Panorama (Albania)

Arrestohet në Shkodër 20- vjeçari, iu gjet drogë e fshehur në banak

-

Policia e Shkodrës arrestoi një 20- vjeçar që u kap me drogë, ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër person, që merrej në mënyrë të paligjshme me baste sportive. Solingen Livanaj, banues në Shkodër, u kap me një sasi lëndë narkotike prej 93 gramësh. Policia e Shkodrës bën me dije se në kuadër të planit të masave për goditjen ndaj ushtrimit të lojërave të fatit të palejuara dhe për goditjen e personave që shesin lëndë narkotike në lokale, u arrestua në flagrancë një shtetas dhe ndiqet në gjendje të lirë një tjetër, ndërsa është sekuestrua­r sasia e lëndës narkotike në formë çokollate, kanabis sativa. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore Shkodër, në kuadër të planit të masave për goditjen ndaj ushtrimit të lojërave të fatit të palejuara dhe për goditjen e personave që shesin lëndë narkotike në lokale dhe informacio­nit të marrë në rrugë operative, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Solingen Livanaj, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike". Forcat policore kanë ushtruar kontroll në mjediset e një bar kafeje, në lagjen "Manush Alimani", Shkodër, pikërisht te pjesa e banakut, në raftin e pijeve është gjetur një qese me material në formë çokollate, Cannabis Sativa, me peshë 93 gramë dhe një peshore elektronik­e, për të cilën është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmen­dur, si dhe u bë sekuestrim­i i lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, gjatë veprimeve të mëtejshme, shtetasit K. G., 25 vjeç, banues në Shkodër, i është gjetur në aparatin e tij celular një faqe web- i, e dyshuar si faqe sportive për loto, i cili ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara". Burimet thanë se informacio­ni për shtetasin e arrestuar për sasinë e drogës është marrë në rrugë operative, duke mundësuar kështu prangosjen e tij, ndërsa gjatë kontrollit u gjet edhe faqja e basteve sportive në celularin e një të riu tjetër që ndodhej aty. Policia Vendore e Shkodrës bën të ditur se këto kontrolle do të vijojnë për parandalim­in e veprimtari­së kriminale.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania