Panorama (Albania)

Kuvendi kërkon që çështja ‘ ÇEZ’ të kalojë në SPAK

Balla: Prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim hetimor

-

Ndërkohë që Gjykata e Tiranës pritet të shqyrtojë kërkesën e Prokuroris­ë për pushimin e hetimeve për çështjen "ÇEZ", kreu i Grupit Parlamenta­r të PS, Taulant Balla, dorëzoi një kërkesë paraprake, duke kërkuar dërgimin e çështjes në Strukturën e Posaçme Antikorrup­sion( SPAK), pasi veprat penale të dyshuara dhe përfshirja e disa zyrtarëve në të, e bënë të jetë në kompetencë­n e Prokuroris­ë së Posaçme. Kërkesa do të shqyrtohet dhe jepet një vendim në datën 26 janar. Ndërkohë, jashtë ambienteve të Gjykatës së Tiranës foli Taulant Balla. Ky i fundit u shpreh se Prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim hetimor dhe se çështja duhet t'i kalojë SPAK- ut për arsye kompetence. "Kemi të bëjmë me disa vepra penale, një pjesë e të cilave nuk mund të jenë më objekt i hetimit dhe gjykimit nga Prokuroria dhe Gjykata e Tiranës, por në SPAK dhe GJKKO dhe për pasojë, unë si ish- kryetar i atij komisioni, jam sot në Gjykatë me përfaqësue­sit e Kuvendit. Të gjendur në këto kushte, ku nuk janë bërë hetime dhe nuk është marrë në pyetje dëshmitari kyç, Nuel Kalaj, i cili ka tërhequr në ditën për diell 6 milionë euro. Ai nuk është marrë fare në pyetje. Kjo nuk mund të jetë më një çështje që gjykohet nga Gjykata e Tiranës. Kërkesa jonë i është paraqitur gjyqtarit. Prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim hetimor. Nuk mund të mjaftohet me një letërporos­i në Kosovë dhe të mbyllet çështja se ky person nuk gjendet. Ai është person me dalje publike në Kosovë. Në këto kushte, kjo çështje nuk mund të mbyllet. Bëhet fjalë për të vetmen çështje kur Kuvendi ka dalë me një vendim dhe ashtu si e parashikon ligji, i është dorëzuar Prokurorit të Përgjithsh­ëm dhe sot me ndryshimet e reja duhet t'i takojë GJKKO- së. Reforma në Drejtësi ka garantuar që në Shqipëri të kemi një

Gjykatë dhe Prokurori funksional­e", tha Balla. Në kallëzimin e bërë, Komisioni Hetimor i Kuvendit ka arritur në përfundimi­n se një sërë zyrtarësh të lartë të shtetit shqiptar gjatë viteve 2005- 2013, duke qenë persona që ushtronin funksionet më të larta publike, me veprime aktive dhe mosveprime kanë synuar dhe realizuar ardhjen e pasojave të kundërligj­shme gjatë procedurav­e të privatizim­it të Operatorit të Sistemit të Shpërndarj­es, duke i shkaktuar shtetit një dëm të konsiderue­shëm.

 ??  ?? ANETARET E SPAK GJATE BETIMIT NE PRESIDENCE
ANETARET E SPAK GJATE BETIMIT NE PRESIDENCE
 ??  ?? Taulant Balla, dje pas daljes nga Gjykata
Taulant Balla, dje pas daljes nga Gjykata

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania