Panorama (Albania)

Shpëtimi i Alvin Berishës, medalje për konsullin libanez

Siguroi kushtet për lirimin e Alvinit nga kampi Al Hol

-

Marc I. Ghorayeb, Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Liban, shtet në Lindjen e Mesme, i cili u bë i njohur me angazhimin thelbësor në operacioni­n e shpëtimit të Alvin Berishës nga kampi ku mbahej në Siri, është vlerësuar dje me medalje nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ghorayeb është drejtor ekzekutiv i kompanisë së naftës dhe gazit "BB Bitumen", ndërkohë Konsull i Shqipërisë ka që prej 2009ës. Marc I. Ghorayeb ishte personi që negocioi lirimin e Alvinit nga kampi, një operacion shpëtimi i drejtuar nga autoritete­t italiane në bashkëpuni­m me ato shqiptare. "Nuk jam tripolitan apo libanez, por jam qytetar i botës", shkruan Marc I. Ghorayeb në profilin e tij zyrtar. Dje, ai u vlerësua me medaljen "Mirënjohje Publike", për merita dhe shërbime të veçanta për sigurimin e kushteve për lirimin nga kampi Al Hol, Siri, të Alvin Berishës. "Gjatë ditëve që ishim në Liban përmes kontakteve, angazhimit të tij personal dhe familjar, mundësoi që ne të kishim gjithë akseset e nevojshme pranë autoritete­ve të sigurisë në të gjitha nivelet, që nga ministri i Brendshëm dhe autoritete­t e tjera ligjzbatue­se e të inteligjen­cës. Zhvilluam një aksion shumë të ndërlikuar dhe arritëm të kemi sukses", u shpreh Lleshaj gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljes. MINISTRI LLESHAJ "I akordova medaljen ' Mirënjohje publike' zotit Marc I. Ghorayeb, Konsull i

Përgjithsh­ëm Nderi i Shqipërisë në Liban, me motivacion­in ' Për merita dhe shërbime të veçanta për sigurimin e kushteve për lirimin nga kampi Al Hol, Siri, të shtetasit shqiptar, Alvin Berisha'", tha dje Lleshaj. Ceremonia e dorëzimit të medaljes u zhvillua në Ministrinë e Brendshme, gjatë një vizite që Ghorayeb po zhvillon në Tiranë. "Gjatë fillimit të muajit nëntor zhvilluam së bashku një punë shumë të rëndësishm­e, që kishte të bënte me lirimin dhe me sjelljen në atdhe të një qytetari shqiptar, një fëmije, Alvin Berishës, gjatë të cilit zoti Ghorayeb u angazhua personalis­ht, vetë në cilësinë e Konsullit të Përgjithsh­ëm të Shqipërisë në Liban, në cilësinë e një qytetari të Shqipërisë, në cilësinë të një qytetari të Libanit, por jo vetëm vetë si Marc, por edhe si familje. Gjithë familja e tij u angazhua dhe na krijoi lehtësira të jashtëzako­nshme, që mundësuan që Alvin Berisha të kthehej shëndoshë e mirë pranë familjes së tij. Për mua ka qenë hera e parë që e njoh zotin Ghorayeb gjatë këtyre ditëve dhe jam befasuar shumë pozitivish­t lidhur me angazhimin e tij, që ka pasur në shërbim të imazhit të Shqipërisë në Liban në tërësi, edhe në Lindjen e mesme e më gjerë. Ka arritur të krijojë një Konsullatë, e cila është model edhe për shumë nga ambasadat tona, nëse e krahason për nga niveli i performanc­ës që jep. Me këtë rast, e shfrytëzoj këtë mundësi për ta falënderua­r Marcun për angazhim e tij e për t'i dhënë në shenjë mirënjohje medaljen për ' Mirënjohje­n publike'", tha ministri i Brendshëm.

 ??  ?? Konsulli libanez me Alvin Berishën pas shpëtimit
Konsulli libanez me Alvin Berishën pas shpëtimit
 ??  ?? Lleshaj duke i dorëzuar medaljen Konsullit të Libanit
Lleshaj duke i dorëzuar medaljen Konsullit të Libanit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania