Panorama (Albania)

Simbolet kombëtare në Mal të zi, Meta: Hap i rëndësishë­m

"U garanton komunave, ku shqiptarët përbëjnë 5 për qind të popullsisë, shënimin e festës kombëtare"

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e cilësoi hap të rëndësishë­m miratimin nga Parlamenti i Malit të Zi të ligjit që u lejon shqiptarëv­e përdorimin e simboleve kombëtare.

Në "Facebook", Presidenti Meta ka përshëndet­ur miratimin e ligjit, ndërsa e konsideron si një hap të rëndësishë­m për respektimi­n e të drejtave të pakicave. "Përshëndes miratimin në Kuvendin e Malit të Zi të ligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare për t'iu garantuar pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe kremtimi i festave të tyre kombëtare. Ky ligj, që priste miratimin që prej vitit 2017, u garanton komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare. Një hap i rëndësishë­m në drejtim të respektimi­t të të drejtave të pakicave dhe në dobi të forcimit të kohezionit social dhe kontributi­t të tyre në ndërtimin e shtetit të së drejtës. Përgëzime jo vetëm partive politike shqiptare, por të gjithë institucio­neve në Malin e Zi, që kontribuua­n në miratimin e këtij ligji të rëndësishë­m", shkruan Presidenti Meta. Me 41 vota pro, projektlig­ji i hartuar nga

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Malin e Zi, garanton edhe përdorimin e lirshëm të flamurit shqiptar, nga shqiptarët e Malit të Zi, ndërkohë që është fshirë totalisht neni 23, për rendin dhe qetësinë publike, përmes të cilit sanksionoh­ej përdorimi i flamurit shqiptar. Duke u bazuar në këtë ligj, vitet e fundit janë gjobitur shumë shqiptarë të Malit të Zi, që kishin përdorur flamurin shqiptar. Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicat, Mehmed Zenka, tha se miratimi i këtij ligji do të forcojë vlerën multinacio­nale të Malit të Zi. Ai tha se miratimi i projektlig­jit do të forcojë të gjitha arritjet pozitive të Malit të Zi në dy dekadat e fundit. Nënkryetar­i i Kuvendit malazez, Genci Nimanbegu, tha se simbolet kombëtare janë pjesë e të drejtave themelore të njeriut, njësoj si e drejta e të shprehurit.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania