Panorama (Albania)

Vetura përplaset me minibusin, një i vdekur e tetë të plagosur

Aksidenti te Rruga e Kombit, humb jetën 28- vjeçari nga Rubiku

- ELVIS HILA

Një person mbeti i vdekur dhe tetë të tjerë u plagosën pas përplasjes së një automjeti me një minibus në Rrugën e Kombit.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 07: 30 të së dielës pranë Rubikut. Viktima i identifiku­ar si Led Caka, 28 vjeç, nga Rubiku, udhëtonte me një autoveturë tip "Alfa Romeo", që pas aksidentit përfundoi e ndarë më dysh në anë të rrugës. I riu udhëtonte nga Rubiku drejt Milotit, ndërsa minibusi me pasagjerë në krahun e kundërt. Në këtë aks rrugor, pranë Rubikut, dy automjetet u gjenden përballë, pasi 28- vjeçari dyshohet se kishte kryer një parakalim të gabuar, duke u bërë shkak për aksidentin e rëndë, që më pas i mori jetën. Goditja ka qenë e fortë dhe mjeti ka përfunduar duke u përplasur edhe më bordurën anësore të rrugës, ku aty vetura është ndarë më dy pjesë. Për ekspertët, ndarja e makinës në dy pjesë është tregues se 28- vjeçari po udhëtonte me shpejtësi shumë të lartë dhe përplasja i ka shkaktuar vdekjen e menjëhersh­me. Ndërsa për shkak të përplasjes së fortë, 8 persona që ndodheshin në minibusin që udhëtonte drejt Rubikut mbetën po ashtu të plagosur. I plagosur mbeti drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet

K. M. dhe 7 pasagjerë. Burime nga Policia thanë se të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Kurbinit, ku janë nën kujdes mjekësor dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas të njëjtave burime, 28- vjeçari Led Caka nga Rubiku kishte humbur edhe vëllain 3 vite më parë, ndërsa jetonte me prindërit e tij në qytetin e Rubikut.

AKSIDENTI NE KURBIN

Një tjetër aksident me vdekje ndodhi pasditen e djeshme në zonën e Kurbinit. Makina që drejtohej nga një 24- vjeçar ka dalë nga rruga, rreth orës 16: 15, në aksin rrugor LaçMamurra­s. Mësohet se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 24vjeçari Florian Staka. Makina me të cilën po lëvizte 24- vjeçari ka dalë nga rruga duke u përplasur me pas me një bordurë. Kjo përplasje ka rezultuar fatale për të riun, ndërkohë Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. "Rreth orës 16: 15, në aksin rrugor Laç- Mamurras, në fshatin Zheji, Kurbin, mjeti tip ' Benz' ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi F. S., 24 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë", tha zyrtarisht Policia në njoftimin e shpërndarë për mediat. Edhe për këtë aksident të rëndë, ekspertët dyshojnë se shkak ka qenë shpejtësia.

 ??  ?? Makina dhe minibusi i aksidentua­r, dje në Kurbin
Makina dhe minibusi i aksidentua­r, dje në Kurbin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania