Panorama (Albania)

Djegia e pallatit në Pogradec, banorja: Më iku e gjithë jeta ime

-

Pas djegies së 12 apartament­eve të një pallati në Pogradec, ngjarje që ndodhi ditën e shtunë, 5 familje kanë mbetur në qiell të hapur. Në apartament­et e shkrumbuar­a, përveç mureve të objektit, nuk ka mbetur asgjë tjetër. Në katet e fundit të pallatit sheh banorë që qajnë dhe shpresojnë të gjejnë një kujtim të mbetur në këto mure. Një zonjë kërkon në gërmadha fotografit­ë e fëmijëve të saj, tashmë nuk ka mbetur asgjë, mes lotësh e vajit gruaja shpreson të gjejë një kujtim. "Gjithë jeta ime më iku, nuk kam një kujtim nga fëmijët, televizori­n nuk e gëzova dot, si nuk më shpëtoi fotografia e djalit, nuk më shpëtoi një fotografi, u shua mundi im. Nuk i kam gëzuar këto shtëpi akoma. O Zot i madh! Nuk kam gëzuar asgjë të re. Gjithë jeta imë më iku. Po ç'ishte kjo? I kam mbajtur me grep e me shtiza. Shisja çentro që mbaja fëmijët. Ah, ç'më gjeti mua!", thotë Shemshie Ilo në vaj. Këtë shtëpi, ajo thotë se e ka ndërtuar me sakrifica dhe mund gjatë gjithë jetës, ndërsa ka punuar një periudhë 1- vjeçare edhe në SHBA. Madje, lajmin e hidhur e ka marrë gjatë kthimit nga Amerika në Rinas nga djali i saj. Ngjarja ndodhi të shtunën në lagjen nr. 2 të qytetit liqenor, ndërsa dyshohet se zjarri nisi në njërin prej oxhakëve të pallatit e më pas u përhap edhe brenda banesave, duke djegur plotësisht dy kate të tij e duke shkaktuar edhe dëmtime të pjesshme në katet e mëposhtme. Pallati 5katësh u përfshi nga flakët intensive pak pas mesditës, ndërsa u deshën më tepër se 5 orë për neutralizi­min e tij. Megjithatë, dëmet ishin të konsiderue­shme. Përveç dëmeve të mëdha materiale, një zjarrfikës u dëmtua teksa përpiqej të shuante zjarrin, ndërsa njëri prej banorëve të pallatit, shtëpia e të cilit po digjej, pësoi gjendje shoku dhe u transportu­a në spital për ndihmë mjekësore.

 ??  ?? Një nga apartament­et e djegura në Pogradec
Një nga apartament­et e djegura në Pogradec

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania