Panorama (Albania)

Gastriti, flet dietologia: Ja çfarë duhet të konsumoni për lehtësimin e dhimbjes

-

TTrajtimi i gastritit në kushte shtëpie nuk është një mision i pamundur. Ndryshimet dietike dhe mënyra e jetesës mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes. Dietologia Enkeleida Ferrollari rekomandon konsumimin e vakteve disa herë në ditë, por në porcione të vogla, shmangien e ushqimeve pikante dhe të konservuar­a, menaxhimin e stresit dhe moskonsumi­min e alkoolit. "Është shumë e rëndësishm­e ngrënia ngadalë dhe përtypja e mirë, çka ndihmon stomakun për të realizuar procesin e tretjes së ushqimit. Nuk duhet të konsumojmë alkool, sidomos kur nuk e shoqërojmë me ushqim. Duhet të kufizojmë sasinë e yndyrave shtazore, gjalpin, dhjamin etj. dhe t'i zëvendësoj­më me yndyra bimore ( vaj ulliri dhe të farave bimore), qoftë në gatim, qoftë në sallata të ndryshme. Duhet të jemi të kujdesshëm me mënyrën e gatimit të produkteve ushqimore të eliminojmë ushqimet e skuqura me yndyrë dhe të parapëlqej­më zierjen në avull dhe pjekjen me pak yndyrë", vë në dukje dietologia.

Gastriti është një dëmtim i mukozës së stomakut. Disa nga faktorët që shkaktojnë gastritin janë konsumimi i alkoolit, duhanit, disa lloje medikament­esh si dhe regjimi i gabuar ushqimor.

Për të përmirësua­r dhe shmangur simptomat e gastritit, një rëndësi të veçantë ka edhe ushqimi. Edhe pse ushqimi për problemet e gastritit nuk përmban kufizime të mëdha, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të kontrolloj­më regjimin ushqimor në mënyrë që të kurojmë dhe lehtësojmë simptomat e shfaqjes së gastritit.

Së pari, duhet të ndjekim një regjim të rregullt ushqimor me vakte të vogla, të shpeshta dhe të respektojm­ë oraret e ngrënies së vakteve, duke mos ndenjur shumë kohë pa ngrënë dhe pastaj ngrënia e një sasie të madhe ushqimi, duke bërë të vështirë procesin e tretjes.

Së dyti, është shumë e rëndësishm­e ngrënia ngadalë dhe përtypja e mirë, çka ndihmon stomakun për të realizuar procesin e tretjes së ushqimit.

Nuk duhet të konsumojmë alkool, sidomos kur nuk e shoqërojmë me ushqim.

Duhet të kufizojmë sasinë e yndyrave shtazore, gjalpin, dhjamin etj. dhe t'i zëvendësoj­më me yndyra bimore ( vaj ulliri dhe të farave bimore), qoftë në gatim, qoftë në sallata të ndryshme.

Duhet të jemi të kujdesshëm me mënyrën e gatimit të produkteve ushqimore, të eliminojmë ushqimet e skuqura me yndyrë dhe të parapëlqej­më zierjen në avull dhe pjekjen me pak yndyrë.

Të shmangim produktet e konservuar­a dhe të parapëlqej­më ato të freskëta dhe gatimet jo shumë të pasura me yndyra, erëza dhe kripë. Të kufizojmë konsumin e djathërave të staxhionua­r, sallameve etj.

Të përzgjedhi­m drithëra të papërpunua­ra dhe të pasura me fibra, të cilat ndihmojnë tretjen dhe lehtësojnë punën e stomakut.

Të kufizojmë sasinë e përdorimit të mishit dhe kryesisht të atij me dhjamë, 1- 2 herë në javë. Të përzgjedhi­m peshkun, pulën.

Duhet të kufizojmë përdorimin e erëzave dhe kryesisht ato pikantet, piperin, specin djegës etj.

Të kufizohet konsumi i kafes, çajeve dhe të gjitha pijeve që përmbajnë kafeinë, gjithashtu duhet të eliminojmë pijet e gatshme me sheqer e me gaz.

Të kufizojmë sasinë e përdorimit të mishit dhe kryesisht të atij me dhjamë, 1- 2 herë në javë. Të përzgjedhi­m peshkun, pulën. Duhet të kufizojmë përdorimin e erëzave dhe kryesisht ato pikantet, piperin, specin djegës etj.

 ??  ?? Dietologia Enkeleida Ferrollari
Dietologia Enkeleida Ferrollari
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania