Panorama (Albania)

“Tërmeti nxori në pah korrupsion­in në dy shkolla”

-

Dy zyrtarët e PD- së, Albana Vokshi dhe Çlirim Gjata, ishin dje në fshatrat Thumanë dhe Borizanë, nga ku kanë denoncuar rastet e shembjes së shkollave për shkak të tërmetit. Sipas dy përfaqësue­sve të PD- së, këto dy raste tregojnë edhe një herë abuzimin që është bërë nga qeveria dhe në rast të një tërmeti gjatë orëve të mësimit, në këto dy shkolla mund të kishte ndodhur një katastrofë shumë herë më e rëndë. “Rikonstruk­sioni ka kushtuar mbi 580 milionë lekë, nëse shtojmë edhe fondet për kompaninë që mbikëqyr punimet, në total mbi 650 milionë lekë. Tani është një shkollë fantazmë. Nëse tërmeti do të ndodhte ditën dhe qindra fëmijë do të ishin në shkollë, kostoja humane te fëmijët do të ishte katastrofi­ke, shto këtu edhe mësuesit, sepse edhe mësuesve duhet t’u sigurohen kushte mësimdhëni­eje me standarde. Jemi këtu për të denoncuar një histori tjetër vjedhjeje, abuzimi financiar, korrupsion­i. Shkolla 9- vjeçare ‘ Ramazan Jangozi’, për të cilën janë shpenzuar 650 milionë lekë ose 600 mijë euro, u shemb vetëm 1 muaj pas rikonstruk­sionit”, tha Vokshi. Ndërsa Çlirim Gjata tha se shkolla në Borizanë, edhe pse e saporikons­truktuar, tani duhet të shembet sepse është e paqëndrues­hme. “Shkolla e Mesme e Bashkuar e fshatit Borizanë është shkollë fillore dhe e mesme, ka pasur rreth 300 nxënës, nga mosha 6 deri në 18 vjeç. Zoti i ka shpëtuar nga një masakër tjetër, sepse tërmeti nuk ka qenë në orët e ditës. Ka të njëjtën specifikë si në Thumanë ku u zhdukën gjurmët, është rikontsruk­tuar rreth 550 mijë euro. Pak ditë përpara inaugurimi­t ka ndodhur tërmeti dhe tani është jashtë funksionit. Duhet të bëhet nga e para, sepse është e rrezikshme për jetën e fëmijëve”, tha Gjata.

 ??  ?? Vokshi e Gjata, dje në Thumanë
Vokshi e Gjata, dje në Thumanë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania