Panorama (Albania)

Dosja e “Zogut” të Tiranës, Bardhi: Blerja e votës më 30 qershor, test për SPAK- un

Vasili: SPAK të mos i bëjë bisht hetimit të krimit elektoral qeveritar siç bëri Arta Marku, që i çoi dosjet në Dibër

- TIRANE Gazment Bardhi

Zbardhja e përgjimeve në dosjen e Hermes Nikajt, i njohur ndryshe si "Zogu" i Tiranës, ka zbuluar edhe një aferë për shitblerje votash.

Lidhur me këtë zbulim, kanë reaguar disa nga përfaqësue­sit më të lartë të opozitës. Numrat dy të PDsë dhe LSI- së, Gazment Bardhi me Petrit Vasili, e kanë dënuar ashpër këtë sjellje, duke theksuar se në çdo përgjim që bën Prokuroria, dalin prova për vjedhjen e votave. Për Bradhin, kjo dosje për blerjen e votave në Tiranë është një test për SPAK- un, që do duhet të çojë para drejtësisë autorët e krimit. "Në çdo përgjim të ligjshëm të Prokuroris­ë, kur heton krimin e organizuar apo kur heton një rrjet prostituci­oni, blerja e votës nga Edi Rama dhe Erion Veliaj është e kudogjendu­r. Edhe kur vetëkandid­on, vetëvoton, vetënumëro­n. Përgjimi i një grupi të akuzuar për rrjet prostituci­oni në Tiranë zbulon se për të nxitur qytetarët të votojnë, veçanërish­t në Tiranë, janë paguar 20 mijë lekë. Është akoma më e dënueshme, kur në këtë pazar kriminal, përfshihet një prezantues­e televizive. Sa kohë Edi Rama të jetë në krye të qeverisë, blerja e votave do vazhdojë. Ai ka bllokuar nëpërmjet Prokuroris­ë së kontrollua­r prej tij, hetimin dhe ndëshkimin për dosjet 339 dhe 184, pikërisht si garanci se askush që blen e vjedh vota nuk do të ndëshkohet. Për Prokurorin­ë e Posaçme Kundër Korrupsion­it ( SPAK), dosja e re për blerjen e votës në Tiranë në votimet moniste të 30 qershorit, është një test për t'i dhënë fund pandëshkue­shmërisë së korrupsion­it dhe krimit elektoral! Dosje si kjo e Tiranës apo famëkeqet 339 dhe 184, janë prova të pakundërsh­tueshme se largimi i blerësit dhe dhunuesit të votës së lirë, Edi Rama, si dhe garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, është nevojë urgjente për Shqipërinë", shkruan Bardhi. Ndërsa Petrit Vasili shprehet me tone edhe më të ashpra. Nënkryetar­i i LSI- së e cilëson një turp të radhës të qeverisë dhe se blerja e votës është hallka kryesore në shkatërrim­in e shtetit të së drejtës. Edhe Vasili kërkon veprimin e strukturës së posaçme Antikorrup­sion, që ta marrë sa më shpejt në dorëzim këtë dosje. "Krimi zgjedhor, pas dosjeve 184 dhe 339, tani edhe Zogu e Dajana, ç'pret SPAK- u?! Blerja e votave është themeli i shkatërrim­it dhe kapjes së shtetit ligjor. Blerja e votave është mburoja politike e korrupsion­it pa fre. Blerja e votave blen drejtësinë dhe mbron kriminelët me pushtet. Në përgjimet e fundit del qartë se si 30 qershori ishte një këllirë politike dhe përgjimet e të famshmit "Zogu" i Tiranës dhe Dajanës vërtetojnë sheshit blerjen e neveritshm­e të votës për të legjitimua­r votimet moniste të Edi Ramës. Të vërtetat janë sheshit, janë publike, po bubulojnë dhe njëherazi me to dita- ditës po shpërbehet e po shkretohet Shqipëria, sepse qeverisin hajdutët e kriminelët e votave në pushtet deri në krye të qeverisë e të Parlamenti­t. Që nga Kryeminist­ri e deri te ministrat, deputetë, drejtorë, shefa policie etj., janë provuar nga përgjimet e dosjes 184 dhe 339 si autorë të tij, duhet të hetohen nga

SPAK- u, sepse është objekt i SPAK- ut, ndryshe çdo fjalë është demagogji boshe. Nëse SPAK- u i bën bisht hetimit të krimit elektoral qeveritar, ashtu siç bëri Prokuroria e Arta Markut, që i çoi dosjet në Dibër, kujt i duhet më ky SPAK?", shkruan Vasili.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania