Panorama (Albania)

Gjendet e masakruar në Francë një shqiptare 37 vjeçe, nënë e një të mituri

-

Një 37- vjeçare shqiptare, nënë e një fëmije të mitur, u gjet e vrarë dhe e djegur në një pyll të Francës, në rrethana ende të paqarta. Pasi mësuan lajmin, familjarët e Brunilda Kovaçit nga Berati apelojnë për ndihmë. Fatime Kovaçi, 56 vjeçe, nëna e Brunildës, tregon mes lotësh se si e mësoi lajmin e hidhur. Ajo tregon se ishte një telefonatë që i erdhi në mbrëmje nga bashkëjetu­esi i vajzës, njëkohësis­ht edhe babai i djalit 3vjeçar, Leonardos, i cili i tha se vajza është gjetur e vdekur dhe se familja duhet të shkojë për të tërhequr kufomën brenda një jave, pasi në të kundërt shteti francez e varros atje. Fatimja tregon se Brunilda kishte shkuar në Francë 4 vite më parë dhe jetonte atje me një shtetas shqiptar, me të cilin në Francë ka lindur edhe një djalë. Djali, Leonardo, që është 3 vjeç aktualisht, pas vdekjes së Brunës ndodhet nën kujdesin e shtetit francez, sepse i ati i tij jeton në Tiranë dhe nuk mund të shkojë dot për ta marrë djalin në Francë, pasi në atë shtet ka ekspuls. Nëna e viktimës tregon se Brunilda i merrte rregullish­t në telefon dhe shpeshherë u dërgonte lekë për t’u ushqyer, pasi familja e saj jeton në kushte të vështira ekonomike. Nëna e Brunildës i bën apel shtetit ta ndihmojë për të sjellë në Berat trupin e vajzës së vdekur dhe djalin e saj 3- vjeçar, Leonardon. “Ne jetojmë 11 persona me një pension 160 mijë lekë ( të vjetër) dhe mezi ushqehemi. Në këto kushte të mjerueshme, unë i bej apel shtetit të më sjellë trupin e vajzës dhe djalin e saj”, shprehet nëna e viktimës. Ajo tregon se Brunilda ka lënë pas edhe 2 fëmijë të tjerë, njërin 20 vjeç dhe tjetrin 14 vjeç, të cilët i ka nga martesa që ka kryer në moshën 13- vjeçare në Berat dhe që pas largimit të Brunildës në Francë jetojnë me të.

 ??  ?? Viktima, Brunilda Kovaçi
Viktima, Brunilda Kovaçi
 ??  ?? Familjarët e viktimës
Familjarët e viktimës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania