Panorama (Albania)

“Alo, jam Sarri”, Hysaj drejt Juventusit

Manovra në orët e vona, mbrojtësi drejt kampionëve të Italisë

-

Elseid Hysaj mbetet një beniamin i Mauricio Sarrit. Kanë punuar së bashku tek Empoli dhe te Napoli.

Kjo është edhe arsyeja se përse trajneri aktual i Juventusit kërkon që ta ketë sërish në ekip. Ai nuk bindet nga cilësitë që ka De Shiljo, madje u kritikua ashpër për aktivizimi­n e mbrojtësit italian në finalen e Superkupës, kur "Zonja" u mund 3- 1 nga Lacio. Për këtë arsye, Sarrit i duhet një futbollist i besueshëm që mund të luajë në të dy krahët dhe të njohë filozofinë e lojës së tij. Hysaj ka identikiti­n perfekt dhe sipas medias italiane, Juventusi është futur mes Napolit dhe Romës për të marrë shërbimet e 25- vjeçarit shqiptar. Shkodrani ka luajtur 146 ndeshje me Napolin që nga vera e vitit 2015, por sapo shkeli aty, Ançeloti gjërat u vështirësu­an për të dhe ai e humbi vendin e titullarit. Ishte drejt kalimit te Valencia gjatë verës, por në fund presidenti i klubit, De Laurentis, ndërroi mendje dhe e mbajti në ekip shqiptarin. Kjo nuk ndryshoi situatën e Hysajt, që vazhdoi të qëndronte shumicën e ndeshjeve në stol me Ançelotin. Gjatë javëve të fundit ka pasur negociata të vazhdueshm­e mes

Napolit dhe Romës për transferim­in e lojtarit aty, por siç raporton gazetari Çiro veneratio i televizion­it lokal "calcionapo­li24tv", dje në mbrëmje është futur Juventusi fuqishëm në lojë. "Bëhet fjalë për një ide që mund të konkretizo­het në janar. Juvja ka ofruar De Shiljon, që, në fakt, e kërkon edhe PSG, por të shohim", ka deklaruar Venerato. Mësohet se është këmbëngulj­a e Sarrit për ta pasur sërish shqiptarin në dispozicio­n, duke qenë se sezoni është i gjatë dhe dëmtimet e shpeshta e kanë shoqëruar Juventusin gjatë këtij edicioni. Nëse mbrojtësi i Shqipërisë kalon te Juventusi, atëherë ky do të ishte një tjetër hap i madh në karrierë, ku ka mundësi të shpallet për herë të parë kampion i Italisë, por edhe të luftojë për të fituar Champions- in.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania