Panorama (Albania)

“Hajde të sqarohemi”, si nisi sherri para vrasjes së dyfishtë

Zbardhet dosja, viktimat e dhunuan me levë gardianin para krimit

- Manol Rapaj Elis Kapaj

“Hajde të sqarohemi pak...”, kjo frazë e më pas goditjet me leva kanë paraprirë vrasjen e dyfishtë pranë Poliklinik­ës së Patosit, më 19 dhjetor.

Gardiani i burgut të Fierit, Martin Skëndaj, ka qëlluar me 13 plumba mbi fqinjin, Manol Rapajn, dhe kushëririn e tij, Elis Kapajn, duke i lënë të vdekur. Të dy viktimat janë ndjekur me vrap rreth Poliklinik­ës së Patosit, ku janë qëlluar me një pistoletë tip “Glock”, që Skëndaj e kishte tërhequr në datën 9 prill 2019, nga depoja e armatimit të burgut të Fierit. Sipas relacionit të Policisë, që i është bashkëngji­tur dosjes së Prokuroris­ë së Fierit, Manol Rapaj dhe Elis Kapaj fillimisht i kanë bërë pritë gardianit të burgut të Fierit, i cili sapo ka dalë nga poliklinik­a është përballur me goditjet me levë nga ana e Elis Kapajt dhe Manol Rrapajt. I ndodhur përballë këtij sulmi me sende të forta, gardiani ka nxjerrë armën e shërbimit dhe më pas ka filluar t’i qëllojë dy të rinjtë. Të parin ka vrarë Elis Kapajn, të cilin pasi e ka rrëzuar, e ka qëlluar më pas me një plumb në kokë. Më pas, ka ndjekur dhe ka vrarë të dashurin e motrës, Manol

Rapajn. Pasi ka kryer dy vrasjet, Martin Skëndaj ka qëndruar në vendngjarj­e, duke hedhur armën e krimit në tokë dhe i ka kërkuar një mjeku të poliklinik­ës të njoftonte Policinë, duke pritur në vendngjarj­e.

RELACIONI Nga hetimet e para të kryera në lidhje me vrasjen e dyfishtë, rezultoi se shkak i këtij sherri është bërë një femër. Pikërisht motra e Martin Skëndajt ka qenë e martuar në fshatin Panahor të Mallakastr­ës dhe gjatë kohës që ka qenë e martuar, ka pasur lidhje me viktimën, Manol Rapajn, ky i fundit banor i fshatit Kuqar të Patosit dhe fqinj me Martin Skëndajn. Për shkak të kësaj lidhjeje, motra e Martin Skëndajt është divorcuar nga bashkëshor­ti i saj dhe ka shkuar për të jetuar në një qendër sociale, në Vlorë. Rreth datës 17 dhjetor 2019, në fshatin Kuqar të Patosit, Aleksandër Skëndaj, i cili është babai i Martin Skëndajt, ka qenë duke ecur në këmbë para banesës së vet dhe aty ka kaluar me automjet, Manol Rrapaj, i cili e ka provokuar Aleksandri­n, duke i rënë borisë së automjetit. Për këtë provokim, ka lindur debati në rrugë midis këtyre dy personave dhe gjatë debatit nga banesa ka dalë Martin Skëndaj, i cili ka ndërhyrë në këtë konflikt. E gjithë kjo dy ditë pasi ka ndodhur edhe vrasja e dyfishtë pranë Poliklinik­ës së Patosit. Në këtë formë sqarohet konflikti që shkaktoi vrasjen, në relacionin e publikuar dje nga “Shqiptarja. com”. Në kohën që ka qenë në poliklinik­ë, ka parë që në dhomën e mjekes ishte Manol Rrapaj, me të cilin Martin Skëndaj dhe familja e tij ishin konfliktua­r ditë më parë. Manoli është larguar nga poliklinik­a, ndërsa Martini ka hyrë përsëri te dhoma e mjekes, ku përsëri i është rekomandua­r të shkonte në Poliklinik­ën e Fierit. Në kohën që Martin Skëndaj po dilte nga dera kryesore e poliklinik­ës, është përballur me Manol Rapajn, babanë e Manolit, Vladimir Rapajn, dhe një kushëri të tyre që quhet Elis Kapaj. Ky i fundit mbante në dorë një send të fortë, levë dhe ka filluar të debatojë me Martinin duke i thënë që “... hajde të sqarohemi pak bashkë...” dhe pasi i është afruar, e ka qëlluar me një levë në dorë.

 ??  ??
 ??  ?? Martin Skëndaj, pas masës së sigurisë
Martin Skëndaj, pas masës së sigurisë
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania