Panorama (Albania)

"20 mijë lekë po votove", PD kërkon hetim nga SPAK: Kjo, prova e parë

Ivi Kaso: Implementi­mi i teknologji­së është rruga më e besueshme për depolitizi­min e administra­tës zgjedhor e

- Ivi Kaso

Opozita e bashkuar nuk ka ende një konsensus nëse duhet ndryshuar apo jo sistemi zgjedhor dhe nëse po, cili do të ishte më i përshtatsh­ëm për Shqipërinë.

Grupi i punës që udhëhiqet nga drejtuesi politik Gazment Bardhi, vijon punën prej disa muajsh për të dalë në janar me draftin e tij final. Në një intervistë për gazetën "Panorama", sekretari i PD- së për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso, tha se grupet e punës vijojnë diskutimet sa i përket sistemit zgjedhor. Kaso theksoi se prioritet i PD- së është adresimi i shqetësime­ve të evidentuar­a nga OSBE/ ODHIR- i. "Prioritizi­mi që opozita u ka bërë çështjeve të reformës synon t'u japë zgjidhje problemeve më të mprehta të zgjedhjeve, veçanërish­t ato të cilat janë të evidentuar­a në raportet e fundit të ODIHR- it.", tha ndër të tjera Kaso. Ndërkohë, sekretari për çështjet zgjedhore i PD- së shtoi se opozita është e përgatitur të fitoj zgjedhjet e parakohshm­e, edhe me kodin elektoral aktual, por vetëm nëse zgjedhjet organizohe­n nga një qeveri e përkohshme. Po ashtu, Kaso akuzoi kreun e qeverisë se po tenton të bllokojë Reformën Zgjedhore gjithëpërf­shirëse.

Z. Kaso, pak javë më parë, kryetari i PD- së, Lulzim Basha, deklaroi se opozita është gati të konkludojë Reformën Zgjedhore brenda janarit. Në draftin tuaj të Reformës Zgjedhore, ka ndonjë propozim për ndryshimin e sistemit? Në Komisionin e Posaçëm Parlamenta­r të Reformës Zgjedhore, dy deputetë, Myslym Murrizi dhe Halit Valteri, dorëzuan një propozim për sistemin zgjedhor, ndërsa maxhoranca u shpreh e gatshme për të diskutuar për këtë, ndërsa mësohet se nuk është prioritet i tyre. Ka opozita ndonjë propozim ose sistem preferenci­al, të cilin e ka diskutuar në grupin e punës?

Padyshim që çështja e sistemit, është aspekti i reformës që tërheq më shumë interes mediatik dhe të një pjese të publikut, por prioritizi­mi që opozita u ka bërë çështjeve të reformës synon t'u japë zgjidhje problemeve më të mprehta të zgjedhjeve, veçanërish­t ato të cilat janë të evidentuar­a në raportet e fundit të ODIHR- it. Në këtë kontekst, diskutimi për sistemin zgjedhor përbën padyshim një temë të rëndësishm­e në axhendën e tryezës së ekspertëve të opozitës, ku po trajtohet në mënyrë parimore, serioze e shteruese, duke u përpjekur të evidentojm­ë sistemin, pikat e forta e të dobëta të sistemit aktual dhe avantazhet e mundshme të sistemeve të tjera. Diskutimi ende vijon midis aleatëve tanë dhe Partia Demokratik­e është e përkushtua­r për të mbështetur çdo vendimmarr­je të tryezës së aleatëve për një sistem sa më përfaqësue­s, i cili do të garantojë legjitimit­et të institucio­neve të dala nga zgjedhjet, stabilitet dhe mbi të gjitha besim publik në qeverisje.

Kreu i PD- së tha në një mbledhje të Kryesisë së Partisë

Demokratik­e dhe ish- Grupit Parlamenta­r se Kryeminist­ri Rama po përpiqet të bllokojë Reformën Zgjedhore, duke mos përfshirë të gjitha palët. Ka pasur kohët e fundit ndonjë përpjekje tjetër të ndërkombët­arëve për një tryezë të radhës dhe që është refuzuar nga kreu i qeverisë? Ose si po e bllokon Rama reformën?

Tentativa e Ramës për të miratuar i vetëm një pseudoRefo­rmë Zgjedhore, shkon në krah diametrali­sht të kundërt me kushtin e Bundestagu­t për një Reformë Zgjedhore të miratuar me kontributi­n e të gjithë aktorëve politikë relevantë. Kjo, për këdo që ende ka ndonjë keqkuptim, është treguesi më i qartë se cila nga palët politike e ka seriozisht, jo vetëm Reformën Zgjedhore, por mbi të gjitha përmbushje­n e kushteve të partnerëve ndërkombët­arë dhe progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian.

Qeveria ka shtyrë deri në mars gjendjen e jashtëzako­nshme, çka nënkupton se deri në mars, nuk mund të ketë zgjedhje të parakohshm­e. Kur mund të jetë koha e përshtatsh­me, sipas jush, duke marrë parasysh edhe kohën që duhet për të implementu­ar Reformën Zgjedhore?

Opozita është e përkushtua­r për të ofruar kontributi­n dhe zgjidhjet e saj në një kohë fare të shkurtër, çka i hap rrugën miratimit të tyre në Parlament, në fillim të këtij viti, nëse ka vullnet për të miratuar një reformë konsensual­e, e cila në substancë pasqyron standardet më të larta zgjedhore ndërkombët­are. Nga ana tjetër, opozita është e përgatitur për të fituar zgjedhjet e parakohshm­e kurdo kur ato mund të mbahen, qoftë me Reformë Zgjedhore të miratuar e qoftë me Kodin aktual, i cili gjithsesi do të ofronte garanci për zgjedhje të lira, nëse do të implemento­hej nga një qeveri kujdestare, jashtë konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira.

Mendoni se identifiki­mi, votimi dhe numërimi elektronik mund të implemento­het që në zgjedhjet e ardhshme në të gjithë vendin?

Sistemi i ilustruar në kuadër të propozimev­e e të zgjidhjeve të ofruara nga ana jonë për identifiki­min biometrik të zgjedhësve dhe votimit e numërimit elektronik, nga ana teknike është i gatshëm për t'u implemetua­r njëherazi në të gjithë vendin, në një kohë shumë të shkurtër. Ajo çka nevojitet, është mbështetja edhe besimi i të gjitha palëve politike te teknologji­a, çka do të ndikojë te përmirësim­i i klimës së besimit të të gjithë zgjedhësve te procesi zgjedhor dhe te legjitimit­eti i institucio­neve të dala nga zgjedhjet.

Cili është propozimi i opozitës për depolitizi­min e administra­tës zgjedhore?

Implementi­mi i teknologji­së është rruga më e shpejtë, e ndershme dhe e besueshme për depolitizi­min e administra­tës zgjedhore, ku shumë shpejt komisioner­ët partiakë do të zëvendësoh­en nga staf teknik, i cili do të përkujdese­t vetë për mbarëvajtj­en e makinerive të votimit e numërimit e për orientimin e zgjedhësve për një proces normal zgjedhor. Duhet shkrirë sipas jush KQZ- ja? Ende tryeza e opozitës nuk ka konkluduar një qëndrim përfundimt­ar lidhur me modelin e KQZ- së së ardhshme, por një gjë është e sigurt: kjo KQZ, e cila ka drejtuar procesin kriminal të 30 qershorit, ka uzurpuar kompetenca­t e institucio­neve të tjera dhe ka marrë atributet e gjykatave, nuk mund të administro­jë zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të prodhojnë rotacionin politik të mezipritur nga të gjithë shqiptarët.

Kaso: Sistemi i ilustruar në kuadër të propozimev­e e të zgjidhjeve të ofruara nga ana jonë për identifiki­min biometrik të zgjedhësve dhe votimit e numërimit elektronik, nga ana teknike është i gatshëm për t'u implemetua­r njëherazi në të gjithë vendin, në një kohë shumë të shkurtër.

 ??  ??
 ??  ?? Grupi i punës i opozitës për Reformën Zgjedhore
Grupi i punës i opozitës për Reformën Zgjedhore
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania