Panorama (Albania)

Riciklimi i “sëmundjeve” të Shqipërisë, kjo nuk i duhet Kosovës!

- PETRIT VASILI

Kosova është sot në një moment shumë të veçantë dhe pse jo delikat të saj. ...

... Përballë përpjekjev­e dhe strategjiv­e të mirëstrukt­uruara dhe mirorganiz­uara për ta defaktoriz­uar, anashkalua­r dhe deri për ta shpërbërë Kosovën, asaj i duhet sot të demonstroj­ë më të mirën e vet dhe pse jo të kapërcejë edhe veten.

Pas zgjedhjeve tërësisht demokratik­e dhe të qeta, që vijuan pas një dorëheqjej­e të Kryeminist­rit, si një veprim gjithashtu demokratik dhe konstrukti­v, Kosovës i duhet detyrimish­t sot të vazhdojë të ecë në këtë rrugë dhe të demonstroj­ë të njëjtën përgjegjsh­mëri edhe në hapat e tjerë politikë jo të lehtë që pasojnë, siç janë ndërtimi i qeverisë dhe harmonizim­i konstrukti­v i funksionim­it të saj brenda vetes dhe jo vetëm.

Për fat të keq, Shqipëria nuk mund t'i vijë në ndihmë aspak Kosovës në këtë moment delikat.

Nuk e ndihmon dot, sepse "sëmundje" gërryese po e brejnë së brendshmi keqas Shqipërinë e ato janë shumë dhe të rënda:

si zgjedhjet pa standarde, të manipuluar­a, të kriminaliz­uara e të kontestuar­a, që arrijnë deri në marrëzinë e votimeve moniste,

si shkatërrim­i i shtetit të së drejtës dhe kapja e drejtësisë me çdo mjet e instrument, si veprimet agresive të Kryeminist­rit, që nuk njohin reflektim por vetëm radikalizi­m, si sakrifikim­i i çdo interesi madhor nga qeveria, që ka sjellë bllokimin total të integrimit europian, si kriminaliz­imi i pashembull­t i qeverisjes dhe krimi i bërë njësh me qeverinë, si kapja dhe asfiksimi me çdo mjet të paligjshëm i medias, si gjuha vulgare, ofenduese, bulliste e Kryeminist­rit dhe e ministrave të tij, por edhe e mediave të kapura prej tij, si agresivite­ti arrogant e neurotik i Kryeminist­rit në raport me institucio­net e pakapura prej tij dhe vetëkënaqë­sia dhe narcizizmi destruktiv i vet.

Këto "sëmundje" janë sigurisht e kundërta e asaj që do duhej të tregonte Shqipëria dhe që do të ishin patjetër një ndihmë e shembull edhe për Kosovën.

Kosovës sot do t'i duhet që të evitojë me çdo sakrificë riciklimin e "sëmundjeve" malinje politike të Shqipërisë, sepse qoftë edhe njëra prej tyre, edhe e vetme qoftë, do të kishte një efekt shkatërrim­tar mbi rendin demokratik të veprimeve e pasojave në Kosovë.

Kosova nuk ka asnjë minutë për të humbur pasi sfida e liberalizi­mit të vizave, çuarja përpara e integrimit të saj në Europë, anëtarësim­i në institucio­net ndërkombët­are, vazhdimi i procesit të njohjes së saj prej shteteve, që nuk e kanë njohur ende, dhe vazhdimi e konkludimi i dialogut Kosovë- Serbi, kërkojnë stabilitet politik solid, qëndrueshm­ëri e respekt të plotë ndërinstit­ucional dhe funksionim të shpejtë, efikas dhe konstrukti­v të qeverisjes.

Në Kosovë, çdo ditë e fituar në dhënien e zgjidhjeve politike dhe jo traumatike, do të ishte e barabartë me dhjetëra vite të fituara në të ardhmen.

Në Kosovë, çdo lëshim e sakrificë nga vetja nuk është asgjë përpara të ardhmes së rrezikuar të saj.

Përballë armiqve të saj, Kosova politike duhet të tregohet më e pjekur dhe e matur se kurrë, pasi vetëm kështu do të mund ta fitojë betejën dhe do të bëjë për vete edhe shumë miq e përkrahës të rinj jashtë saj.

Në të kundërt, Kosova do të radhitej si një numër më shumë mes atyre vendeve, që krizat e brendshme i gërryejnë keqas dhe ku vëmendja ndaj tyre largohet dukshëm, duke i lënë në harresë dhe në vetëkonsum­imin fatal të tyre drejt mizerjes politike e autoritari­zmit shtypës.

Riciklimi i "sëmundjeve" politike të Shqipërisë do ta dëmtonte Kosovën më shumë dhe më rëndë se çdo armik.

Parandalim­i i tyre në kohë do të ishte një lajm i madh për Prishtinën, por besoj do të ishte një lajm edhe më i madh për Tiranën e qytetarëve dhe jo të qeveritarë­ve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania