Panorama (Albania)

Komiteti i Helsinkit rendit problemati­kat në procesin e zgjedhjes së kreut të SPAK

Nga mospubliki­mi i jetëshkrim­eve dhe pikëve për kandidat, te mospërfshi­rja e vëzhguesve të brendshëm, çfarë konstatoi KSHH

- BLEONA METUSHI

Mungesa e pyetjeve nga vëzhguesit e brendshëm, mospubliki­mi i CV- ve dhe pikëve të dhëna nga secili anëtar i KLP- së, janë parë si problemati­ka nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit në një konstatim paraprak për procesin e zgjedhjes së kreut të SPAK- ut.

Struktura e Posaçme Antikorrup­sion që prej 19 dhjetorit ka nisur të funksionoj­ë, ndërsa në krye të saj u përzgjodh Arben Kraja, me 6 vota të Këshillit, 4 vota mori kandidati tjetër Altin Dumani dhe një votë Edvin Kondili. KSHH e konsideron procesin transparen­t në përgjithës­i, ndërsa analizon se vonesa në ngritjen e kësaj Strukture ka ardhur si pasojë e volumit të punës dhe vështirësi­së që pati KLP- ja për t’u pajisur me buxhet, personel dhe infrastruk­turë. “Për shkaqe, të cilat Komiteti Shqiptar i Helsinkit ( KSHH) i ka analizuar më herët në raportet e tij monitorues­e, KLP- ja u ngrit me vonesë. Për shkak të ngarkesës dhe vështirësi­ve që institucio­ni pati sa i takon volumit të vendimeve dhe shumë çështjeve prioritare të mbetura pezull, që priteshin të zgjidheshi­n me vendimmarr­jen e tij, për shkak të ndërlidhje­s së procedurës së zgjedhjes së prokurorëv­e të SPAK- ut me procesin e vetingut, por gjithashtu edhe vështirësi­ve për t’u pajisur me buxhet, personel dhe infrastruk­turë nga vetë KLP- ja, të gjitha këto ndikuan me efektin domino në vonesat për ngritjen e Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar”, shkruan KSHH- ja.

INTERVISTI­MI Gjatë fazës së intervisti­mit, tre kandidatët për drejtimin e Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion( SPAK) u pyetën nga përfaqësue­sit e misionit të asistencës ndërkombët­are, OPDAT dhe EURALIUS. Megjithatë, në të mirë të procesit, KSHH shkruan se në rregullore do të duhet të ishte parashikua­r që të bëheshin pyetje nga organizata vendëse të monitorimi­t, gazetarë dhe pedagogë shqiptarë. “Gjatë fazës së intervisti­mit të kandidatëv­e, përfaqësue­sit e misionit të asistencës ndërkombët­are OPDAT dhe EURALIUS u kanë bërë pyetje kandidatëv­e ( bazuar në nenin 213 të rregullore­s). Pavarësish­t rolit të rëndësishë­m të këtyre dy misioneve të asistencës ndërkombët­are, procesi i intervisti­mit mund të kishte qenë më gjithëpërf­shirës nëse në rregullore do të parashikoh­ej dhënia e kontributi­t në këtë drejtim edhe nga organizata vendëse aktive në monitorimi­n e drejtësisë, gazetarë të njohur që mbulojnë çështjet dhe kronikat e drejtësisë, korrupsion­it dhe krimit të organizuar, pedagogë të njohur të së drejtës penale dhe procedurës penale”, shkruan Komiteti.

PUBLIKIMI I CV KSHH thotë se pavarësish­t se media pati një akses të plotë gjatë intervisti­mit të kandidatëv­e për kreun e SPAK- ut, publikimi i jetëshkrim­eve të të tre pretendent­ëve do të ishte në të mirë të transparen­cës. “Ajo çka vërehet në faqen e Këshillit është mungesa e publikimit të CV- ve për kandidatët, megjithë faktin që procedura e interevist­imit u realizua drejtpërdr­ejt dhe media ka pasur akses përgjatë zhvillimit të saj. Publikimi i CV- ve është një element që mund t’i jepte më shumë transparen­cë procesit dhe të drejtë publikut për t’u njohur me kandidatët garues për drejtimin e një prej institucio­neve më të rëndësishm­e kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, Prokurorin­ë e Posaçme”, thotë KSHH- ja.

PIKËZIMI Ndërkohë që pritet publikimi i vendimit për mënyrën e pikëzimit, KSHH shkruan se nëse është e njëjta procedurë e ndjekur për Prokurorin e Përgjithsh­ëm, atëherë kjo gjë pengon një vlerësim objektiv dhe profesiona­l të çdo të interesuar­i, për mënyrën sesi janë dhënë pikët.

“KLP- ja nuk e ka publikuar ende vendimmarr­jen lidhur me mënyrën se si është bërë pikëzimi i kandidatëv­e. Në faqen e KLP- së rezulton i publikuar vetëm vendimi nr. 236, dt. 14.11.2019 ‘ Për renditjen e kandidatëv­e për Prokuror të Përgjithsh­ëm’. Nëse edhe për vendimin për renditjen e kandidatëv­e për drejtues të Prokuroris­ë së Posaçme do të ndiqej i njëjti format si në rastin e Prokurorit të Përgjithsh­ëm, KSHH vëren se ky format nuk jep një panoramë të plotë mbi vlerësimin e kryer dhe rrjedhimis­ht nuk mundëson një vlerësim objektiv dhe profesiona­l të çdo të interesuar­i për mënyrën sesi janë dhënë pikët. Konkretish­t, në vendimin për renditjen e kandidatëv­e për Prokuror të Përgjithsh­ëm, nuk jepet pikëzimi i dhënë nga secili prej anëtarëve të KLP- së dhe motivimi për këtë pikëzim. Këto dy elemente do ta bënin me të besueshëm dhe transparen­t procesin e pikëzimit dhe vlerësimit të bërë nga anëtarët e KLP- së”, shkruan Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania