Panorama (Albania)

Të dënuarit në Itali duan të vuajnë dënimin në Shqipëri

-

Rreth 192 kërkesa nga të dënuar shqiptarë në Itali, që duan të vuajnë dënimin në Shqipëri, kanë mbërritur në Ministrinë e Drejtësisë dhe i janë përcjellë Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Lajmi bëhet i ditur nga ministrja Etilda Gjonaj gjatë një takimi me gazetarët këtë të premte. Më herët, një gjë e tillë është komunikuar nga Kryeminist­ri italian, Guiseppe Conte, gjatë konferencë­s së përbashkët në Romë me Kryeminist­rin Edi Rama. Gjatë kësaj konference në tetor, Conte tha se ishte arritur një marrëveshj­e midis dy shteteve për këtë çështje dhe transferim­i i të burgosurve shqiptarë kishte nisur tashmë. Kryeminist­ri italian theksoi se në vijim do të ketë edhe transferim­e të tjera të të burgosurve nga Italia për në Shqipëri. Ndërkohë, ministrja Gjonaj tha dje se aktualisht sistemi i burgjeve nuk ka kapacitet që të sistemojë këta të dënuar në të njëjtën kohë, por do ta bëjë duke i ndarë në fasha. "Është e pamundur për akomodimin e tyre në të njëjtën kohë, por do të fillojmë me fasha", tha Gjonaj. Më tej, Gjonaj tha se Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar janë në fazën përmbyllës­e të marrëveshj­es për transferim­in e të dënuarve. Edhe në Britani është një numër i lartë i shqiptarëv­e të dënuar. Gjithashtu, është duke u bërë edhe një rifreskim i marrëveshj­es së ekstradimi­t që Shqipëria ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "Jemi në fazën e mbylljes së një marrëveshj­eje për ekstradime­t me SHBA. Do jetë një marrëveshj­e historike pasi operojmë ende me marrëveshj­en e 1933", tha ministrja Etilda Gjonaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania