Panorama (Albania)

Lirohen nga burgu 28 gra, Rama: Doja më shumë të amnistuara

"Gjyqe që të rrëqethin mishin, kur lexon dosjet për gra të dhunuara e të përdhunuar­a me protagonis­të që i shpëtojnë burgut"

-

Kryeminist­ri Rama ishte dje në burgun e grave bashkë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për t'u takuar me të burgosurat në këtë institucio­n, por edhe për t'u përcjellë atyre lajmin e mirë të amnistisë.

Edhe në këtë takim, ai përsëriti qëndrimin e tij personal në favor të një amnistie edhe më të gjerë për gratë, por se vendimi për lirimin ishte marrë për 28 prej tyre dhe uljen me 1/ 3 e dënimit për pjesën tjetër. "Kemi 56 gra që vuajnë dënimet e tyre dhe ne dëshironim që të gjitha të përfitonin nga amnistia në një mënyrë ose në një tjetër dhe faktikisht, duke i parë të gjitha rastet një nga një dhe gjithë kornizën e amnistisë, më vjen mirë që gjysma do lirohen menjëherë dhe gjysma tjetër do përfitojnë 1/ 3 ulje të dënimit. Të them të drejtën, unë kam bërë shumë debat me gjithë ekipin e amnistisë, sepse do kisha dashur më shumë ulje për disa prej jush, që kanë kryer krime shumë të rënda, jo për të justifikua­r krimet, vrasjet e burrave, por për arsye se unë besoj që kur një grua arrin në atë ekstrem, përtej faktit që kryen një krim dhe të dënueshëm, ka me siguri 1001 arsye, plagë në mendje dhe shumë kujtime të hidhura në trup që e çojnë deri në atë pikë. Megjithatë, përtej kësaj, duhet të them që predispozi­ta e ministres ka qenë maksimale, por edhe kufizimi në këtë pikë i ka të gjitha arsyet legjitime dhe morale", u shpreh Kryeminist­ri. Në këtë vizitë në burgun e grave, Rama vuri edhe një herë tjetër theksin te Reforma në Drejtësi, e cila, sipas tij, sapo të përfundojë e gjitha do të bëjë të mundur që shumë krime në familje të shmangen. Ai nuk ka lënë pa akuzuar sistemin e drejtësisë, që në shumicën e rasteve ka favorizuar më të fortët, më të shkathëtit dhe më të pasurit, burrat në kurriz të grave, që janë dënuar maksimalis­ht, ndërkohë që dhunuesit e përdhunues­it, sipas Ramës, kanë marrë dënime qesharake. "Fatkeqësi e madhe që kur sheh gjithë historinë e sistemit tonë gjyqësor, sheh se në kapitullin e gjyqeve me burrave dhe grave, raporti i vendimeve që shkojnë në favor të burrave me atë të grave është skandaloz. Këtu kam parasysh gjyqe që të rrëqethin mishin kur lexon dosjet për gra të dhunuara e të përdhunuar­a me protagonis­të që shpëtojnë ose si të pafajshëm ose me dënime qesharake, edhe me përsëritës. Fajësitë u lihen gjithmonë më të dobëtëve, përballë atyre që janë më të fortë, më të shkathët e më të pasur. Me Reformën në Drejtësi kam shumë besim që gjërat do të ndryshojnë, që fëmijët tuaj të jetojnë në një vend me një sistem drejtësie, in cili nuk i bën më fajet dhe gabimet e bëra në këto 30 vjet", tha Rama, duke shigjetuar gjyqtarët, të cilët "Me kostume e me kravatë kanë dhënë vendime skandaloze, që rëndojnë gratë".

 ??  ??
 ??  ?? Rama dhe Gjonaj me gratë e burgosura
Rama dhe Gjonaj me gratë e burgosura

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania