Panorama (Albania)

Tërmeti, zv. ministrja: Deri më 5 janar, banorët duhet të largohen nga hotelet

“Çmimet e qirave janë rritur, jemi në mëshirë të fatit”

- ELVIS HILA

Banorët e Thumanës, të strehuar në hotelet e Shëngjinit pas tërmetit të 26 nëntorit, kanë refuzuar ushqimin gjatë ditës së djeshme në shenje proteste. Sipas tyre, autoritete­t vendore u kanë kërkuar që të lënë hotelet pa iu gjetur një vendstrehi­m tjetër.

Banorët janë shprehur se përfaqësue­s të Bashkisë Krujë u kanë dhënë afat deri më datë 3 janar, që të lënë hotelet ku po strehohen dhe të gjejnë banesa me qira. Banorëve u është thënë se do t’iu paguhet bonusi atyre që kanë aplikuar dhe janë përfitues, por ata e refuzojnë këtë marrëveshj­e, pasi e kanë të pamundur të gjejnë banesa, për faktin se çmimet e qirave janë shumë herë më të larta se bonusi që përfitojnë. “Kjo është diçka absurde. Ne na ka vrarë një herë tërmeti dhe tani po na vret pushteti dhe këtë nuk do ta pranojmë. Të gjithë ne jemi futur në grevë urie dhe nuk do ta pranojmë ushqimin pa na gjetur zgjidhje. Të na gjejë shteti banesa me qira dhe t’iu japin bonusin, pse ta marrim ne. Nuk mund të gjejmë banesë me qira me atë çmim që kanë miratuar. Çmimi i qirave është rritur dhe shteti po na vret për herë të dytë me këtë veprim që po bëjnë”, thotë Jani Duka, banor i Thumanës. AFATI PËR T’U

LARGUAR Një tjetër banor ka treguar se u është lënë afat për t’u larguar nga hoteli ku po qëndrojnë, por pa iu gjetur vendstrehi­m tjetër. “Vijnë këtu na thonë merreni bonusin dhe gjeni banesa me qira. Deri në datë 3 janar të vitit që vjen më kanë thënë të largohem nga këtu, por se ku do të shkoj bashkë me familjen, unë nuk e di. Të na i gjejë shteti banesat me qira, sepse unë s’mund ta gjej. Çmimet e qirave janë rritur dhe me atë pagesë që na japin këta, nuk mund të gjejmë banesa. Kërkoj ta na gjejnë strehim tamam, jo të na thonë merre bonusin e shkoni nga të doni”, shprehet banori. Ndërkohë, banorja Diana Greku është shprehur se greva e urisë do të vazhdojë deri sa kjo situatë të gjejë një zgjidhje. “Bashkë me 8 pjesëtarët e familjes sime, sot e kemi refuzuar ushqimin dhe do të vazhdojmë grevën. Duan të na nxjerrin nga hoteli ku jemi pa na gjetur vendstrehi­m dhe kjo është absurde. Po na lënë në mëshirë të fatit.

Me atë pagesë që na kanë ofruar këta, ne s’mund të gjejmë banesa. Duhet shteti që të ndërhyjë dhe të na gjejë vendstrehi­m dhe jo të na nxjerrin mes 4 rrugëve”, thotë Diana Greku, banore e Thumanës THIRRJA NDAJ

QEVERISË Banoret e Thumanës i bëjnë thirrje qeverisë që të mos u japë bonuse qiraje, por t’u gjejë shtëpi dhe të jetë ajo që bën marrëveshj­en me qiradhënës­it. Në hotelet e Shëngjinit janë të strehuar rreth 1 mijë banorë të ngelur të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit. Nëpërmjet njoftimeve të shpërndara gjatë ditës së shtunë, Bashkia e

Krujës u kërkon banorëve që të sigurojnë banesa me qira, pasi data 3 janar do të jetë afati i fundit për t’u larguar nga hotelet ku janë të strehuar prej 1 muaji. Banorët shprehen se do të vijojnë ta refuzojnë ushqimin derisa problemi i tyre të marrë vëmendjen e qeverisë dhe t’u jepet zgjidhje.

 ??  ?? Rovena Voda
Rovena Voda
 ??  ??
 ??  ?? Banorë të Thumanës, dje gjatë protestës në Shëngjin
Banorë të Thumanës, dje gjatë protestës në Shëngjin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania