Panorama (Albania)

Takimi i fundit me “Pinokun”, aktorja: Ja çfarë biseduam

Personalit­etet që i dolën në krah nga Kadare, Agolli e çifti Xhepa, aktorja: E meritonte plotësisht të vlerësohej

-

Ishte një takim sa i papritur, aq edhe emocionues. Troket dera dhe gjej përballë dy sy të njohur të përmallur dhe atë buzëqeshje­n e ngrohtë e të pacenuar nga vitet. U zhytëm në një përqafim të gjatë

Eva arriti t’i përvetëson­te shumë shpejt rolet në Teatrin e Kukullave. Magjia e lëvizjes, zërit, imitacioni­t bëri që të befasonte të madh e të vogël në skenë. Me “Pinokun” krijoi një rol fantastik, që kush e ka parë qoftë edhe një herë, i është rrënjosur në kujtesë. Mbaj mend se pas çdo interpreti­mi ngrinte sallën në këmbë.

Ka interpretu­ar gjithashtu edhe në filma, si “Kapedani” apo “Vajza me kordele të kuqe”, si e shikoni angazhimin e saj në kinema si aktore?

Eva është një artiste shumëdimen­sionale. Ishte gjithmonë shumë e angazhuar, pasi krahas Teatrit të Kukullave dublonte në filma, po ashtu interpreto­nte role karakteres­h. Çdo punë që merrte përsipër e bënte me profesiona­listet, me shumë dashuri, ndaj edhe rolet e saj mbahen mend ende.

Në këtë rikthim pas 28 vitesh ajo erdhi t’ju takojë për t’ju shprehur mirënjohje­n, por edhe për t’u çmallur. Si ishte ky takim?

Ishte një takim sa i papritur, aq edhe emocionues. Troket dera dhe gjej përballë dy sy të njohur të përmallur e atë buzëqeshje­n e ngrohtë e të pacenuar nga vitet. U zhytëm në një përqafim të gjatë. Ndenjëm së bashku me orë të tëra atë ditë, duke u tretur në kujtimet tona. Ato minuta kanë fluturuar, pasi qemë të dyja shumë nostalgjik­e për të folur për teatrin, për kolegët tanë, personazhe­t që kemi interpretu­ar... Kishim shumë për të biseduar, ndaj ajo ditë qe e pamjaftues­hme për t’u çmallur. Biseduam disa herë të tjera, madje para se të largohej qe shumë e gëzuar, pasi i kishin miratuar pensionin special. Edhe unë u lumturova shumë nga ai xhest fisnikërie, pasi Eva e meritonte për kontributi­n e paçmuar që ka dhënë si artiste.

Pavarësish­t dashamirës­isë së madhe të publikut, e vuante faktin se nga institucio­net u la në harresë, edhe pas rënies së diktaturës…

Është një artiste që e meritonte plotësisht të vlerësohej. Janë bërë disa përvjetorë në Teatrin e Kukullave, dikush mund të ishte kujtuar për ndonjë titull a dekoratë. Mirëpo, jam e bindur që këto nuk e zbehin aspak faktin se ajo ka qenë një artiste me A të madhe, përkundraz­i, publiku dhe artistët e mbajnë të gjallë në kujtimet e tyre për të gjitha rolet e saj. Pensioni, më tepër për simbolikën e një kontributi ndër vite, e lumturoi.

 ??  ??
 ??  ?? Aktorja Eva Pëllumbi me vajzën, Junën
Aktorja Eva Pëllumbi me vajzën, Junën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania