Panorama (Albania)

Ndihma për tërmetin, Meta dekoron Pacollin me titullin “Nënë Tereza”

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nderoi dje me dekoratën e lartë "Nënë Tereza", ministrin e Jashtëm në detyrë të Kosovës, Behgjet Pacolli. Dekorata iu akordua Pacollit pas kontributi­t humanitar që tregoi për popullin shqiptar pas tërmetit të 26 nëntorit. "Për kontributi­n e spikatur humanitar dhe ndjeshmëri­në e lartë të treguar ndaj popullit të Thumanës dhe të mbarë Shqipërisë, si shembull i solidarite­tit kombëtar, pata sot kënaqësinë të vlerësoja me Dekoratën e lartë ' Nënë Tereza', politikani­n, sipërmarrë­sin dhe filantropi­n e shquar të Kosovës, z. Behgjet Pacolli. Mirënjohje dhe vlerësim për kontributi­n humanitar të gjithë familjes Pacolli!", njoftoi Meta në "Facebook". Kreu i shtetit dekretoi po dje ligjin për përballimi­n e pasojave të fatkeqësiv­e natyrore. Ai dekretoi edhe ligjin për përdorimin e procedurës së përshpejtu­ar për subvencion­imin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësis­ë natyrore, tërmetit të 26 nëntorit. Një tjetër ligj i dekretuar nga kreu i shtetit është ai "Për rivlerësim­in e pasurisë së paluajtshm­e". Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, Presidenti Meta ka nderuar me titullin e lartë "Për merita të veçanta civile", mjekun Grei Malo, të cilin e ka cilësuar hero. Mjeku Malo zbriti në terren menjëherë pas goditjes së tërmetit tragjik të 26 nëntorit. "' Për merita të veçanta civile', mjekun hero Grei Malo, i cili zbriti në terren menjëherë pas goditjes së tërmetit tragjik të 26 nëntorit, duke hyrë nën rrënoja e duke shpëtuar jetë njerëzish në të gjitha zonat e dëmtuara, dhe spikati me kontributi­n e tij të veçantë humanitar si anëtar i Qendrës Vullnetare të Emergjenca­ve Civile, për shpëtimin e të riut Klajdi Qato. Mirënjohje Grei

Malos që dha një shembull të jashtëzako­nshëm të sakrificës dhe profesiona­lizmit, duke na bërë krenarë dhe gëzuar respektin e të gjithë shqiptarëv­e! Mirënjohje të gjithë anëtarëve të Qendrës Vullnetare të Emergjenca­ve Civile!", shkroi Presidenti në "Facebook".

 ??  ?? Meta dhe Pacolli
Meta dhe Pacolli
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania