Panorama (Albania)

Përgjimi me “Zogun”, moderatorj­a: Biseda është bërë live

-

Moderatorj­a Dajana Shabani ka reaguar me anë të një postimi në "Instagram" për përgjimin e publikuar mes saj dhe Hermes Nikajt, ose siç njihet me emrin "Zogu i Tiranës". Shabani e konsideron bisedën e publikuar si një batutë të bërë në emision dhe është miqësore. Më tej, në reagimin e saj, ajo i konsideron dashakeqe lajmet në portale dhe paralajmër­on se me publikimin e mesazheve, që e konsideron thyerje të privatësis­ë, do të merret në rrugë ligjore. "Me shkeljen e privatësis­ë dhe nxjerrjen e bisedave private dhe konfidenci­ale do merret avokati im", shkruan Dajana Shabani në "Instagram".

PËRGJIMI Dajana: Zogu, votove ti motra? Zogu: Jo, akoma. Dajana: Shko të lutem se më duhet shenja jote, ta çoj me foto, të ka motra zemër. Zogu: Po mi. Dajana: Se është orari që e fiks hajt, të japi motra njëzet mijë lekësh, shko. Zogu: O sa mirë, kur tani ja për gjysmë ore. Dajana: Ik motra se në orën shtatë mbyllen qendrat e votimit. Zogu: Bëje gati njëzet mijë lekshin. Dajana: Ta bën motra, ta bën motra, por merr edhe ndonjë këto grupin e gatshëm, votojnë këto?

Zogu: Ku di unë, ç'i du këto po votoj për vete, ta çoj me aplikacion po hec..

Dajana: Mirë. Po mere merre i çik motra një shoqe. Thuaji, merr dikë mamin vetë i dytë. Zogu: Po po, bëje gati njëzetëshe­n. Dajana: Mirë ta bën motra, ma ço me ashtu, mos rrej Zogu, se del aty për atë Allah. Zogu: Për çfarë? Dajana: Del kur nuk e ke votu. Zogu: Qyqja, unë thashë ta çoj me kështu gishtin moj… Dajana: Shko, shko se e bën dhe me stilolaps, por halli është ta bësh tamam. Për zotin të del emri që nuk ke votuar. Për zotin betohem për gocën. Shko mere dhe mamin e shko voto se afër e keni. Te kush shkollë e ke ti, tek "Qemal Stafa"? Zogu: Dy hapa e kemi.. Dajana: E mirë hik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania