Panorama (Albania)

Pensionet, afatet për të marrë shtesën 5 mijë lekë

Zbardhen afatet për marrjen e shtesës deri në 5 mijë lekë për minatorët, metalurgët e naftëtarët. Katër listat zyrtare të ISSH, me 3662 përfituesi­t në gjithë vendin

- TIRANE

Gati 20 mijë pensionist­ë kanë aplikuar në ISSH për të përfituar nga shtesa, e cila shkon mbi 5 mijë lekë për ata që kanë mbi 25 vite punë në sektorin e naftës, metalurgji­së apo në nëntokë.

Burime nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore bëjnë me dije se deri më tani janë kryer rreth 3800 pagesa nga më shumë se 4500 dosje të marra në shqyrtim. "Deri në datën 22 dhjetor, janë dorëzuar 19930 kërkesa, ndërkohë që janë edhe rreth 900 kërkesa të bëra në ndërmarrje­t e naftës, të cilët pasi të marrin dokumentet, do të drejtohen me kërkesë për pension. Deri më tani janë lidhur 4557 pensione shtesë dhe janë kaluar për pagesë 3733 persona. Kërkesat vazhdojnë, por tani janë më të pakta". Gjithsej janë 23 400 minatorë, naftëtarë dhe metalurgë, që përfitojnë. Procesi i aplikimeve nuk është i limituar. Kjo do të thotë që dorëzimi i kërkesës mund të bëhet në çdo kohë. Por avantazhi është që nëse aplikimi kryhet deri më 5 korrik të vitit 2020, pensionist­ët do të kenë mundësi të marrin edhe shtesën e 11 muajve paraardhës. Kjo, sepse ligji përcakton që efektet të nisin nga hyrja në fuqi e tij. Për ta bërë më të qartë, nëse do të ketë pensionist­ë që do të aplikojnë në muajin mars, ata do të kenë mundësi të marrin veç shtesës së muajit mars, edhe shtesën e 7 muajve paraardhës. Nëse do të aplikojnë në prill, do të marrin shtesën e 8 muajve paraardhës e kështu me radhë. Ndërkohë, nëse dorëzimi i kërkesës bëhet pas datës 5 korrik të 2020- s, efektet do të nisin prej momentit të aplikimit, pra hiqet mundësia e marrjes së shtesës për muajt paraardhës. Për procesin e aplikimit, krahas kërkesës, pensionist­ët duhet të dorëzojnë edhe një kopje të kartës së identiteti­t, si edhe çdo dokument tjetër që vërteton llojin dhe periudhën e punës për efekt pensioni.

FONDI

Shtesa për këto tri kategori varion nga 12 për qind deri në 20 për qind mbi masën e pensionit. Kjo, sepse ligji i miratuar në muajin qershor të këtij viti, parashikon që rritja për minatorët të bëhet me 1 për qind për çdo vit pune në nëntokë, ndërsa për naftëtarët dhe metalurgët, me 0.6 për qind. Këtë shtesë mbi pension, e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesione­t dhe punët e përcaktuar­a si të vështira dhe shumë të vështira. Për vitin që vjen, fondi në adresë të skemës suplementa­re kap vlerën e rreth 14 milionë dollarëve.

SKEMA

Në pesë vitet e para, kjo shtesë do të përballohe­t nga buxheti i shtetit dhe kostoja e përllogari­tur është 140 milionë dollarë. Sipas ligjit, me pensione suplementa­re do të trajtohen ata ish- minatorë, naftëtarë dhe metalurgë, që kanë punuar në industrinë shtetërore dhe që punojnë në sektorin privat, por parashikoh­et që në vijimësi, punëdhënës­it dhe punëmarrës­it privatë të paguajnë kontribute shtesë në masën 5 për qind. Me këto kontribute parashikoh­et që të ulet gradualish­t ngarkesa e Buxhetit të Shtetit deri në arritjen e përballimi­t të shtesës me kontribute. Gazeta boton sot të plota tabelat zyrtare të ISSH- së për dhjetorin, me 3662 emrat e pensionist­ëve, për të cilët është llogaritur shtesa dhe që mund ta përfitojnë atë në çdo pikë paguese sipas bashkive.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania