GJONAJ: DO JU NDIHMOJ EDHE KUR TË DILNI JASHTË

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, iu premtoi grave që përfituan nga amnistia, se ajo do jetë në krah të tyre edhe kur të dalin jashtë. Ajo tha se Ministria do t'u qëndrojë pranë në mënyrë që ta nisin sa më lehtë jetën e re jashtë qelisë. "Për ne është një ditë e veçantë, ashtu si edhe për ju që ka të bëjë me amnistinë. Unë ju premtoj se do ta ndjek secilën nga ju që do të dalë nga burgu dhe përfitojë nga amnistia, jo vetëm për të dalë nga këtu, por edhe për të gjetur një punë, për të nisur një jetë të re. Ashtu si kemi qëndruar pranë jush, do vazhdoj të jem edhe për ato gra që do mbeten në institucio­n", tha Gjonaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.