Panorama (Albania)

Vendimi, Gjykata e Elbasanit liron mikun e Gaxhait, të dënuar me 25 vite burg për vrasje

Viktor Ymeri i dënuar me 25 vite burg, daja i Edison Harizajt

- XHENTILA GJOSHI

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu të dënuarin Viktor Ymeri, të cilësuar si një nga personat më problemati­kë në qytetin e Vlorës.

Mësohet se vendimi për lirimin e tij është dhënë nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Pas vendimit të dhënë ndaj tij, Viktor Ymeri është lënë i lirë dje nga burgu i Bradashesh­it, aty ku edhe vuante dënimin. Viktor Ymeri njihej ndryshe me nofkën “Torri i Xhihanes” dhe është daja i Edison Harizajt, një personazh mjaft i njohur për sa i përket ngjarjeve kriminale të Vlorës dhe jo vetëm.

NGJARJA Vrasja e Edison Harizajt është kryer vetëm 7 ditë pasi Viktor Ymeri kishte rrëzuar dënimin me burgim të përjetshëm për ekzekutimi­n e Arben Pajës e Ilir Xhungës, duke marrë një dënim me 25 vite burg. Në të njëjtën kohë, Viktor Ymeri konsideroh­ej nga Policia dhe Prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, ( Gaxhait) i dënuar me burgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999 kanë ekzekutuar me dhjetëra plumba kallashnik­ovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

KUSH ËSHTË VIKTOR YMERI

Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit më problemati­kë në Vlorë dhe që ka lidhje miqësie e farefisnie me Edison Harizajn, i ekzekutuar para disa muajsh në Durrës. Viktor Ymeri konsideroh­ej nga Policia dhe Prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, i njohur ndryshe si Gaxhai, i dënuar me burgim përjetë. Ymeri dhe Gaxhai kanë ekzekutuar së bashku në qershor të vitit 1999 me dhjetëra plumba kallashnik­ovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës. Fillimisht, Paja dhe Xhunga të cilët po udhëtonin me një furgon tip “Citroen” në afërsi të Drejtorisë së Policisë Durrës, janë qëlluar me një predhë kundërtank­u, e cila edhe pse ka prekur parakolpin e furgonit, fatmirësis­ht nuk ka plasur. Pas kësaj, mbi Pajën dhe Xhungën janë derdhur breshëri automatiku kallashnik­ovi, të cilat vinin nga katër krahë, duke i lënë të vdekur në vend. Për këtë ngjarje, Policia e Durrësit në atë kohë arrestoi brenda shtëpisë së një doktori në Durrës Gazmend Brakën dhe Viktor Ymerin.

DAJA I EDISON

HARIZAJT Sipas burimeve nga Policia e Vlorës, dyshohet që Ymeri të jetë dhe daja i Edison Harizajt, i vrarë me rreth 50 plumba në ngjarjen e 7 nëntorit 2018 në zonën e Plepave në Durrës. Harizaj dhe shoku i tij Genci Caci u qëlluan vetëm 7 ditë pasi Gjykata e Apelit në Durrës projektoi lirimin nga qelia të të afërmit të tyre Viktor Ymeri, për të cilin më 31 tetor 2018 ka vendosur t’i rrëzojë dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë në 23 qershor 2017 nga Gjykata e Durrësit dhe ta dënojë atë përfundimi­sht me 25 vite burgim. Vendimi i Gjykatës së Apelit e ktheu burgimin e përjetshëm në 25 vite burg. Mirëpo, koha e përllogari­tjes së shlyerjes së këtij dënimi sipas Gjykatës së Apelit, Viktor Ymerit i fillon në 29 qershor 1999 dhe që prej kësaj dite e deri më tani, pjesa më e madhe e dënimit prej 25 vitesh burgim thuajse është kryer.

 ??  ?? Edison Harizaj, nipi i Ymerit Gazmend Braka ( Gaxhai)
Edison Harizaj, nipi i Ymerit Gazmend Braka ( Gaxhai)
 ??  ??
 ??  ?? Burgu i Bradashesh­it
Burgu i Bradashesh­it
 ??  ?? Edison Harizaj
Edison Harizaj
 ??  ?? Gazmend Braka ( Gaxhai)
Gazmend Braka ( Gaxhai)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania