BALLA FITOI GJYQIN ME JAMARBËR MALLTEZIN

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kreu i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, fitoi pak kohë më parë gjyqin me dhëndrin e ish- Kryeminist­rit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Kujtojmë që tri vite më parë, më 25 qershor të vitit 2016, Balla dhe Malltezi u konfliktua­n në aeroportin e Romës, ndërsa më pas Taulant Balla e kallëzoi atë në Polici. "Berishët u vetëdorëzu­an para Gjykatës italiane, duke vetëpranua­r fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike, ku isha i bindur për fitoren", shkruan Balla në rrjetet sociale, ndërsa shton se dëmshpërbl­imi prej 3000 eurosh do të shkojë në investim për kopshtet dhe çerdhet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.