinë. Problemi është se këtë drejtësi nuk e do Edi Rama. Edi Rama nuk ka ndërmend të lejojë ndërtimin e një drejtësie më të mirë për shqiptarët, por një drejtësi që i shërben atij, ministrave të tij të korruptuar dhe krimit të organizuar, me të cilin bashkëqeve­ris", vijoi PD. Ndërkohë, ai përsëriti thirrjen ndaj dy prokurorëv­e të SPAK që të japin shpjegime për akuzat që rëndojnë mbi ta ose të konsideroj­në edhe dorëheqjen.

 ??  ??
 ??  ?? Gent Ibrahimi dhe Arben Kraja
Gent Ibrahimi dhe Arben Kraja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania