Panorama (Albania)

Pensionet, emrat e rinj të ISSH që marrin shtesën

ISSH miratoi dje 676 emrat e rinj të pensionist­ëve që marrin shtesën deri në 5 mijë lekë. Gazeta boton listën e minatorëve, metalurgëv­e e naftëtarëv­e sipas qyteteve

-

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përfunduar përllogari­tjet për një tjetër listë pensionist­ësh nga radhët e minatorëve, naftëtarëv­e dhe metalurgëv­e që përfitojnë shtesë deri në masën 20%.

Gazeta boton emrat e 676 përfituesv­e nga të gjitha qytetet e vendit, të cilët kanë aplikuar për të marrë shtesën e re duke nisur nga ky muaj. Ata që kanë emrin në listë mund të paraqiten pranë pikës së shpërndarj­es për të bërë tërheqjen.

PËRFITUESI­T

Jo të gjithë mund të përfitojnë nga skema suplementa­re që parashikon ligji nr 28/ 2019. Që në titull, ai përcakton kategoritë që marrin shtesën që shkon deri në pesë mijë lekë në muaj. Bëhet fjalë vetëm për minatorë, naftëtarë dhe metalurgë që kanë kryer punë të klasifikua­ra si të vështira dhe shumë të vështira. Një tjetër kusht janë vitet e punës, që nuk duhet të jenë më pak se gjashtë të tilla brenda sektorit, përkatësis­ht në nëntokë, metalurgji apo industrinë e naftës e gazit. Ndonëse janë bërë publike kategoritë si edhe kushtet që duhen plotësuar për të përfituar, sërish ka paqartësi nga radhët e pensionist­ëve. Ka nga ata që kanë aplikuar duke mos qenë përfitues të skemës, si dhe të tjerë që nuk janë paraqitur për të dorëzuar kërkesë, pavarësish­t se preken nga ndryshimet. Në këto kushte, ISSH nuk ka mbyllur procesin e aplikimeve. Kjo do të thotë që çdo pensionist nga radhët e 3 kategorive, përkatësis­ht minatorë, naftëtarë dhe metalurgë që plotëson kushtet e mësipërme, pra, ka mbi 6 vite punë dhe ka ushtruar profesione të vështira, atëherë mund të paraqitet pranë çdo drejtorie për të dorëzuar kërkesë. Krahas kërkesës duhet edhe kopje e kartës së identiteti­t dhe çdo dokument tjetër që vërteton vitet e punës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania