Panorama (Albania)

‘ Ngrinte sallën në këmbë’, Margarita Xhepa rrëfen historinë e trishtë të aktores: Ia hiqnin emrin nga filmat

“Nga njëra anë e duartrokis­nin e nga ana tjetër pëshpëritn­in ‘ Ajo’”, aktorja: U munduam ta mbanim sa më afër

- ANILA DEDAJ

Do të kishte dashur që kjo të ishte një nga lojërat më të marra të Pinokut dhe lajmi të mos ishte i vërtetë… “E ëmbla Evë, si ike kaq shpejt”, përsërit Margarita Xhepa e pikëlluar nga humbja e mikes së shtrenjtë.

Largimi i parakohshë­m i aktores nga kjo jetë ka kapur miq e familjarë në befasi. Eva Pëllumbi i mbylli sytë përgjithmo­në këtë të martë, në moshën 66- vjeçare, duke lënë pas gjurmë të pashlyeshm­e në artin skenik, por mbi të gjitha në memorien a tyre që arritën ta njohin këtë grua fisnike, nënë heroinë në rrethana të një mentalitet­i të çeliktë. “Iku Eva?!/ Mos! Mos Pinok/ Mos më gënje/ Të lutem dil nga roli”… Dhimbje e madhe për të bijën, Junën, që matanë, në Gjermaninë e largët ku jetonin prej 29 vitesh, vajton nënën, shoqen, artisten e madhe që me humanizmin e saj dhe veprimtari­në artistike shënoi përjetësin­ë e saj. E kush nuk e mban mend “Pinokun”, atë vajzën e ëmbël, që pas maskës hokatare edukonte fëmijët përmes argëtimit. “E kujtoj si sot Evën në Teatrin e Kukullave. Pas së shfaqjeve të saj, salla ngrihej në këmbë. E pëlqente i madh e i vogël”, rrëfen Xhepa.

E tregon mikeshën të jashtëzako­nshme edhe në dublim… aftësitë si imitatore ia pat zbuluar Bujar Kapexhiu, në një ditë krejt të zakonshme, kur Eva ishte gati fëmijë e hidhej ende mbi trampolinë. Ndërsa dashurinë për artin e kishte konsolidua­r hap pas hapi prej angazhimit në Pallat të Pionierëve që në moshën 7- vjeçare, ku pati fatin të punonte me artistë si Robert Radoja. Përpos Teatrit të Kukullave, ku krahas protagoniz­mit si Pinoku, mbahet mend edhe për interpreti­min e papërsërit­shëm te “Ditëlindja e bardhoshes”, “Çufo dhe Bubi Kaçurrel” etj., nuk mungon as angazhimi i saj në kinema. Edhe pse me role karakteria­le në filma, si “Kapedani”, “Vajzat me kordele të kuqe” apo “Ëndërr për karrige”, aktorja arrinte të linte një shije të hollë të aktrimit, të ngulitur në memorie edhe falë batutave të saj. Me buzëqeshje­n “alla Loren”, flokët e prera bishtpëllu­mb, në një plan të filmit “Kapedani” portreti i saj shprehës është përjetësua­r në batutën “Jepi rini jepi”, e cila përdoret ende sot. Ashtu të buzëqeshur e të çiltër edhe në përditshmë­ri e kujton sot aktorja Margarita Xhepa, që e pati njohur që në rininë e saj në ish- Kinostudio. Mirëpo, pas asaj buzëqeshje­je fshihej edhe një vuajtje shpirtëror­e, shkaktuar nga shigjeta të mprehta të mentalitet­it, që lëshoheshi­n në shikime paragjykue­se apo fjalë të hidhura, veç për faktin se artistja kishte vendosur të sillte në jetë vajzën e saj, ndonëse do ta rriste e vetme. “Nga njëra anë më duartrokis­nin dhe nga ana tjetër pëshpëritn­in ‘ Ajo’”, do të rrëfente aktorja për “Ftesë në 5” një vit më parë. Mirëpo, e tillë ishte ajo, e kapërdinte këtë kafshatë të hidhur të gjykimit të cekët dhe në shkëmbim falte buzëqeshje, art të sinqertë, edukatë e kulturë. “Mirëpo, Eva ia doli mbanë, qëndroi me kokën lart, edhe pse pati pranë prindërit, shoqërinë”, tregon Xhepa. Për ata që e mbështetën, si çifti i artistëve Margarita e Xhavit Xhepa, Piro Milkani, Dritëro Agolli etj., nuk ngurronte të shprehte mirënjohje. “Nuk e harroj kurrë…, kam qenë me vajzën 10- ditëshe ndërsa po kaloja nga kisha, se nuk doja të më shikonin njerëzit. Ismail Kadare ishte bashkë me Helenën, sapo më vë re më flet: ‘ Përse fshihesh, - më thotë, - nëse njerëzit të hedhin 100 gurë, ti ke bërë një xhest heroik e ne të duam 100 herë”, tregonte aktorja një vit më parë. Po me aq mirënjohje ajo do të kujtonte për mediat shkrimtari­n fisnik, Dritëro Agolli, që ngriti zërin për faktin se nuk ia çonin emrin në filmin multiplika­tiv. “Kjo vajzë i jep zërin kartonit, pse nuk e ka emrin”, pat thënë shkrimtari, duke bërë të mundur që nga dhjetëra role Pëllumbit t’i shënohej emri në një film të vetëm, te “Çufo- Çufo”. Më të ngushtë miqësinë e kishte me çiftin Xhepa, aktorin këngëtar të Teatrit të Kukullave e Margaritën, të cilët e mirëprisni­n në gjirin e familjes, e ngushëllon­in e i jepnin kurajë. Në këtë vizitë të fundit, pas 28 vitesh mungesë në Shqipëri, ajo trokiti në derën e mikeshës së saj, me të cilën kishte ndarë vuajtjet, grimcat e gëzimit, për t’u çmallur, për të kujtuar veprën e një jete. Margarita Xhepa, me dhimbjen e thellë për humbjen e mikeshës së shtrenjtë, ndan për lexuesit e “Panoramës” mbresat nga takimi i fundit dhe Evën e 100 roleve, “Pinokun”, artisten dhe gruan që i përplasi mentalitet­it idhnak në fytyrë buzëqeshje e dashuri…

Zonja Xhepa, mikja juaj, aktorja Eva Pëllumbi, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur, duke lënë pas trishtim të thellë te familjarët, miqtë, por edhe dashamirës­it e saj, që janë të shumtë. Për ta nderuar për kontributi­n që dha në skenën shqiptare, donim që të ndanit me ne disa grimca kujtimesh. Si jeni njohur me të, çfarë mbresash ruani?

Jam sa e tronditur, aq edhe e mallëngjye­r nga ky lajm. Ajo ishte Eva jonë… e mira, e talentuara, e dashura, shoqja që çdokush do të donte të kishte dhe tek e fundit, përmes roleve të saj diti të bëhej mikja e një publiku të gjerë. E kam dashur shumë, por nuk ishte aspak e jashtëzako­nshme ta doje Evën. Ajo të impononte dashamirës­inë me sinqeritet­in e saj, me buzëqeshje­n e ngrohtë, që fshihte një jetë jo të lehtë e po ashtu me dhuntitë skenike e punën e palodhur që bënte. U njoha me të në ish- Kinostudio, ku bënte vazhdimish­t dublime. Dhe dublimet e saj kanë qenë të jashtëzako­nshme! Shoqëria jonë u forcua edhe më, kur ajo punonte me bashkëshor­tin tim, Xhavitin, në Teatrin e Kukullave. Ne njohëm lehtësisht tek Eva një grua të jashtëzako­nshme e njëherazi aktore të mrekullues­hme dhe nuk na u desh shumë që të lidhnim një miqësi të ngushtë familjare. Ishte mikja jonë e

U njoha me të në ish- Kinostudio, ku bënte vazhdimish­t dublime. Dhe dublimet e saj kanë qenë të jashtëzako­nshme. Shoqëria jonë u forcua edhe më kur ajo punonte me bashkëshor­tin tim, Xhavitin, në Teatrin e Kukullave.

përbashkët. Me Evën kemi kaluar kaq e kaq mbrëmje duke biseduar, duke qeshur, duke qarë hallet… Po ashtu, e ndiqja edhe në shfaqje, ku isha e pranishme vazhdimish­t edhe për shkak të tim shoqi, më duhet të them se në Teatrin e Kukullave ajo ka krijuar rolet më të bukura, karakteret më të veçanta. Eva ka qenë një artiste që i përkushtoh­ej shumë punës, jo vetëm e donte me zemër artin, por e kuptonte atë. Kishte shumë kërkesa ndaj vetes, jo më kot karakteret që ajo krijoi mbahen mend edhe sot.

Në rrëfimet e saj përmend se keni qenë një mbështetje e madhe për të. Siç ju thoni, Eva ka qenë jo vetëm një artiste, por edhe grua, nënë për t’u admiruar. Mirëpo, sistemi qe i vrazhdë dhe me një mentalitet të ngurtë, çka duket se i ka rënduar…

Jeta është e tillë, ka të mirat, por edhe dramat e saj. Mënyra se si Eva i ka përballuar na ka bërë ta duam edhe më fort.

Jemi munduar që ta mbajmë sa më afër, ta mirëpresim në

shtëpinë tonë, ta qetësojmë, t’i japim kurajë. Ishte një grua e fortë dhe përpiqej të mos binte në pesimizëm, por sidoqoftë, siç ju e thatë, mentalitet­i te disa njerëz ishte i ngurtë dhe ndodhte të mërzitej, të prekej emocionali­sht. Nuk mund të them se qe e lehtë, por ajo ia doli mbanë. Solli në jetë një vajzë të mrekullues­hme, e edukoi, e shkolloi në më të mirën e mundshme. Pati njerëz, së paku ne shoqëria e saj, që ditën të logjikojnë drejt dhe i jepnin Evës kurajë në çdo moment. Ne ishim të ndërgjegjs­hëm se sa grua dhe artiste e mrekullues­hme ishte Eva, ndaj mundoheshi­m të ishim mbështetje për të, siç ajo ka qenë në momente të vështira për secilin prej nesh.

“Nga njëra anë më duartrokis­nin, nga ana tjetër më thoshin ‘ Ajo’”, pohon në një nga daljet e fundit publike pas kthimit, teksa shpreh edhe mirënjohje­n për ata që i qëndruan pranë. Ajo diti të qëndrojë në këmbë, ama ato grishjet dashakeqës­e duket se kishin lënë shenjë... Është e vërtetë, mentalitet­i, këto pëshpëritj­et i kanë rënduar. Siç thashë, këto janë drama që i kanë përjetuar shumë gra në atë kohë, por edhe sot. Megjithatë, mënyra se si Eva e vijoi jetën e saj është një shembull, një mësim i mirë jete. Eva e fitoi edhe më shumë respektin tonë për qëndrimin që mbaji ndaj vajzës. Reflektoi dinjitet në mënyrën se si e rriti të bijën, duke e rrethuar nga edukata e dashuria. Pati pranë edhe shoqërinë e prindërit, që e ndihmuan të vazhdonte përpara. Më e rëndësishm­ja, ajo nuk e uli kokën, përkundraz­i, i dha kurajë vetes dhe i investoi energjitë e saj në art dhe rritjen e së bijës. Vazhdoi kështu deri në korrik të ’ 90- ës, kur në mes të atij eksodi të dhimbshëm u largua edhe ajo jashtë vendit. Ndoshta qe zgjedhja e duhur, pasi edhe vajza u shkollua e krijoi familjen e saj në Gjermani. Edhe vetë Eva rinisi jetën e dukej se gjeti njëfarë qetësie, më në fund mundi të ishte e lumtur.

Shumica prej njerëzve e identifiko­n me rolin e Pinokut, si e kujtoni nën petkat e këtij personazhi që i dha zë?

 ??  ?? MARGARITA XHEPA DHE EVA PELLUMBI
MARGARITA XHEPA DHE EVA PELLUMBI
 ??  ?? NJE VIT ME PARE, GJATE TAKIMIT TE MARGARITA XHEPES ME EVA PELLUMBIN
NJE VIT ME PARE, GJATE TAKIMIT TE MARGARITA XHEPES ME EVA PELLUMBIN
 ??  ?? Eva Pëllumbi në filmin “Kapedani”
Eva Pëllumbi në filmin “Kapedani”
 ??  ?? Në Teatrin e Kukullave, Eva Pëllumbi e Xhavit Xhepa
Në Teatrin e Kukullave, Eva Pëllumbi e Xhavit Xhepa
 ??  ?? Aktori këngëtar, Xhavit Xhepa
Aktori këngëtar, Xhavit Xhepa
 ??  ??
 ??  ?? Aktorja Eva Pëllumbi
Aktorja Eva Pëllumbi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania