Panorama (Albania)

“Gabimet që janë bërë me këngët e Elvanës dhe Arilenës”

“E folura plot gabime gjuhësore dhe inteligjen­cë e ulët skenike, si të një kukulle “Barbie”, edhe pa shije të Alketa Vejsiut”

-

të gjithë vrapojnë drejt ESC, pa pyetur shumë për pasojat, formati gjeopoliti­ko– artistik që mbart në vetvete ky aktivitet i këngës europiane, ta imponon të menduarin e të vepruarin në mënyrë të zgjeruar, jashtë rrezes lokale të veprimit. Parë nën këtë dritëhije, në kuadratin e sotshëm artistik të Festivalit të Këngës në RTSH, nuk ka asgjë të keqe, nëse kjo garë e këngës shqiptare i hap dyert për të huajt, kjo edhe pse deri tani e kemi treguar me vepra, se nuk dimë ta bëjmë vetë, se nuk jemi në gjendje të kalojmë ndasitë e çastit, se nuk mundemi të kemi një vizion serioz e të ndërtojmë një skuadër artistike absolutish­t profesioni­ste, e cila do të na nderonte me një pjesëmarrj­e dinjitoze në ESC. Pra, pjesëmarrj­a e Darko Dimitrov- it nga Maqedonia e Veriut si kompozitor në Fest’ 58, në princip, nuk paraqet asnjë blasfemi. Deri këtu nuk ka absolutish­t asgjë të kritikuesh­me, qoftë edhe moralisht. Aq më pak kjo pjesëmarrj­e e tij mund të quhet tradhti ndaj Festivalit apo gjithë brezave që e kanë ndërtuar atë që nga viti 1962.

Por kjo pjesëmarrj­e, dhe kjo është shumë e rëndësishm­e të thuhet publikisht, nuk vjen nga vullneti personal apo dëshira e z. Dimitrov së bashku me kolegun e tij, Lazar Cvetkov, për të garuar si të barabartë në festivalin tonë, por absolutish­t e paracaktua­r dhe e drejtuar në mënyrë të detajuar drejt një fitoreje të sigurt nga drejtuesit kryesorë të Fest’ 58.

Me këtë rast dua të rendis vetëm disa nga arsyet pse u bë e gjitha kjo zgjedhje:

a) Darko Dimitrov është prej vitesh një emër i njohur e aktiv mes kukullave këngëtare shqiptare anembanë trojeve autoktone;

b) Darko Dimitrov bashkëpuno­n prej kohësh me spektaklet e këngës në mediat private, atje ku dyshja Grabocka – Vejsiu vepron lirisht e plotfuqish­ëm;

c) Fituesja e Fest’ 58, Arilena Ara, si produkt artistik i spektaklev­e të drejtuara e ideuara nga dyshja Grabocka – Vejsiu, bashkëpuno­n, që nga fillimet e suksesit të saj vokal, përveç disa këngëve të prodhuara nga TETA Records ( Izrael), në mënyrë të përqendrua­r me Darko Dimitrov;

d) Pas suksesit të Tamara Todevska në ESC 2019, bashkëpuni­mi me z. Dimitrov u pa nga drejtuesit e Fest’ 58 si një mundësi ( ndër të tjera naive) për një sukses ( të garantuar) shqiptar në Roterdam. Sidoqoftë. duke krahasuar fare thjesht këngët përkatëse të z. Dimitrov (“Proud” me “Shaj” apo “Eja merre”), dallohet qartë ndasia dhe mënyra e ndryshme e prezantimi­t të këngës nga vetë ai. Mesazhi global, thjeshtësi­a e interpreti­mit, forca muzikore apo realizimi artistik për bashkëqyte­taren e tij, janë ndër të tjera ato elemente artistike, të cilat janë shumë larg ofertës muzikore që ai ka sjellë në Fest’ 58 si kompozitor i dyfishtë. Unë dyshoj që këtu kemi të bëjmë me një ofertë të sinqertë ardhur si nismë nga Shkupi. Më shumë besoj në një kërkesë nga pala shqiptare, më shumë sajdisje ( servilosje) politiko– financiare ( Mini– Schengen- iste), e cila i plotësonte më së miri kushtet për katapultim­in përfundimt­ar të së “të mikluarës” të Grabockës– Vejsiut drejt ESC 2020.

Të gjitha pikat e lartpërmen­dura ( lista mund të zgjatet lehtësisht) mund të jenë të zbatuara, disi të kuptuara apo deri diku të pranuara, kur përqendroh­en në transmetue­s televizivë privatë. Të sjella sidoqoftë ashtu hapur e pa drojë, me një vetëvlerës­im prej budallai, me tone të vazhdueshm­e delirie, duke sfiduar hapur të zotin e shtëpisë, Fest’ 58 dhe RTSH- ja – rasti më flagrant ishte komenti i Vejsiut mbi rëndësinë e formateve televizive private në gjetjen dhe zhvillimin e talenteve të reja – ndërkohë që është detyra institucio­nale, morale e logjikisht profesiona­le, pikërisht e RTSHsë, që të marrë në dorë zbulimin, zhvillimin dhe mbështetje­n e vazhdueshm­e të talenteve të reja - na treguan të gjithëve sa shterpë, sa pak përmbajtje dhe ide të reja kishte në drejtimin artistik të dyshes Grabocka– Vejsiu, fatkeqësis­ht mbështetur edhe nga titullari i RTSHsë në Fest’ 58. Rrjedhimis­ht, oferta artistike e grupit realizues të Festivalit të Këngës në RTSH 2019, e parë në planin afatshkurt­ër, mund të ndihet nga publiku i gjerë ndër të tjera si irrituese, me mungesë totale të një autokritik­e e vetëpërmba­jtjeje profesiona­le, me mendësi të vjetruara e amorfe drejtimi televiziv, e parë me largpamësi, edhe pse e dhimbshme, ajo është një ofertë shembullor­e për të mos u përsëritur më kurrë në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, gjithmonë nëse mendojmë se RTSH mendon sinqerisht dhe me seriozitet­in e duhur në lidhje me humbjen e mundshme të besueshmër­isë institucio­nale në shoqërinë shqiptare majtas e djathtas kufirit politik.

Së fundmi, do të kishte qenë shume shpresëdhë­nëse nëse Arilena Ara ( sikurse dhe shumë shoqe e shokë të talentuar të saj), të mbërrinin në ESC, pikërisht në bazë të meritës e nivelit të tyre të pastër profesiona­l, pa makinacion­et, ndryshimet në minutë të fundit, apo vlerësimet subjektive të shoqeve bashkëqyte­tare në juri. Arilena Ara, me talentin e saj, pa dyshim të dukshëm dhe me një të ardhme artistike shpresëdhë­nëse, nuk e ka të nevojshme këtë “damkosje” artistike që në fillimet e karrierës së saj. Nga ana tjetër është absolutish­t naive dhe në fakt humbje kohe të presësh gjëra të mira, vizione afatgjata, principe profesiona­le apo paraqitje ndryshe të Festivalit të Këngës në RTSH nga njerëz, të cilët më së paku janë arkitektët kryesore të prishjes së ekuilibrav­e të natyrshëm profesiona­lë, të futjes së një stili pune pa rregulla dhe vizion, kudo ata kanë pasur detyra shtetërore, institucio­nale.

Le të shpresojmë që Arilena Ara, në javët e muajt në vazhdim, ta përvetësoj­ë artistikis­ht më thellë këngën e saj, pa pasur qëllim në vetvete prezantimi­n e tërësisë së gjerë tingëllore të saj, duke u fokusuar kështu në një timbër vokal natyral, i cili rrezaton automatiki­sht mbështetje të vetëdijshm­e trupore. Ajo i ka të gjitha mundësitë për një paraqitje të mirë artistike para dhe sidomos mbrapa skenës së ESC 2020 në Roterdam, ndryshe nga çfarë na u përpëlitën sytë turpëruesh­ëm majin e kaluar nga paraardhës­ja e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania