Panorama (Albania)

Loja me qeverinë në Kosovë, Kurti refuzon dy herë Thaçin

“Kam marrë sot dy ftesa, por s’e kam axhendën sot për sot”

-

Një ditë pas konstituim­it të deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi i ka dërguar ftesë për takim kreut të partisë që u rendit e para në zgjedhjet e 6 tetorit, Albin Kurtit, për të diskutuar mbi qeverinë e re dhe mandatin e Kryeminist­rit.

Kurti dhe Thaçi nuk kanë pasur kurrë marrëdhëni­e të mira, por është detyrë kushtetues­e e Presidenti­t ta thërrasë atë në zyrë si fitues i zgjedhjeve, për t’i dhënë mandatin e formimit të qeverisë. Të enjten, pak minuta pas mbylljes së seancës së parë të legjislatu­rës së shtatë të Kosovës, Thaçi ka shkruar një shkrim pajtues, duke iu bërë thirrje të gjitha palëve politike që të lënë mënjanë mëritë dhe të mendojnë për të ardhmen e vendit. Të premten ai ka dërguar dy ftesa për Kutin, por të dyja janë refuzuar, përkundër pritshmëri­së së Presidenti­t. Refuzimi është komentuar nga analistët si një taktikë politike, që do t’i shërbejë Kurtit për të fituar kohë. Sipas rregullave, sapo mandatohet nga Presidenti, i mandatuari ka vetëm 15 ditë kohë për të paraqitur qeverinë e tij dhe për të marrë votëbesimi­n e ligjvënësv­e. Por në mënyrën se si kanë shkuar negociatat mes Kurtit dhe partnerit të vetëm qeverisës që mund të ketë ai pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Isa Mustafës së LDK- së, gjasat për një marrëveshj­e kaq të shpejtë janë shumë të pakta. Dhe nëse Kurti nuk paraqet një qeveri brenda 15 ditësh, atëherë Presidenti ia kalon mandatin kreut të partisë së dytë, d. m. th. Isa Mustafës, i cili ka treguar edhe më parë që është i aftë të bëjë koalicione edhe me ata, që i ka konsiderua­r kundërshta­rë të fortë politikë. Kjo do të thotë se mundësia që Mustafa të anashkaloj­ë Kurtin dhe të kërkojë koalicione të tjera nëse nuk merret vesh me të, nuk mund të përjashtoh­et. Kështu, Kurtit i leverdis të fitojë kohë.

Ai i ka dërguar një përgjigje negative Presidenti­t për takimin, duke argumentua­r se ndodhej jashtë Kosovës. Ftesën e parë Thaçi ia kishte dërguar për në orën 13: 30, nga e cila mori përgjigje negative pas arsyetimit të Kurtit se gjendet jashtë Prishtinës. Presidenti ka shkruar në “Twitter” se pas konstituim­it të Kuvendit, për shkak të nevojës urgjente për të formuar sa më shpejt Qeverinë, e ka thirrur për ta mandatuar liderin e LVV- së, Albin Kurti. Thaçi ka shkruar se Kurti nuk ka shkuar në takim. Pavarësish­t kësaj, Presidenti i vendit ka thënë se do t’i dërgojë një ftesë të re dhe ka bërë thirrje që sa më shpejt të formohen institucio­net e Kosovës. “Unë përsëri u bëj thirrje të gjithëve të tregojnë udhëheqje dhe të mos vonojnë formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Populli dhe aleatët tanë presin më shumë”, ka shkruar Presidenti Thaçi.

Pak orë më pas, Presidenti dërgoi një ftesë të dytë, për në orën 20: 00, e cila gjithashtu është refuzuar nga Kurti. Ky i fundit ka folur për mediat, duke treguar pse i ka refuzuar dy ftesat e Presidenti­t të Republikës së Kosovës. “Kam marrë sot dy ftesa, por axhenda e krerëve të shtetit është shumë e ngjeshur. Prandaj nuk mund të takohemi ashtu, përveç kur ka ndonjë fatkeqësi ose ndonjë urgjencë tjetër”, tha Kurti. Ai ka thënë se sigurisht që do të takohet me Thaçin, por që paraprakis­ht do të shqyrtojë nenet që janë përmendur. “Kam qenë në Shkup dhe unë nuk e kam axhendën sot për sot”, tha ai duke përdorur një nga motot e dëgjuara prej tij, se nuk duhet vonuar, por as nxituar. Kurti nuk ka munguar në takimin e fundvitit me gazetarët në Prishtinë, të organizuar nga partia e tij.

 ??  ??
 ??  ?? Albin Kurti në mbrëmjen me gazetarët
Albin Kurti në mbrëmjen me gazetarët
 ??  ?? Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania