Panorama (Albania)

"U dënova për hashash, më vjen turp"

24- vjeçarja: Gratë nuk duhen paragjykua­r për ç'kanë bërë

- Redona Ermira

Para se të përcillte mesazhet dhe urimet e tij për festat për gratë që përfituan nga amnistia, Kryeminist­ri Rama dëgjoi historitë e disa prej grave që vuanin dënimin këtë institucio­n. Të prekura nga ajo që kishte ndodhur dhe të emocionuar­a për përfitimin që do të gëzojnë në fillimin e vitit të ardhshëm, gratë shprehën rëndësinë që ka ky vendim për familjet e tyre. Një grua që ishte dënuar për trafikim lëndësh narkotike tha se nuk ishte krenare për atë që kishte bërë dhe se mezi pret që të kthehet pranë fëmijëve të saj. "Jam Ermira, jam dënuar për trafikim ndërkombët­ar të lëndëve narkotike, hashash. Dua të them që nuk jam krenare për këtë gjë dhe më vjen shumë turp për veten në radhë të parë dhe për tre fëmijët, sepse i lashë vetëm në një kohë të vështirë. Por gjendja ekonomike, sepse isha e ndarë me dy fëmijë që i rrisja vetëm pa asnjë lloj ndihme, më detyroi të bëja disa vepra që më vjen zor nga vetja. Kam 5 vjet që vuaj dënim duke lënë 3 fëmijë vetëm, që më presin dita- ditës dhe kur më pyet ai vogli ' mama, kur do vish' dhe nuk di një përgjigje, është diçka që nuk mundem t'jua shpjegoj me fjalë atë ndjenjë. Të jesh këtu brenda është shumë e vështirë. Dhe mbas kësaj besoj në vetvete që asgjë nuk do më trembë t'i bëj ballës jetës kur të dal jashtë bashkë me fëmijët e mi dhe të jem e denjë për ta dhe të mos u vijë zor për nënën e tyre që kanë këtu brenda. Unë di të them që një nënë në burg do të thotë një familje e shkatërrua­r. Sidomos për ata fëmijë është shumë e vështirë. Si mund të dalin në jetë kur nuk kanë një nënë që t'i mbledhë dhe edukojë?", tha ajo mes lotësh. Edhe një vajzë më e re që vuante dënimin për të njëjtin gabim, tha se për gratë dënimet do duhet të jenë pak më të lehta. "Unë jam Redona, 24 vjeç. Jam arrestuar para tri vitesh e gjysmë në Doganë, pasi supozohet se isha duke trafikuar lëndë narkotike. Mund të them që jam penduar shumë për veprën që kam bërë. Ishte një gabim e mendoj se ishte më shumë mosha ime e vogël që më detyroi të bëja atë lloj gabimi. Por duke ardhur këtu dhe duke njohur njerëz të tjerë, kam arritur të kuptoj se gratë këtu nuk duhen paragjykua­r për asnjë lloj vepre që kanë bërë. As nga gjykatat me vendimet që kanë marrë për veprime që kanë ndodhur në një moment të keq ose të shtyrë nga faktorët ekonomikë. Doja t'u kërkoja, nëse është e mundur, që kur gratë arrijnë të plotësojnë afatet për të dalë para kohe që lirohen me kusht, të tregohen më të lehta me gratë që janë nëna, bija edhe i mungojnë një familje", tha 24- vjeçarja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania