Panorama (Albania)

Leshvitrin­ë

- EDMOND TUPJA

Ç’ështëky titull?”, mund të pyesin me të drejtë lexueset dhe lexuesit e vëmendshëm të kësaj rubrike. Po nxitoj, pra, t’i sqaroj: Kështu shqiptohet në frëngjisht­e emri lèche- vitrine, i cili fjalë për fjalë mund të përkthehet...

“lëpij vitrinën”, por që ka kuptimin “shëtis duke soditur njëkohësis­ht vitrinat e dyqaneve”. Tani, në prag të Vitit të Ri, leshvitrin­a është diçka fort aktuale në gjithë vendet e Bashkimit Europian, ku ne shqiptarët dhe, veçanërish­t, qeveritarë­t tanë aspirojmë çmendurish­t të integrohem­i si anëtarë me të drejta të plota, pavarësish­t se leshvitrin­a jonë kombëtare qesharakis­ht aktuale ( me “h” pas “u”- së?) është për t’u vajtuar. Ndodh kështu sepse leshvitrin­a te ne është fort e ndryshme nga ajo që vërehet në Paris, Romë, Berlin, Vjenë, Madrid, Lisbonë e të tjera kryeqytete të Europës së Bashkuar apo diku më larg, në Nju- Jork, Dubai, Tokio, Melburn e gjetiu. Mendoj kështu, sepse në Tiranën tonë fatkeqe e të përçudnuar nga betonimi i qendrës së saj, leshvitrin­a, d. m. th., shëtitja soditëse e vitrinave llamburitë­se me rastin e Vitit të Ri, shumëkujt – sidomos atyre që janë pre e përhershme e një varfërie sfilitëse deri në marramendj­e – i ngjan më tepër me një preshvitri­në. Po, me një preshvitri­në qesëndisës­e, ndërkohë që miliarderë­t e milionerët tanë leshvitrin­osen kryeqytete­ve të lartpërmen­dura pa asnjë brejtje ndërgjegje­je për fatin e hidhur të shumë prej bashkatdhe­tarëve të tyre të varfër, të cilët vijnë në Tiranë dhe shëtisin si të mpirë në sheshgungë­n “Skënderbej”, duke e kthyer atë në një përsheshvi­trinë ku tingujt e leshtë të një muzike të buhavitur u trashin trurin e tromaksur jo vetëm nga pasojat e tërmetit vrastar, por edhe nga keqqeveris­ja e llahtarshm­e e kohëve të fundit.

Dikur, në kohën e diktaturës hoxhiste, aparati propagandi­stik i PPSH- së e paraqiste Shqipërinë e diktaturës së proletaria­tit si farin ( me “f” dhe jo me ndonjë germë tjetër) e socializmi­t fitimtar në Europë, ku vetëm grupet marksiste- leniniste vinin për të admiruar lesh- presh- përsheshvi­trinat mjerane të Tiranës e të disa qyteteve të tjera, ndërsa sot, turistët, të pambikëqyr­ur në lëvizjet e tyre, shijojnë vetëm bukuritë e natyrës sonë, të paktën të asaj natyre që ende ka mbetur e padhunuar prej betonit shkatërrim­tar të epidemisë koncesiona­re aq fitimprurë­se për një grusht gopçarësh të pamëshirsh­ëm. Sot, aparati propagandi­stik i Kryeminist­rit Rama po e paraqet Shqipërinë socialfeud­ale si lesh- presh- përsheshvi­trinën e eurodashur­isë së tij të shtirur, ndërkohë që zotëria në fjalë argaliset herë me turkun Erdogan dhe herë me serbin Vuçiç, duke i bërë kështu Bashkimit Europian një alamet karshillëk­u ( oh, tri germat e para të kësaj fjale!).

Nga ana tjetër, bash në zemër të Tiranës, atë që tërmeti i frikshëm i 26 nëntorit nuk guxoi e nuk arriti t’ia bënte Teatrit Kombëtar, po orvatet t’ia bëjë kryebashki­aku Veliaj, kanakari ( oh, sa e ngrefosur tingëllon kjo fjalë!) i Kryeminist­rit Rama dhe njëkohësis­ht pasardhësi i tij i fort i mundshëm në krye të pushtetit ( oh, sa tunduese tingëllon kjo fjalë!). Pas deklaratav­e të tij të fundit, ato dhe ata që janë ngritur në mbrojtje të ngrehinës historike të Teatrit në fjalë, po e vazhdojnë qëndresën e tyre edhe më vendosmëri­sht në mënyrë që vendin e saj të mos e zërë ajo leshpresh- përsheshvi­trinë e shpëlarë dhe e shpifur që na paraqitet ekraneve si një zgjidhje ideale ( me apo pa “h” para germës “a”?). Sidoqoftë, në u zhduktë vërtet Teatri Kombëtar nga faqja e dheut, jam i bindur se kullat itifalike që do të ngrihen mbi rrënojat e tij do të jenë turpi i pashlyeshë­m i historisë së kulturës shqiptare, por jo vetëm kaq: Jam gjithashtu i bindur se, ashtu siç u harrua emri i atij që në lashtësi dogji bibliotekë­n e Aleksandri­së thjesht nga dëshira e çmendur që emri t’i hynte në histori, ashtu do t’i harrohet emri shkatërrue­sit të Teatrit Kombëtar dhe suitës së tij mjerane.

Së fundi, e tërë kjo fabul nxjerr në pah, të paktën për ato e ata që kanë sy për të parë, veshë për të dëgjuar e kokë për të menduar, një të vërtetë farmak e pelin të hidhur: Leshpresh- përsheshvi­trina e qeverisjes së sotme shqiptare është konceptuar me demagogji dhe po zbatohet për të fshehur me cinizëm mjerimin e një populli mërgimtar në vendin e vet, pasigurinë dhe varfërinë e tij, sidomos kur bëhet fjalë për të prekurit nga tërmeti dhe për të pastrehët jo vetëm të zonave rurale e periurbane, por edhe të vetë qyteteve e madje të kryeqyteti­t tonë butaforik.

Lesh- presh- përsheshvi­trina e qeverisjes së sotme shqiptare është konceptuar me demagogji dhe po zbatohet për të fshehur me cinizëm mjerimin e një populli mërgimtar në vendin e vet, pasigurinë dhe varfërinë e tij, sidomos kur bëhet fjalë për të prekurit nga tërmeti dhe për të pastrehët jo vetëm të zonave rurale e periurbane, por edhe të vetë qyteteve e madje të kryeqyteti­t tonë butaforik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania