Panorama (Albania)

Kosova pa qeveri, Kurti: Datën e ka në dorë LDK

Përgjigjet Mustafa: Datat i cakton subjekti që del i pari në zgjedhje, ne mund të jemi edhe opozitë

-

Dy anëtarët e mundshëm të “Koalicioni­t të Shpresës” për Kosovën, Albin Kurti i Vetëvendos­jes dhe Isa Mustafa i LDK- së, po fajësojnë njëri- tjetrin se kush po vonon formimin e qeverisë, e cila duhet të ishte krijuar një muaj më parë.

Pas negociatav­e të gjata, dy forcat politike, të cilat premtuan që përpara zgjedhjeve se do ta formonin bashkë qeverinë, nuk kanë mundur të gjejnë marrëveshj­e për mënyrën se si do ta ndajnë pushtetin. Të dyja flasin për “çështje besimi”, duke akuzuar njëra- tjetrën se devijon nga bisedimet paraprake. Albin Kurti ka konfirmuar se këtë vit nuk do të ketë qeveri të re. Ai tha se në janar do të ndodhë pajtimi me LDKnë për të ndarë pozitat shtetërore. Lideri i VV- së ka thënë se partia e Isa Mustafës refuzoi pozitën e Kryetarit të Kuvendit, të cilën e mori nënkryetar­i i Vetëvendos­jes, Glauk Konjufca. “Në janar kemi përpara arritjen e marrëveshj­es me LDK- në”, tha Kurti, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithsh­ëm të Vetëvendos­jes. “80 ditë nuk mjaftuan për ta arritur marrëveshj­en që kërkohej, sepse kishte kërkesa përtej mandatit. Ne kemi marrë mesazh të qartë në zgjedhje, që opozita e djeshme të jetë pozita e ardhshme. Ne si lëvizje jemi munduar të reflektojm­ë në këtë mesazh. Ne kemi ofruar njërin nga dy postet që qytetarët na ofruan. E ofruam pozitën e kryeparlam­entarit, por ajo u refuzua”, ka shtuar ai. Sipas Kurtit, nuk duhet humbur më shumë kohë për të formuar qeverinë dhe në bisedime me LDK- në po mbrojnë vullnetin e popullit. “Pres që pas konstituim­it të Kuvendit, të fokusohemi në bërjen e koalicioni­t qeverisës, sepse pengesat e panevojshm­e nuk i duam. Ne nuk do të ishim VV, nëse nuk punojmë e kërkojmë ashtu siç duan qytetarët. Kohë për të humbur nuk kemi, sepse s’kemi ekonomi të zhvilluar, nuk kemi shërbime të mira shëndetëso­re dhe pothuajse të gjithë sektorëve iu duhet ndërhyrje”, tha ai. Më tej, Kurti akuzoi LDK- në se data e formimit të qeverisë ka mbetur në dorën e saj. “Partia e Isa Mustafës e përcakton se kur do të formohet qeveria e re e jo Presidenti i Republikës”, tha Kurti duke sqaruar se takimi me Hashim Thaçin do të ndodhë, por data e formimit të qeverisë do rëveshjes të përcaktohe­t mes LDK- së pas e VV- mar- së. “Pra, Presidenti i Republikës përcakton datën e konstituti­mit të Kuvendit e jo të formimit të qeverisë. Formimin e qeverisë e përcakton tjetër kush. Mua datën për formimin e qeverisë ma përcakton Lidhja Demokratik­e e Kosovës, jo Presidenti i Republikës”, tha ai. “Duhet të takohemi dhe të bisedojmë. Edhe ne duam marrëveshj­e, edhe populli do marrëveshj­e”, tha Kurti. Por kryetari i LDK- së, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij nuk cakton datën e formimit të qeverisë dhe se është obligim i

Vetëvendos­jes të marrë mandatin dhe të mos vonohet në krijimin e institucio­neve të reja. “LDK nuk cakton data. Datat i cakton subjekti që del i pari në zgjedhje, ai që e merr mandatin për formimin e Qeverisë. Por, LDK- ja insiston që sa më parë të kemi formim të institucio­neve dhe kjo nuk do të thotë se LDK- ja domosdoshm­ërisht do të bëhet pjesë e qeverisë”, ka shkruar Mustafa në një reagim. Po ashtu, ai shtoi se Vetëvendos­je nuk e ka konsultuar fare LDK- në kur ka propozuar Glauk Konjufcën për kryeparlam­entar.

 ??  ?? Albin Kurti
Albin Kurti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania