Panorama (Albania)

Grabitja e Rinasit, lirohet nga burgu "informator­i"

Ngjarja ndodhi më 9 prill 2019, prokurori nuk provon akuzën

-

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga burgu Hasan Kanaçin, punonjësi i kargos që u arrestua për grabitjen e Rinasit. Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata, shuma e parave prej 100 mijë eurosh të gjetura në banesën e tij nuk rezultojnë të jenë prerje me numër serie të njëjtë me ato që janë vjedhur nga bankat e nivelit të dytë. Ngjarja për të cilën Kanaçi u arrestua nga Policia e Shtetit ndodhi më 9 prill 2019, në pistën e avionëve të aeroportit "Nënë Tereza", në Rinas. Sipas informacio­neve, vendimi për ndryshimin e masës "Arrest me burg" ndaj Hasan Kanaçi është dhënë ditën e djeshme nga gjyqtari Bib Ndreca. I dyshuari si informator për paratë i grupit të drejtuar nga Admir Murataj, organizato­ri i grabitjes i vrarë nga Policia, u la i lirë pasi nuk ka prova që e implikojnë me grupin e grabitësve. Edhe nga tabulatet telefonike nuk rezulton që ai të ketë biseduar në ndonjë rast me ndonjë nga grabitësit. Ditën e arrestimit, Policia sekuestroi 100 mijë euro në banesën e Kasnecit, por ai pretendoi se i ka përfituar nga shitja e disa pronave. Hasan Kanaçi ishte me post shef i kargos dhe dyshimet mbi të ranë pasi kishte ndryshuar radhën e ngarkesave për në barkun e avionit Tiranë- Vjenë. Sipas procedurës, vlerat monetare janë të fundit që vihen, pas bagazheve të pasagjerëv­e, dhe më tej bëhet në pak minuta edhe mbyllja e derës së avionit. Më 9 prill, kur edhe ndodhi grabitja spektakola­re, pamjet tregonin se në fillim futeshin disa valixhe qytetarësh, më tej futen thasët me para, dera rri hapur gjatë dhe më tej afrohet një ngarkesë sërish me valixhe të pasagjerëv­e.

 ??  ?? Momenti i grabitjes në Rinas
Momenti i grabitjes në Rinas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania