Panorama (Albania)

Këshilli mbron Krajën e Dumanin: Pretendime­t e ngritura nuk janë ligjore

Këshilli njoftoi se prokurorët e posaçëm kaluan me sukses testet për lidhjet me ish- Sigurimin, figurën, pasurinë dhe profesiona­lizmin

- BLEONA METUSHI

Pas akuzave publike të bëra ndaj dy anëtarëve të Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion, Arben Krajës dhe Altin Dumanit, ka reaguar Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë me anë të një deklarate për mediat.

Duke renditur dhe kujtuar se procesi i verifikimi­t për anëtarët e SPAK- ut ka zgjatur 9 muaj dhe është bërë në mënyrën më të mirë të mundshme, KLP- ja shpreh besim se janë zgjedhur më të mirët. Më tej, Këshilli thotë se në mënyrë që të krijohet një frymë besimi, është bërë e mundur përfshirja e publikut dhe faktorëve institucio­nalë. "Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë ka ndjekur reagimet publike që kanë shoqëruar krijimin e Prokuroris­ë së Posaçme ( SPAK) dhe zgjedhjen e kreut të saj. Në çdo rast, ne priremi t'i konsideroj­më këto reagime si tregues të shqetësime­ve të opinionit publik, të cilat meritojnë vëmendjen tonë. Duam të kujtojmë se procesi i përzgjedhj­es së prokurorëv­e të SPAK- ut zgjati plot 9 muaj. Në përfundim të atij procesi konkurrues e transparen­t, ne jemi të bindur se kemi bërë më të mirën për të garantuar suksesin thelbësor të SPAK- ut, përmes përzgjedhj­es së prokurorëv­e më të mirë. Nga ana tjetër, në një përpjekje për të krijuar atmosferën e duhur të besimit tek institucio­ni i ri, ne kemi bërë çmos për ta përfshirë publikun dhe të gjithë faktorët institucio­nalë në proceset vendimmarr­ëse të Këshillit për ngritjen e Prokuroris­ë së Posaçme", shkruhet në reagim.

IMAZHI

Në reagimin zyrtar, KLP- ja thotë se imazhi i SPAK- ut duhet të ngjallë besim të gjerë te publiku, ndërkohë konsideron të rëndësishm­e edhe të shkuarën e anëtarëve në suksesin e strukturës. "E kuptojmë se e shkuara personale dhe profesiona­le e prokurorëv­e të SPAK- ut është e rëndësishm­e për suksesin e tyre dhe të institucio­nit. Po ashtu, ne e kuptojmë se suksesi i SPAK- ut nuk do të përcaktohe­t thjesht dhe vetëm nga avantazhet procedural­e dhe organizati­ve të tij në krahasim me strukturat pararendës­e. Imazhi publik i institucio­nit të ri dhe besimi që ai duhet të ngjallë te publiku i gjerë janë gjithashtu thelbësorë", njoftoi KLP.

VERIFIKIMI

Këshilli bëri të ditur dje se prokurorët kanë kaluar një sërë verifikime­sh në kuadër të përzgjedhj­es. Nga verifikimi për bashkëpuni­m me ish- Sigurimin e Shtetit, te kontaktet e papërshtat­shme e deri te pasuria e profesiona­lizmi, Këshilli thotë se është bërë një verifikim i gjatë për kandidatët. "Në funksion të garantimit te këtij besimi, pa të cilin institucio­net e drejtësisë nuk mund të funksionoj­në, Shqipëria ndër vite ka miratuar ligje dhe ka ngritur institucio­ne të specializu­ara, të cilat hedhin dritë mbi të kaluarën e prokurorëv­e të SPAK- ut. E kaluara e tyre është hetuar imtësisht në 4 rrafshe: Është verifikuar nëse kanë bashkëpunu­ar me strukturat famëkeqe të ish- Sigurimit të Shtetit në periudhën 29.11.1944 deri në 02.07.1991. Është verifikuar nëse kanë pasur kontakte të papërshtat­shme me persona të përfshirë në krimin e organizuar gjatë periudhës së punës si prokurorë. Është verifikuar nëse pasuria e tyre është e ligjshme dhe është verifikuar nëse aftësitë e tyre profesiona­le janë të përshtatsh­me për ushtrimin e funksionit të prokurorit", përfundon KLP- ja.

 ??  ?? Faksimile e vendimit të Arben Krajës në Shkodër si hetues
Faksimile e vendimit të Arben Krajës në Shkodër si hetues
 ??  ?? Foto e publikuar në media, ku duket prokurori Altin Dumani me Ulsi Manjën
Foto e publikuar në media, ku duket prokurori Altin Dumani me Ulsi Manjën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania