Panorama (Albania)

Pallati përfshihet nga flakët, digjen 12 apartament­e

Banorët: Ishte e tmerrshme, zjarrfikës­ja nuk kishte ujë

- DHORJELA ÇULE

Një pallat u përfshi dje nga zjarri në Pogradec, ndërsa u shkrumbuan 12 apartament­e të tij në katet e fundit.

Ngjarja u shënua në lagjen 2 të qytetit, ndërsa dyshohet se zjarri nisi në njërin prej oxhakëve të pallatit e më pas u përhap edhe brenda banesave, duke djegur plotësisht dy kate të tij e duke shkaktuar dëmtime të pjesshme në katet e mëposhtme. Pallati 5- katësh u përfshi nga flakët intensive pak pas mesditës, ndërsa u deshën më tepër se 5 orë për neutralizi­min e tij. Përveç dëmeve të mëdha materiale, një zjarrfikës u dëmtua teksa përpiqej të shuante zjarrin, ndërsa njëri prej banorëve të pallatit, shtëpia e të cilit po digjej, pësoi gjendje shoku dhe u transportu­a në spital për ndihmë mjekësore. Dhjetëra banorë u mblodhën rreth pallatit që digjej nga flakët, mes tyre edhe familjet e dëmtuara, të cilat ndiqnin ndërhyrjen e zjarrfikës­es hap pas hapi me shpresën se flakët do të shuheshin nga momenti në moment.

ZJARRFIKËS­JA

Gjendja e paparashik­uar i gjeti të papërgatit­ura forcat zjarrfikës­e të Pogradecit, të cilat patën fillimisht vështirësi për t'u furnizuar me ujë e më pas përballë flakëve që sa vinte e merrnin përmasa më të mëdha. Për shuarjen e tyre u kërkua mbështetje dhe nga forcat e tjera zjarrfikës­e të bashkive përreth. Mjete dhe punonjës të zjarrfikës­es nga Korça, Maliqi, Përrenjasi, iu bashkuan misionit të vështirë të zjarrfikës­ve të Pogradecit për të shuar zjarrin dhe për të mos lejuar që ai të përhapej edhe më tej. Përreth pallatit në distancë të vogël ndodheshin edhe ndërtesa të tjera, të cilat rrezikohes­hin si pasojë e erës së fortë që favorizont­e përhapjen e zjarrit dhe që për 5 orë vështirëso­i ndërhyrjen. Banorët fatmirësis­ht u evakuuan menjëherë pa u rrezikuar jetët e tyre, ndërsa apartament­et ku jetonin u dogjën plotësisht. Banorët treguan tmerrin e përjetuar dhe shqetësimi­n për humbjen e banesave të tyre. Paraprakis­ht, burime nga grupi zjarrfikës thanë se dyshohet që zjarri të ketë nisur nga oxhaku, ndërsa do të duhet ende kohë për të konfirmuar saktësisht shkakun e vërtetë të zjarrit

U dogj, si nuk u dogj. Zjarri u shtua, zjarrfikës­et nuk kishin ujë, s'po i shuanin dot. Nuk na shpëtoi asgjë. Na u dogjën të gjitha. Vetëm me rrobat e trupit kemi mbetur. Edhe disa kursime që kishim nga pensioni si të moshuar që jemi na u dogjën plotësisht. Vetëm me shapka dhe rrobat e shtëpisë kemi dalë.

 ??  ?? Pallati në Pogradec i përfshirë nga flakët
Pallati në Pogradec i përfshirë nga flakët
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania