Panorama (Albania)

Sinani zgjidhet Sekretar Shkencor i Akademisë

Akademia ngre grupin e punës për sizmologji­në

-

Asambleja e Akademisë së Shkencave ka zgjedhur ditën e djeshme, me 28 vota pro e vetëm 3 kundër, akademikun e asociuar Shaban Sinani, në pozicionin e Sekretarit Shkencor, vakant prej dy muajsh, që prej ndarjes nga jeta të akademikut Salvador Bushati.

Komisioni i votimit përbëhej nga akademikët Florian Vila, Aurela Anastasi dhe akademiku i asociuar Ilirjan Malollari, ndërsa studiuesi ishte i vetmi që kishte paraqitur kandidatur­ën për këtë pozicion. I zgjedhur si akademik në vitin 2017, Sinani ka qenë një nga zërat më aktiv në institucio­nin më të madh shkencor, qoftë me punën e tij si studiues i letërsisë dhe folklorit, në përgatitje­n e projekteve dhe dosjeve të veçanta brenda dhe jashtë vendit e po ashtu për sa i përket punës për reformën në ASH. Akademiku ka dhënë një kontribut të çmuar për një sërë projektesh që promovojnë trashëgimi­në shqiptare, si regjistrim­i i pjesës shqiptare të liqenit të Ohrit në listën e siteve në mbrojtje të UNESCO- s apo promovimi i eposit shqiptar si pasuri e njerëzimit në programin e UNESCO- s. KUSH ËSHTË AKADEMIKU

SHABAN SINANI? Studiues i letërsisë dhe i folklorit, publicist, profesor, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Kreu studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në UT ( 1982). Filloi punën si gazetar i “Zërit të popullit”. Ndihmës i Kryetarit të Shtetit për çështjet kulturore ( 1985– 1992); punonjës shkencor në Institutin e Kulturës Popullore dhe përgjegjës departamen­ti ( 1992– 1999), drejtor i Drejtorisë së Përgjithsh­me të Arkivave ( 1999– 2005); punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë ( 2005- 2016); prej vitit 2016 e në vazhdim Sekretar shkencor në Seksionin e Shkencave Shoqërore dhe Albanologj­ike të Akademisë së Shkencave.

REFORMA E AKADEMISË Krahas zgjedhjes së akademikut Shaban Sinani si Sekretar Shkencor, Asambleja bëri dje publike analizën vjetore të këtij institucio­ni për vitin 2019 si dhe miratoi programin për 2020ën. Gjatë mbledhjes, Kryetari i Akademisë, Skënder Gjinushi, bëri me dije se zbatimi i reformës në Akademinë e Shkencave zë fill në janar të vitit 2020, po ashtu ndër prioritete­t për vitin pasardhës ai përmendi krijimin e tri njësive, asaj nanoteknol­ogjike, bioteknolo­gjike dhe gjenetike, si edhe të inteligjen­cës artificial­e. Sipas tij, këto njësi, në harkun kohor të 2 viteve, do të marrin formën e institutev­e të përhershme.

GJINUSHI: TËRMETI BËRI QË TË KTHEHET KOKA

NGA SHKENCA Ndër projektet e ardhshme të Akademisë janë edhe kërkimet shkencore për sa i përket sizmologji­së. Është menduar të ngrihet një grup pune, i udhëhequr nga sizmologu Shyqyri Aliaj. “Instituti i Gjeoshkenc­ës ndodhet pranë universite­teve, Akademia është zhveshur nga të gjitha llojet e institutev­e dhe ne nuk jemi nisur që të zëvendësoj­më, por konstatohe­t që meqenëse ka studime të reja, ato nuk janë bërë detyruese për t’u marrë parasysh në projektimi­n e ndërtesës. Një pjesë e mirë e konstrukto­rëve i kanë respektuar, por Europa kërkon që të zbatohen ato që quhen eurokode, që të jenë të qëndrueshm­e ndaj tërmetit”, tha dje kryetari i Akademisë, i cili theksoi se Aliaj gjatë punës do të këshillohe­t nga specialist të inxhinieri­së. Ndërsa në janar priten të vendosen hapat e mëtejshëm, Akademia ka kërkuar edhe bashkëpuni­min e qeverisë. “I kemi kërkuar edhe Qeverisë që të na japë rolin e koordinato­rit në këtë punë, se çfarë do të bëjë fakulteti, Akademia. Që të mos ketë zvarritje. Ne punojmë me hartën e ’ 80- s, ndërkohë që studimi i ri është i vitit 2004, ka edhe koncepte të reja”, tha Gjinushi, duke theksuar se për realizimin e këtyre hapave nuk kërkohet buxhet i madh. “Këto janë para që s’janë shuma të mëdha, sepse për një lek djeg jorganin. Përpos që hedh një lek sot edhe nesër fiton miliona. Është një investim që nxjerr 20 mijë herë veten për të ardhmen. Nuk është një investim i madh, që me 2 milionë euro të ringresh shkencën në një nivel të krahasuesh­ëm me rajonin”, shtoi më tej akademiku.

 ??  ??
 ??  ?? Dje, në Akademinë e Shkencave, gjatë procesit të votimit
Dje, në Akademinë e Shkencave, gjatë procesit të votimit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania