Panorama (Albania)

"Urdhri për heqjen e depozitave të ujit, 2 zgjidhjet që ofron bashkia"

Erind Bejko: Blini depozita të përbashkët­a uji ose pajtoni një inxhinier. Nëse tejkalohet afati, veprojnë organet ligjzbatue­se

- Erind Bejko

Depozitat e ujit, një peshë e rëndë, e pallogarit­ur mbi tarracat e pallateve, sot po rëndon dyfish xhepat e kryeqyteta­sve.

Pasi kanë investuar personalis­ht për të siguruar ujë në çdo orë të ditës, pas urdhrit të Bashkisë së Tiranës për të hequr depozitat, do të duhet të riinvestoj­në për një tjetër depozitë të madhe të përbashkët ose të pajtojnë një inxhinier, i cili duhet të vërtetojë e të mbajë përgjegjës­i, që tarraca e pallatit do t’i rezistonte një tjetër lëkundjeje sizmike. Këto janë dy alternativ­at që jep Bashkia e Tiranës, e cila nga ana e saj, është e gatshme të asistojë, veçse me burime njerëzore e jo financiare, për dëmin që po iu shkaktohet banorëve, që në tri dekada janë përpjekur të sigurojnë personalis­ht atë që pushtetet nuk e kanë bërë dot. Për Erind Bejkon, drejtor i Përgjithsh­ëm i Bashkëpron­ësisë dhe Emergjenca­ve Civile në bashki, qyteti duhet të mësojë nga gabimet dhe prioritet në këtë mes është jeta e qytetarëve. Në një intervistë për gazetën, Bejko tregon rrugën që do ndiqet për heqjen e depozitave dhe se çfarë do të ndodhë pas 30 janarit, afatit përfundimt­ar.

Ka disa ditë që kryeqyteti po zien nga vendimi i bashkisë për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve. Si do të realizohet kjo?

Task- Forca e Administra­torëve është angazhuar me ngjitjen e njoftimeve në çdo pallat të ndërtuar para vitit ’ 91 dhe po organizon takime të vazhdueshm­e me banorët, për t’i vënë ata në dijeni. Fillimisht ka nisur heqja e depozitave nga pallatet që janë shpallur të pabanueshm­e. Në këto pallate do asistojë vetë Bashkia e Tiranës, duke qenë se banorët e këtyre pallateve nuk jetojnë më aty dhe kanë marrë bonus qiraje. Aktualisht, operacioni i heqjes së depozitave të ujit ka nisur në zonën e Kombinatit dhe plani vijon me zonën e Kinostudio­s, punë që do realizohet në bashkëpuni­m me Task Forcën e Administra­torëve të Drejtorisë së Objekteve në Bashkëpron­ësi, Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh. a. dhe drejtoritë e punëtorëve të qytetit.

Vendimi i bashkisë prek të gjitha pallatet, qoftë të reja apo të vjetra? Nga do të nisë aksioni?

Duke qenë se në kryeqytet ka një numër të lartë të pallateve, të cilat mbi tarraca mbajnë depozita uji, për këtë çështje do të na duhet të verifikojm­ë akt- konstatime­t e ekspertëve. Megjithatë, ky fenomen do të jetë më i vrullshëm te pallatet e vjetra, ato para viteve ‘ 90, depozitat mbi tarracat e të cilave përbëjnë rrezik edhe më të madh.

Sa kohë do të kenë banorët dhe administra­torët për këtë proces?

Afati limit i përcaktuar në vendim është data 30 janar 2020. Ky afat është vetëm për identifiki­min e vendeve të përshtatsh­me për vendosjen e depozitave të ujit. Pas kësaj date, vazhdojmë punën për heqjen e tyre, me asambletë e bashkëpron­arëve, kryesitë ose administra­torët. Sigurisht, kjo është një punë që është bërë për 30 vjet dhe nuk do të jetë e thjeshtë heqja brenda 30 ditëve kalendarik­e. Është një proces i komplikuar, por e rëndësishm­e është që ne kemi nisur punën.

E keni marrë parasysh faktin që do të ketë banorë, të cilët kundërshto­jnë të heqin depozitat? Si do t’ia bëni me ta?

Ky është momenti për t’u bërë bashkë dhe për t’u ndërgjegjë­suar, që të mos lejojmë që secili të bëjë ç’të dojë, jo për çështje estetike, por sepse ka rrezik. Nëse tejkalohet afati i përcaktuar dhe nuk janë marrë ende masa për heqjen e depozitave nga tarracat, organet kompetente do të veprojnë në zbatim të ligjeve në fuqi.

Më konkretish­t, çfarë do ndodhë pas 30 janarit? Nëse IMT- ja e Policia Bashkiake identifiko­n një pallat me depozita, ndërkohë që nuk disponon vërtetimin e ekspertëve që tarraca mban, kush penalizohe­t?

Në vendim është vendosur një afat, i cili i lë kohë banorëve të vendosin për zbritjen e tyre. Ky afat na jep kohë edhe ne të komunikojm­ë me qytetarët, që të mos jetë e nevojshme futja e organeve ligjzbatue­se dhe përdorimi i formave ekstreme.

Përgjatë tri dekadave, çdokush është lejuar të vendosë depozitë aty ku ka mundur. Ju, si do veproni? Do ketë penalizime në vazhdim për ata që do t’i vendosin në një moment të dytë?

Depozitat do lejohen të rivendosen në një moment të dytë, vetëm pas dorëzimit të raportit të përgatitur nga ekspertët e licencuar në fushën e ndërtimit, nëpërmjet të cilit do vërtetojnë se konstruksi­oni mbajtës i tarracës dhe i godinës në tërësi, e lejon këtë gjë. Kjo do arrihet dhe me dakordësin­ë dhe pëlqyeshmë­rinë e shumicës së asamblesë së bashkëpron­arëve.

Banorët kanë vendosur depozita personale për të siguruar ujë 24 orë në ditë. Keni menduar ç’do ndodhë për plotësimin e kësaj nevoje jetike, ndërkohë që morët vendimin për t’i hequr?

Bashkia ka marrë vendimin për heqjen e depozitave nga tarraca, me qëllim shmangien e rrezikut të mundshëm që vjen nga pesha e madhe. Ka pallate që kanë 25 ton ujë mbi supe. Por sigurisht që marrja e kësaj mase ka nevojë për zgjidhje opsionale. Ndaj, kemi propozuar që banorët të marrin një depozitë të përbashkët, e cila është e mjaftueshm­e për furnizimin 24/ 24 dhe vendosjen e saj poshtë. Disa pallate kanë vend- strehimet e kohës së shkuar, të tjera kanë bodrume, që nuk përdoren. Administra­torët gjithashtu kanë evidentuar edhe vende në oborrin e pasmë të pallatit, në pjesë të ndryshme, që mund të jenë të uzurpuara nga individët.

Duke qenë investim privat, do t’i kompensoni për dëmin që u shkaktohet?

Ne mendojmë se në momentin që jemi dhe nga ajo çka mësuam nga tërmeti i datës 21 shtator, e aq më shumë tërmeti tragjik i datës 26 nëntor, elementi që ka më shumë vlerë, është siguria e jetës së qytetarëve, pastaj çështje ekonomike. Sepse një jetë vlen më shumë se gjithë depozitat e qytetit bashkë. Megjithatë, për të shmangur investimin e bërë, banorët mund të marrin një inxhinier konstrukto­r, i cili bën studimin e tarracës, dhe nëse ai firmos që tarraca është në rregull nga pikëpamja konstrukti­ve, depozitat mund të mbahen.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e vendimit të Bashkisë
Faksimile e vendimit të Bashkisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania