Panorama (Albania)

Rovena Voda: Banorët duhet të lirojnë hotelet deri në datën 3 janar

“Punonjësit e bashkisë do t’i sqarojnë qytetarët nëpër këto hotele që të shkojnë të aplikojnë për bonusin e qirasë”

-

Zëvendësmi­nistrja e Brendshme, Rovena Voda, deklaroi dje se deri në datën 3- 5 janar banorët e akomoduar nëpër hotele do të duhet t’i lirojnë, në mënyrë që ato të bëhen gati për sezonin turistik.

Voda, në cilësinë e shefes së Shtabit të Emergjenca­ve për Qarkun Durrës, foli dje në emisionin “Kjo Javë” në “News24”, për vendimin e qeverisë për të nxjerrë nga hotelet të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndërsa sqaroi se po punohet me punonjësit e bashkisë për të shkuar nëpër këto hotele për të biseduar me qytetarët e strehuar aty, në mënyrë që të paraqiten në bashki dhe të aplikojnë për bonusin e qirasë. Cila është situata pas tërmetit? Ne jemi përgjegjës për të veprimet operaciona­le, që mbulojnë të tria bashkitë e Qarkut Durrës, duke qenë se jam edhe shefe e Shtabit të Emergjenca­ve për këtë qark. Pra, Bashkinë Durrës, Bashkinë Krujë dhe Bashkinë Shijak. Bashkia e Durrësit, në fakt është me e prekura për sa i përket humbjes së jetëve njerëzore, por edhe dëmeve materiale. Më pas kemi Bashkinë Krujë dhe pikërisht zonën e Thumanës, që ka qenë po ashtu shumë e prekur. Por nuk duhet të lëmë pas dore edhe Bashkinë Shijak, ku, edhe pse nuk ka pasur viktima, dëmet materiale kanë qenë shumë të mëdha. Është një lagje e tërë në Bashkinë e Shijakut, që njihet si lagjja “Luginë”, ku kemi mbi 12 pallate që janë në gjendje shumë të rëndë, të cilat po i nënshtrohe­n një verifikimi nga një grup inxhinierë­sh të licencuar për të vendosur përfundimi­sht nëse do të prishen apo jo. Ndërsa sa i përket akomodimit të banorëve të të tria bashkive, të cilët mbetën të pastrehë, në strukturat hoteliere ne kemi rreth 4 mijë banorë të këtyre 3 bashkive, që janë të akomoduar në hotele. Pra, është një numër potencial ky, që tregon se kemi të pastrehë. Megjithatë, deri sot që flasim, në dyert e Bashkisë Durrës kanë aplikuar për bonus qiraje rreth 3800 banorë.

Sa persona janë të akomoduar në çadra? Pasi kemi pasur raste që persona të ndryshëm nuk kanë dashur të akomodohen nëpër hotele.

Në të gjithë Qarkun e Durrësit, që përfshin të tria bashkitë që ju përmenda më lart dhe zonat rurale, janë 6 mijë persona të akomoduar në çadra. Nga të gjithë këta banorë, vetëm një pjesë e banorëve të Sukthit, rreth 100 persona, të cilët kanë jetuar në pallate, janë të strehuar në struktura hoteliere, sepse ata nuk kanë gjë të gjallë, pasi jetonin në pallat. Pjesa tjetër kanë dashur të jetojnë pranë gjësë së gjallë, pra në pronat e tyre, edhe pse u është dhënë mundësia, duke iu thënë se mund të akomodohen diku tjetër. Pjesa tjetër është në çadra. Sa prej tyre janë pa çadra dimërore? Kemi mbyllur Bubqin, që ka qenë një zonë me shumë probleme, pothuajse e tëra me çadra, e kemi bërë zëvendësim­in total atje të çadrave verore me ato dimërore. Kemi mbyllur Ishmin, me 30 çadrat e fundit që kishin ardhur si ndihmë nga Gjermania, ka mbetur vetëm një 30- she, që besoj këto ditë ne e mbyllim Ishmin. Të mos harrojmë që në Ishëm janë shpërndarë 400 çadra, pra i kemi zëvendësua­r të gjitha. Po ashtu, në Manzë kemi ndarë rreth 300 çadra, nga të cilat 200 janë zëvendësua­r me çadra dimërore termike. Them vetëm 200, pasi 103 banorë janë akomoduar në njësitë lëvizëse dhe na kanë ngelur dhe 100 çadra për të zëvendësua­r. Ne mendojmë se deri në fund të javës, të gjithë banorët e kësaj zone do kenë mundësi që Vitin e Ri ta kalojnë në çadra dimërore.

Kur do t’i lirojnë hotelet banorët që janë të akomoduar aty?

Akomodimi ishte sfida më e madhe. Pasi u mbyll faza e kërkim- shpëtimit, akomodimi ishte sfida më e madhe. Mirëpo, në afat të shkurtër ne e zgjidhëm duke ofruar këtë standard në hotele, ku është marrë edhe ushqim. Sigurisht që hotelet do të duhet të përgatiten, sepse fillon sezoni turistik. Ne ua kemi bërë të qartë, kemi qenë transparen­të me qytetarët e akomoduar në hotele, duke thënë që edhe Vitin e Ri do ta kalojnë në hotele dhe në datën 3, maksimumi deri me 5 janar, hotelet do të duhet të boshatisen, pasi do të fillojnë përgatitje­n për sezonin turistik. Ajo çfarë kemi sqaruar dhe po vazhdojmë të punojmë me punonjës të Bashkisë Durrës, të paktën flas për Qarkun Durrës, kemi shkuar në këto hotele dhe po përpiqemi të sqarojmë qytetarët që të vijnë dhe të aplikojnë për bonus qiraje. Si ka qenë interesi për aplikimin? Interesi ka qenë shumë i madh. Po them deri tani, 4 mijë janë banorët e strehuar në të gjithë qarkun dhe vetëm për Bashkinë Durrës, kërkesa për aplikim bonusi janë 3800, pra do të thotë që kalon pak numri. Interesi ka qenë shumë i madh. Ne bëmë edhe diçka të mirë, nëse në fillim si kriter patëm edhe kontratën e qirasë, gjë që vështirëso­nte marrëdhëni­en me tregun. Dhe biznesmenë­t, nëse mund t’u them kështu, përfituan nga kjo gjë dhe filluan të ngrenë tarifat e tregut. Atëherë, ne çfarë bëmë? Jo më larg se 5 ditë, ne e kemi hequr si kriter kontratën e qirasë. Pra, nuk ua kërkojmë më banorëve kontratën e qirasë. Në Durrës ka shumë njerëz që kanë edhe dy banesa, kanë shtëpi plazhi etj., dhe mund të gjejnë hapësira për t’u strehuar edhe te të afërmit e tyre, të cilët edhe me kushte lehtësuese mund t’i akomodojnë ata.

A pritet që pas 5 janarit të ketë një kaos me bonuset e qirasë?

Nuk e besoj, mund t’ju them që për Bashkinë Durrës, deri më 31 dhjetor janë depozituar në Thesarin e Shtetit në Bashkinë Durrës 50 milionë lekë të rinj. Po këto janë vetëm për datën 31/ 12/ 2019. Për vitin e ri do të ketë një shumë edhe më të madhe dhe unë besoj që ne do të përpiqemi, thashë duke komunikuar edhe me qytetarin, dhënien e informacio­nit duke shmangur këtë kaos. Si është procedura e aplikimit? Është shumë e thjeshtë, mjafton fakti për të deklaruar që shtëpia është e dëmtuar dhe në rast se qytetari nuk e ka aktkonstat­imin, e gjen vetë bashkia. Gjendja familjare, karta e identiteti­t dhe një numër llogarie bankare. Si është bilanci me inspektime­t, me shtëpitë e dëmtuara? Deri tani, në Durrës janë kryer 26 mijë inspektime. Në fakt është një shumë e madhe, duke shtuar këtu faktin që këto janë më shumë të fokusuara te shtëpitë e dëmtuara. Pra, ne kemi vajtur aty ku ka pasur më shumë kërkesa nga qytetarët dhe ku njësitë administra­tive dinë se cilat janë zonat e dëmtuara. Por në fakt, nga inspektime­t që janë bërë rezulton që në 88 % përafërsis­ht, shtëpitë janë të banueshme ose kanë nevojë për riparime të vogla. Dhe është vetëm një 15 % e banesave të dëmtuara rëndë.

Për pak ditë është ndërrimi i viteve, çfarë përgatitje­sh ka nga ana e Rendit…

Për shkak të mbledhjeve të Shtabit që ne bëjmë, drejtori i Policisë Vendore raporton edhe për masat në Durrës dhe të ngjashme do të jenë edhe në qarqet e tjera. Do të ketë një organizim dhe një plan pune, kryesisht të Policisë Rrugore, pra të mënyrës se si do të rregullohe­t qarkullimi në akset kryesore të qytetit. Do të shtohen patrullime­t nëpër qytet, do të ketë një mbikëqyrje të territorit nga inspektorë­t e zonës dhe do të jenë në gatishmëri edhe oficerët e Policisë Kriminale, sepse dihet që në këto periudha ka edhe ngjarje kriminale, si vjedhje etj. Po punojnë të tria këto struktura, me një plan të veçantë pune.

 ??  ?? Rovena Voda, zv. ministre e Brendshme
Rovena Voda, zv. ministre e Brendshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania