Panorama (Albania)

Nga hetues në 1987 te drejtues i SPAK- ut, kush është Arben Kraja

-

Kreu i Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja, e ka nisur karrierën e tij në dhjetor të vitit 1987, si hetues në Shkodër. Këtë detyrë e ka mbajtur deri në 1992- shin, ku më pas karriera e tij vijoi me rritje në detyrë dhe gati tri dekada më pas është emëruar në krye të SPAK- ut. Kështu, sipas informacio­neve të OpenData, Kraja nga prilli i vitit 1992 deri në shkurt 1993 ka qenë jurist në Policinë Financiare në Shkodër. Në muajin mars 1993janar 1995, Kraja emërohet hetues në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, për të vijuar më pas nga shkurt 1995- shtator 1997 si prokuror te Prokuroria e Përgjithsh­me. Në shtator të vitit 1997, Arben Kraja shkëputet nga Prokuroria e Përgjithsh­me, për të vazhduan detyrën e tij si zëvendëskr­yetar i parë i KLSH- së, detyrë që e mbajti deri në vitin 2000. Në muajin mars të vitit 2000 deri në muajin maj të vitit 2002, Kraja mbajti postin e drejtuesit të Këshillit të Ministrave në Republikën e Shqipërisë. Pas këtij posti, kreu i SPAK- ut në vitin 2002 kthehet në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me si prokuror në Drejtorinë e Hetimit dhe Kontrollit deri në vitin 2007. Më pas, nga shtatori i 2007- ës, Kraja emërohet drejtues i Sektorit Kundër

Krimit Ekonomik dhe Korrupsion­it në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me. Kjo detyrë mbahet nga Kraja deri në tetor të vitit 2013, për t'u emëruar më pas prokuror në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me. Këtë detyrë e mbajti deri në dhjetor të këtij viti. Ndërkohë, theksojmë që Arben Kraja nga muaji shtator 2004- janar 2015 ka qenë i komanduar si drejtues i Seksionit Kundër Korrupsion­it dhe Hetimit të Aseteve Kriminale, në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë. Arben Kraja ka pasur në dorë çështje të bujshme si ajo e hetimit të Lulzim Bashës për aferën e rrugës Durrës- Kukës.

 ??  ?? Kreu i SPAK, Arben Kraja
Kreu i SPAK, Arben Kraja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania