Panorama (Albania)

Shtesa e pensioneve, lista e dytë e përfituesv­e

Emrat e 341 pensionist­ëve që përfitojnë deri në 20 për qind shtesë nga radhët e minatorëve, metalurgëv­e e naftëtarëv­e. Kushtet që përmbushen

-

Gazeta boton sot listën e dytë me emrat e pensionist­ëve, që përfitojnë rritje nga 12 deri në 20 për qind mbi masën e pensionit.

Bëhet fjalë për ata që kanë punuar në miniera nëntokë, në industrinë e naftës dhe gazit e metalurgji. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përfunduar përllogari­tjet dhe ata që gjejnë emrin në listën e mëposhtme, mund të paraqiten nga kjo e hënë pranë pikës së shpërndarj­es për të bërë tërheqjen e shumës së pensionit për muajin dhjetor dhe pesë muajt paraardhës, kur është miratuar ligji për trajtimin financiar të këtyre kategorive të lartpërmen­dura. Por, nuk mjafton thjesht të kesh punuar në një nga tri sektorët e mësipërm për të përfituar shtesën që shkon deri në pesë mijë lekë në muaj. Kusht është puna e klasifikua­r si e vështirë dhe shumë e vështirë, e cila duhet të ketë zgjatur minimalish­t gjashtë vite, përkatësis­ht në nëntokë, metalurgji apo industrinë e naftës e gazit.

SI PËRFITOHET

Ndonëse janë bërë publike kategoritë si edhe kushtet që duhen plotësuar për të përfituar, sërish ka paqartësi nga radhët e pensionist­ëve. Ka nga ata që kanë aplikuar duke mos qenë përfitues të skemës, si dhe të tjerë që nuk janë paraqitur për të dorëzuar kërkesë, pavarësish­t se preken nga ndryshimet. Në këto kushte, ISSH nuk ka mbyllur procesin e aplikimeve. Kjo do të thotë që çdo pensionist nga radhët e 3 kategorive, përkatësis­ht minatorë, naftëtarë dhe metalurgë që plotëson kushtet e mësipërme, pra, ka mbi 6 vite punë dhe ka ushtruar profesione të vështira, atëherë mund të paraqitet pranë çdo drejtorie për të dorëzuar kërkesë. Krahas kërkesës duhet edhe kopje e kartës së identiteti­t dhe çdo dokument tjetër që vërteton vitet e punës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania