Panorama (Albania)

Vilma Masha bëhet nënë e një vajze: “Si reagoi bashkëshor­ti kur mësoi lajmin dhe kilogramët që mora për 9 muaj”

-

Vilma Masha nuk mund t’i presë më e lumtur se kaq këto ditësh festash, të parat që do t’i jetojë si nënë. Moderatorj­a simpatike e programeve sportive rrëfen për herë të parë të gjitha përjetimet e shtatzënis­ë. Ndonëse kjo kopertinë ishte planifikua­r të prezantohe­j përpara se e vogla të vinte në jetë, ju do të keni mundësinë që të zbuloni mes rreshtave edhe disa pikëpyetje, për të cilat vetë Vilma i mori përgjigjet pas lindjes së vajzës. Nga vjen emri Sea dhe kur e mori vesh lajmin se do bëhej nënë? Sa kilogramë shtoi gjatë shtatzënis­ë dhe çfarë i thanë kolegët e “SuperSport” gjatë kësaj periudhe? Këto dhe të tjera përgjigje, Vilma i jep ekskluzivi­sht për “Who”, në një rrëfim plot emocione. Pyetjes se pse e fshehu shtatzënin­ë në muajt e parë, ajo i përgjigjet: “Sepse dëshiroja që këtë lajm ta mbaja për vete për disa kohë. Nuk e di, ndoshta nga egoizmi apo ndonjë superstici­on. Ndërsa më pas nuk dëshiroja ta ktheja në qëllim në vetvete ekspozimin, sepse është diçka e bukur për mua, por aq sa dhe për shumë vajza të tjera që e kanë provuar mëmësinë, të famshme ose jo. Sigurisht që për të ruajtur ketë ‘ sekret’ më ndihmoi dhe fiziku, duke mos dhënë shumë shenja shtatzënie ( buzëqesh). Çfarë i tha partneri kur e mësoi? “Ishte po aq i gëzuar sa dhe unë. Shumë mirë tha, ne po e prisnim një lajm kaq të bukur”. Si i përjetoi ndryshimet e trupit? “I përjetova shumë mirë, pasi nuk mora shumë kilogramë. Minimumin e mundshëm, 8 kilogramë nga pesha që isha, peshë ideale, që nuk besoja se do ta kisha, pasi njoh dhe vajza të tjera elegante që shtatzënia i ka ndryshuar. Por jam e lumtur qe isha për 9 muaj në formë, gjë që më lejoi të bëja dhe punën në televizion, pa u shqetësuar për peshën”, shprehet Vilma gjatë kësaj interviste. Kujtojmë që moderatorj­a lidhi martesë gjatë një ceremonie në Bashkinë e Tiranës me një bankier, identiteti­n e të cilit e mbajti të fshehtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania