Panorama (Albania)

Vetingu në 2 vite, pasuria shkarkoi pjesën më të madhe të magjistrat­ëve

-

Dy vjet pas fillimit të procesit të vetingut, 223 gjyqtarë e prokurorë kanë kaluar skanerin për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe përgatitje­n profesiona­le. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka monitoruar të gjithë procesin e vetingut prej fillimit të tij dhe konstaton se ai po ecën me ritme të ngadalta, pasi vetëm 27 % e subjekteve kanë kaluar fazën e parë. Nga analiza e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it rezulton se pas dy viteve janë larguar nga sistemi i drejtësisë 125 gjyqtarë e prokurorë. 83 magjistrat­ë janë shkarkuar nga Komisioni i Pavarur u Kualifikim­it, ndërsa 42 janë larguar pasi kanë dhënë dorëheqjen apo kanë dalë në pension. KPK- ja ka shkarkuar 50 gjyqtarë, 31 prokurorë dhe 2 ndihmës ligjorë. Ndër arsyet e shkarkimit dominon pasuria e pajustifik­uar, pasi 35 magjistrat­ë janë shkarkuar për këtë; 1 magjistrat është shkarkuar për kriterin e pastërtisë së figurës dhe 47 janë shkarkuar për më shumë se një kriter. 2 vjet pas fillimit të vetingut, 97 magjistrat­ë kanë kaluar të gjitha verifikime­t e janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it; 40 prej tyre janë gjyqtarë dhe 48 janë prokurorë. Ndërsa në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit janë kryer 102 ankime. Pjesën më të madhe të ankimeve në Kolegj e kanë bërë vetë subjektet e rivlerësim­it, 73 raste; ndërsa Komisioner­i Publik ka ankimuar 29 vendime të Shkallës së Parë, KPK. Që prej fillimit të punës, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dhënë 46 vendime. Në 32 raste, KPA ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it dhe vetëm në 9 raste, Kolegji e ka ndryshuar këtë vendim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania