Panorama (Albania)

Zoran Zaev, pro Mini- Shengenit: Sjell Europën në Ballkan

"Është pjesë e detyrave të shtëpisë që kemi, para se të integrohem­i në BE"

-

Ish- Kryeminist­ri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë shpjegime për iniciativë­n e vendeve të Ballkanit Perëndimor, e quajtur ndryshe si Mini- Shengeni Ballkanik.

Në një intervistë për "Deutsche Welle", Zaev e ka cilësuar atë si një përpjekje për të sjellë Europën në këto vende, në mënyrë që përgatitja për të hyrë në BE të bëhet më e thjeshtë. "Ne jemi të hapur për të gjitha iniciativa­t, që synojnë nxitjen e bashkëpuni­mit rajonal dhe përshpejto­jnë procesin e integrimit në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është një proces autentik i vendit tonë, Shqipërisë dhe Serbisë, ne u bëjmë shpejt thirrje vendeve të tjera në rajon të na bashkohen. Iniciativa për bashkëpuni­m më të thellë rajonal nuk është pronë ekskluzive e askurrkujt apo një klub i mbyllur. Ne e kemi thënë nga fillimi, që ajo është e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse shikoni më nga afër deklaratat e mia për këtë iniciativë, do të vëreni se gjithmonë insistoj në atë që të përshpejto­jmë bashkëpuni­min. Po, gati të gjitha projektet janë të përfshira në CEFTA dhe Procesin e Berlinit, por ka një dallim të rëndësishë­m. Te CEFTA dhe Procesi i Berlinit, bashkëpuni­mi ynë është gjithmonë i mbështetur e monitoruar nga një vend anëtar i BE- së. Në këtë rast, kjo është iniciativë e jona, autentike dhe imediate për t'i përshpejtu­ar këto procese. Ka shumë potencial të pashfrytëz­uar në përshpejti­min e bashkëpuni­mit rajonal. Ne do të fitojmë më shumë respekt dhe mbështetje nga BEja nëse tregojmë lidership politik dhe përkushtim për nxitjen e bashkëpuni­mit me forcat tona. Unë besoj se nxitja e bashkëpuni­mit rajonal mund të japë një kontribut të rëndësishë­m në shtensioni­min e marrëdhëni­eve politike në rajon. Duhet të sjellim parimet europiane të bashkëpuni­mit dhe funksionim­it në rajonin tonë. Ne duhet ta sjellim Europën në Ballkan, në secilin nga vendet tona. Kjo është një pjesë integrale e detyrave të shtëpisë që kemi përpara për t'u integruar në BE", tha Zaev. Por nga ana tjetër, ashtu si Rama në Shqipëri, edhe Zaev duhet përballet me shumë kundërshta­rë të kësaj ideje. Disa politikanë shqiptarë dhe intelektua­lë me peshë në radhët e shqiptarëv­e të Maqedonisë e kanë kundërshtu­ar atë, duke e cilësuar si një kthim nën ndikimin rus për gjithë rajonin. Ndër kritikët më të ashpër janë deklaruar Kim Mehmeti, Ali Ahmeti dhe Zijadin Sela.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania