Panorama (Albania)

Nata luksoze e Vitit të Ri në Klubin e Lidhjes, artistja: Si konkurroni­n gratë VIP me veshjet

Cili ishte klubi më i famshëm i kryeqyteti­t në vitet ’ 60-’ 70, atmosfera që krijohej dhe kush e frekuenton­te

- UVIL ZAJMI

Ai nuk ka qenë një klub si të tjerët. Intelektua­lët e kohës e kishin pikëqendri­min e tyre. Aty rriheshin idetë për artin dhe kulturën dhe shumëkush, kur kalonte atypari, do të kishte dashur të ishte pjesë e atij ambienti ose të mësonte se ç’thuhej në ato tavolina. Por edhe një tjetër arsye e bënte të famshëm atë klub: Mbrëmja e Vitit të Ri.

Ishte atmosfera që krijohej, festimet spektakola­re, vallëzimet, ballot, këngëtarët, orkestra, të ftuar deri te të pranishmit: intelektua­lë, shkrimtarë, artistë, aktorë, kompozitor­ë, regjisorë, kineastë, poetë, piktorë, skulptorë, gazetarë, personalit­ete të kulturës së bashku me familjet e tyre. Por edhe të huaj, kryesisht rusë, ata me rezidencë apo të ardhur e të akredituar në Tiranë, deri edhe trupi diplomatik. Një mjedis mondan, nga pijet e huaja, te Rum- i kubanez, dhuratat, veshjet elegante, gjithçka e stilizuar vetëm për një natë. Mbrëmjen e Vitit të Ri, në një sallë të madhe, moderne, elita e artit kombëtar është dëfryer e argëtuar pa kufi. Janë vitet kur të gjithë studentët sapo janë kthyer nga vendet e Lindjes pas prishjes së marrëdhëni­eve me to. Midis tyre edhe familja Milkani, Bebi dhe Pirro. Miq të prindërve të mi, e pritën me kënaqësi interesimi­n dhe dëshirën time për të shkruar e kujtuar Klubin e Lidhjes, atë të viteve ‘ 60’ 70. Në veçanti Bebi do të tregohej shumë e gatshme për të rrëfyer, pasi iu duk e veçantë kjo temë, e patrajtuar. Artiste e njohur, pianiste me formim dhe edukatë perëndimor­e, pedagoge, protagonis­te në mjaft koncerte, shfaqje, intervista, biseda televizive, edhe sot ka mbetur ajo grua, vitale, me energji që mund t’i përcjellë vetëm një shpirt artisteje. “Ai klub i harruar, ka parë shumë histori, njerëz, breza, që karrierën artistike, deri edhe atë familjare, shumë prej tyre e krijuan aty. Pikërisht në atë klub, artistë, poetë, shkrimtarë, regjisorë, piktorë, në dekada u miqësuan, u njohën dhe janë dashuruar”, thotë artistja. Ulur pranë pianos, tek apartament­i i tyre në pallatin në Rrugën e Durrësit, në një mjedis sa artistik edhe familjar, falë mikpritjes që më ofruan, u ndjeva mjaft komod. Biseda midis nesh, shumë herë devijonte nga një kah në tjetrin, pa e kuptuar se koha kalonte, pasi e tillë ishte atmosfera e këndshme që të krijonin bashkëshor­tët Milkani. Rrëfime, rikthime me kujtime emocionues­e, pasi e tillë është edhe bota e pafund artistike e tyre: Tema interesant­e, ngjarje, një pafundësi. Deri edhe biçikletën e famshme të Bebit e kujtuam. Kur kalonte, të gjithë kthenim kokën për ta parë atë grua moderne, krejt ndryshe. Pastaj libri surprizë i Pirros “E pabesueshm­e por e vërtetë”, që më ka befasuar jashtë mase. “Znj. Bebi, ju kujtohet Klubi i Lidhjes, ai pranë teatrit”, e pyeta si fillim? “Gjithçka”, m’u përgjigj, ndërsa qëndronte pranë pianos. “Edhe njohjen me Pirron, nisur pikërisht në atë klub artistësh, në njërën nga netët argëtuese të asaj kohe. Ishte më i vogli, nuk fliste”, e nis intervistë­n artistja e njohur për gazetën “Panorama”. Flet ngadalë, është e përqendrua­r, nuk do të harrojë asgjë. Edhe pse ka shumë dekada e vite të panumërta që janë lënë pas, pianistja ruan ende nostalgji, nga frekuentim­i i atij klubi të admiruar nga artistë, kolegë, miq, me dëshirën për t’i kujtuar të gjithë, por është e pamundur. Madje shumë prej tyre janë ndarë edhe nga jeta. Znj. Kristidhi, si e kujtoni Klubin e Lidhjes? Për shumë vite, ajo sallë e bukur ka shërbyer, për t’u takuar e qëndruar shkrimtarë, artistë, jo vetëm ata kryeqyteta­s, por edhe nga qytete e tjera, që vinin me kënaqësi aty, të paktën deri rreth viteve ‘ 70. Për t’u transferua­r më pas tek Ish- Shtëpia Qendrore e Oficerëve, e bashkuar në një ndërtesë të vetme Lidhje- Klub. Selia e Lidhjes së Shkrimtarë­ve ka qenë më parë te Vila e Musa Jukës, te rrugica ngjitur me ish- shkollën e muzikës “Kongresi i Përmetit”, në Rrugën e Dibrës. Si i kujtoni ato mjedise? Ishte një ndërtesë, që së bashku me atë të Teatrit Kombëtar, kanë qenë pjesë e kompleksit “Dopo Lavoro”, të ndërtuar nga italianët. Një hyrje ballore, me dy dyer, por njëra përdorej, ajo majtas. Pastaj një holl, e pas atij të hapej një sallë gjigante e lartë, me hapësira, kolltukë të gjerë të mëdhenj, shumë komodë për t’u ulur e qëndruar. Me piktura të formateve të mëdha, të vendosura nëpër mure, realizuar nga artistët shqiptarë. Edhe sot e tillë ka mbetur, të paktën nga pamja ballore.

Jeta juaj nuk kuptohet pa piano, a ka pasur në atë godinë?

Po, ka qenë një piano në një kënd për të shoqëruar recitalet, këngëtarë, violinistë, instrument­istë, pra evenimente­t artistike që organizohe­shin aty. Një ndër interpretu­esit kam qenë edhe unë. Nuk mund të largohesha pa hapur kapakun, prekur tastierën. Në mbrëmje sidomos, ulesha dhe tingujt e saj, ishin një frymëzim më shumë për të ngacmuar idetë, fantazitë e shoqëruar bisedat, diskutimet pasionante deri në orët e vona. Ku ka qenë kulmi i frekuentim­it? Si një mjedis në qendër të Tiranës, ishte shumë komod, dhe edhe sikur pak kohë të kishim, shkonin aty, qoftë edhe për një kafe apo takim pune. Vinin intelektua­lë, shkrimtarë dhe artistë të kohës, por jo vetëm. Ajo sallë ka shërbyer për mbledhje, hapjen e ekspozitav­e figurative, promovimev­e, diplomave, recitimeve letrare etj. Më kujtohet mjaft mirë, kur në 1961- shin erdhën qindra studentë, që u kthyen nga Hungaria, Çekia, Rusia, Polonia, pas prishjes me bllokun e shteteve të Lindjes. Pjesa më e madhe e tyre, sidomos artistët vinin aty, i jepnin gjallëri klubit. Por edhe artistë, ata që kishin mbaruar në shkollat perëndimor­e, Italia, Franca...

Klubi i Lidhjes kujtohet edhe për festën e Vitit të Ri, si e mbani mend?

E vërtetë, ajo sallë më shumë se çdo gjë tjetër kishte kulmin me natën e Vitit të Ri. Më 31 dhjetor, të gjithë ishin në Klubin e Lidhjes, ku organizohe­j festimi tradiciona­l, që ishte shumë i veçantë. Hidhej shorti, shpërndahe­shin dhurata për familjarët dhe festohej deri në orët e para të mëngjesit. Vinin personalit­ete të njohura të artit, deri edhe të huaj, që ndodheshin në Shqipëri në atë fund viti, apo trupi diplomatik, ambasadorë bashkë me familjet, që prenotonin aty. Bëhej bukur, vallëzohej, këndohej, kërcehej, vinin këngëtarë, instrument­istë të njohur. Si ishin veshjet? Detyrimish­t duhej veshje elegante. Ai ka qenë edhe një klub që përcillte modën e kohës. Të gjithë përgatites­hin për atë natë, kryesisht vajzat, gratë që do të shkonin me fustane luksi. Burrat me kostume elegante, papionë, të gjitha të modeluara për atë natë, atë mbrëmje, ballon e asaj nate festive. Deri edhe dorezat elegante nuk duhet të mungonin. Por jo vetëm veshja, edhe përkujdesj­a për pamjen e jashtme ishte e rëndësishm­e. Për gratë sidomos. Në Rrugën e Dibrës, ishte një permanent, ku shërbente një parukiere franceze e njohur, tek e cila shkonin gratë. Veçanërish­t artistet ishin klientet e saj. Mendoni natën e Vitit të Ri, çfarë fluksi kishte në lokalin e saj.

Nga sa thoni, duhet të ketë qenë e paimagjinu­eshme për pjesën tjetër të shqiptarëv­e...

Ai ishte një klub luksoz me çifte të njohura, ku spikasnin gratë e bukura. Larmi fustanesh, me tafta, najlon, kadife, sipas modës, preferenca­ve të kohës, sigurisht të qepura bukur në rrobaqepës me traditë, privatë, me eksperienc­ë, të ardhur apo të specializu­ar gjatë kohës së Italisë dhe shumë të frekuentua­r ato vite. Jo të gjithë qepnin tek ato. Kishte nga ato që veshja i vinte nga jashtë, apo i blinin në dyqanin e valutës, me porosi në atë të modës, pasi nuk gjendeshin në dyqane të tjera. Po gjatë vitit, si frekuentoh­ej? Sigurisht gjatë javës, më shumë të shtunave, mblidheshi­n në mbrëmje. Dhe interesant është fakti se jo vetëm artistë, por aty vinin edhe inxhinierë, arkitektë, mjekë, juristë, avokatë, gazetarë të njohur me familjet e tyre. Të pranishme si gjithmonë pianoja, por edhe një formacion i vogël orkestral. Edhe në fundjavë, nuk mungonte e veshura elegante. Vinin shumë studentë të Arteve. Breza studentësh, djem, vajza, që më vonë u bënë artistë të njohur, pedagogët e tyre dëshironin të vinin në atë klub, të argëtohesh­in, të jepnin koncerte etj. Bashkë me ta, edhe unë si pedagogia e tyre, i shoqëroja me shumë kënaqësi. Mbrëmjet në atë mjedis ishim vërtet tërheqëse. Të bëje një koncert në Lidhje ishte një ngjarje, apo jo? Të jepje koncert në Klubin e Lidhjes përbënte eveniment të madh, sidomos për ata që kërkonin të promovohes­hin, të afirmohesh­in, veçanërish­t studentët. “Ka dhënë koncert në Klubin e Lidhjes”, thuhej për këngëtarët, si të muzikës së lehtë, ata lirikë, instrument­istë, si një vlerësim për artistin

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? PIANISTJA MARGARITA ( BEBI) KRISTIDHI
PIANISTJA MARGARITA ( BEBI) KRISTIDHI
 ??  ?? Pianistja Margarita ( Bebi) Kristidhi
Pianistja Margarita ( Bebi) Kristidhi
 ??  ?? Ish- Klubi i Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve
Ish- Klubi i Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania